Seks dhe pushtet

0
133

Nga Artan Mullaj, 1 Dhjetor 2011

…Dy liderët kryesorë të mazhorancës, kryeministri dhe kryebashkiaku, njëri autoritar dhe tjetri që rrezaton oportunitet duke qeshur, më kujtojnë një histori të dikurshme. Njëri dinamik, e tjetri “mollëkafshuar”, rrethuar me të njëjtën mjegull dyshimi, atë të abuzimit me pushtetin dhe korrupsionit, të dy demagogë dhe mjeshtra legjendarë të vjedhjes së përshtypjeve, dhe vjedhjes së parave publike, më sjellin ndër mend një ngjarje të paharrueshme.

Thellë ndërgjegjes sime fshihet përgjithmonë kjo ngjarje nga adoleshenca e hershme. Seksi atëherë ishte një tabu, një arritje, një kuriozitet i nxehtë, një trazim i pashpjegueshëm, i cili, për një konviktor të viteve ‘80 shndërrohej sakaq në përfytyrime ekstazash. Një person me ngjyrë, nga komuniteti rom, një 30-vjeçar me mustaqe, kish gjetur një mënyrë pështjelluese për të mbledhur monedhat e mundimshme nga xhepat tanë. Zakonisht na shiste karamele njëlloj si dy-tre shokët e tij romë që gjithashtu vinin vërdallë në oborrin e shkollës së mesme industriale në Korçë, ku unë studioja në degën elektrike.

Na shiste hallvë irmiku të mbështjellë me copa gazetash, kuleçër me xhel dhe pa xhel, gjatë pushimit të shkollës, kur ishim të uritur si ujqër të vegjël jetimë. Mirëpo një ditë ky romi u zhduk papritur. Nuk po dukej më vërdallë shkollës si më parë ku thërriste me një zë të ngjirur: “Hallvë, stapka sheqerka, sheqerka të kuqe të verdha, stapka sheqerka”. Lajmi i zhdukjes së romit me mustaqe nuk do t’i kish rënë në sy askujt asnjëherë, sikur ky lajm mos zëvendësohej sakaq me një tjetër tronditës: “Mustaqja” shiste diçka më të shenjtë e më fitimprurëse dhe më të ëmbël se hallvatë dhe llokumet. Lajmi se ai shiste diçka tjetër, shumë më emocionuese se trupi perfekt i profesoreshë Dianës, u përhap rrufe midis nxënësve…

Nuk e kisha të qartë se çfarë ishte saktësisht, kur shokët e mi konviktorë, me sy që shkëlqenin dhe bebe të zmadhuara, si të kishin thithur hashash, më thanë: “Eja dhe do ta shikosh”. Dhe vajta. Spektakli zhvillohej fshehur midis pemëve në parkun e qytetit që ndodhej përballë shkollës sonë. Ishte mbasdite. Kur mbërritëm, një grup nxënësish konviktorë kishin zënë radhët e para si në teatër. Ata më të shkurtrit ngriheshin mbi majat e këmbëve për të parë më mirë shfaqjen e fshehtë përvëluese. Askush nuk pipëtinte. Dëgjohej vetëm zhurma e disa vajzave rome atje tej, që me fshesë pyrtekash fshinin gjethet e vjeshtës nga trotuaret e parkut.

Vëzh-gëzh! Romi me mustaqe rrinte ulur në trotuarin e lulishtes, misterioz, këmbëmbledhur, me një përqendrim shenjtori përpara një mrekullie të paralajmëruar. E parandjeva magjinë e kureshtjes që krijon zakonisht ndalimi i gjërave, tabutë. Kur ishin mbledhur mjaft dhe në teatrin natyral pa karrige nuk kish më vende, “shenjtori” u ngrit për të mbledhur lekët e biletave të spektaklit, si faturinot e autobusëve në Tiranë, që nuk të japin biletë. Bileta e paqenë kushtonte pikërisht sa një hallvë.

Mblodhi lekët e turmës së vogël kureshtare dhe na pa thuajse të gjithëve në sy, duke rrotulluar kokën si magjistar mbi kokat tona. Pastaj, heroi i imazheve të ndaluara, ktheu kokën drejt vajzave rome, që pastronin trotuaret. Ato të sillnin ndërmend sorkadhet kur befas ju sul atyre gjithë egërsi, si një tigër. Ato u shpërndanë sa andej- këtej duke vrapuar. Vraponin për t’i shpëtuar ndjekësit, por jo duke klithur. Ato qeshnin me të madhe në kor, dhe largoheshin andej këtej me fshesa në duar, derisa tigri zgjodhi viktimën e radhës.

Ishte e dobët, e shkurtër, mjaft e vogël në moshë, për të bërë atë që do bënte më pas. Që ishte madje më e vogël se ne, kjo na e hipte edhe më shumë gjakun në kokë. Romi me mustaqe e kapi, e rrëmbeu për qafe si një pulë nga qymezi, që “do therej për miqtë” dhe e solli thuajse zvarrë para nesh. Atëherë shfaqja erotike filloi. Pulat e tjera vazhduan të fshijnë, ndërkohë që dy romët bënin dashuri në sytë tanë. Ishte diçka që rezononte me jehonën e zemrave adoleshente në kraharorët tanë.

Tek shikonim idhullin tonë të seksologjisë, skenën drithëruese ku dy njerëz bënin seks në natyrë, seks në këmbë, seks të shfrenuar, të shkrehur, harronim gjithçka tjetër. Harronim mësuese Dianën, me vithet e mëdhaja, që thuhej se ish e dashura e drejtorit, harronim hallvatë, karamelet, mësimet, premtimet e dhëna prindërve për nota të vështira, që kushtëzonin krenarinë e tyre, harronim të ftohtin, çajin e shpifur kinez të mëngjesit dhe domatet e kalbura në sallatë, gërritjet e stomakut netëve të ftohta, për shkak të urisë dhe kosit të thartuar dhe sidomos, harronim lekët që kishim paguar.

Harronim gjithçka për shkak të urgjencës që impononte thirrja e ngutshme e imazhit.

Natyrisht, duke qenë e depozituar në nëndije, kjo është vetëm një histori rutinë takimi me fizioligjitetin, por nuk është ky qëllimi i këtij shkrimi. Qëllimi është analogjia. Qëllimi është nxjerrja në dritë e raportit që ka në ditët tona, realiteti me iluzionin.

Në vlerësimin modest të kësaj analogjie, raporti mes realitetit dhe iluzionit, mënyra se si krijohet optika civile ndaj tij, ka të bëjë natyrisht me pushtetin. Mënyra se si përdoret pushteti në Shqipëri, është diçka si një aurorë e papritur. Njerëzit me pushtet, njëlloj si çifti i romëve, bëjnë një seks moral në sytë e publikut, për t’ju rrëmbyer në fillim vëmendjen dhe më pas qindarkat e fundit. Qeveritarët lëngëzohen me hipokrizinë e tyre, në realitetin e tyre, ku nuk ka vetëm orgazma.

Ka përfitime reale. Politika josh publikun me “orgazma” sociale, për të krijuar përshtypje. Krijon iluzione për lumturinë e publikut, dhe shfrytëzon këto iluzione për përfitimet e veta. Ja çfarë na thonë qeverinjtë: “Ne ju shtrojmë rrugë. Ne ju rritim pensionet!. Ne ju kemi bërë qytetarë të vlerësuar! Ne ju japim viza, që të shkoni në Frankfurt, të shikoni në bordello atje me 10 euro se si bëjnë seks zezakët penismëdhenj me bjondinat lindore. (Ashtu si romi na thoshte dikur se ne bëjmë dashuri që ju të kënaqeni duke parë dhe duke ndjerë). Gjithçka pushteti ynë e bën për të lumturuar turmën, jo veten! Ne ju ndërtojmë sheshin dhe ju rregullojmë trafikun.

Po shkrihemi për ju, o shqiptarë! Ashtu si romët bënin dashuri spektakël, për t’ju dhuruar kënaqësi kolektive, edhe ne çapitemi dhe punojmë vetëm për ju, bëjmë tendera dhe japim koncesione për të mirën tuaj, për ju, sepse ju jeni të parët, sepse ne po shkrihemi gjithashtu për të qenë kjo gjë e vërtetë. Investojmë për ju, ju mbrojmë nga demonët. Spektakli vazhdon, sepse ne e duam fort pushtetin, por e duam jo për vete, por për të mirën tuaj, vetëm për të. Pushteti për ne nuk është qëllimi, është mjeti, është detyra, është morali ynë, vetëm kur ju kënaqeni dhe josheni (njëlloj si konviktorët në seancën e seksit, të prangosur nga epshi!!!)

Nëse analogjia deri këtu nuk është bindëse, ngjashmëria në vazhdim është e sugurt. Qeveria e Saliut sillet me shqiptarët njëlloj si romi me konviktorët, së paku në një pikë. Saliu e shijon ekstremisht pushtetin, ashtu si romi bën qejf, por “orgazmat” e të dyve kanë synim jo orgazmën, por përfitimin e kamufluar, orgazmën më të madhe në botë, që është pasurimi. E bëjnë këtë, njëri duke përdorur naivitetin e shqiptarëve, tjetri duke përdorur adoleshencën e konviktorëve.

Mbas euforisë dhe demagogjisë së qeverisë dhe mbas shfaqjes teatrale të seksit në linjë, të dy janë të fituar, me xhepat plot. Edhe Saliu, edhe romi. Të dy shfrytëzojnë nevojat sentimentale të turmave. Qeveria bën demagogji dhe mashtron idiotët, për të fshehur fitimet e paligjshme, romi bën seks për të njëjtën arsye. Qeveria shfrytëzon nevojën popullore për të besuar udhëheqësit e saj, duke i lënë në mjerim, tjetri shfrytëzon nevojën fiziologjike të fëmijëve për të parë dhe mësuar mbi seksin, duke i lënë të uritur.