Sekreti për të jetuar gjatë? Një qen, martesë të lumtur dhe shumë miq

0
28

Shekulli, 15.11.2012

Thuhet se qeni është miku më i mirë i njeriut. Një kërkim i fundit dëshmon se miku më i mirë mund të jetë gjithashtu një çelës për një jetë të gjatë.

Të kesh një qen dhe një martesë të lumtur dhe mjaftueshëm miq të mirë janë pikat kyçe për një jetë të gjatë. Studimi thotë se këto janë gjërat më të rëndësishme pavarësisht nëse ke lindur në familje të varfër apo të pasur.

Studimi ka nisur në vitin 1940 dhe janë përfshirë 200 meshkuj të moshave të ndryshme ku janë mbledhur të dhëna për këto persona çdo dy vjet.

Raporti zbulon se jetëgjatësia ka të bëjë më shumë me lumturinë se sa statusi social.

Drejtuesi i studimi, George Vaillant nga Shkolla Mjekësore e Harvardit, ka thënë për BBC se përmbushja e lidhjes është pika kryesore pasi vetëm katër nga 31 meshkujt beqarë është gjallë tani.

“Pasja e një familjeje të lumtur është shumë e rëndësishme”, thotë Vaillant. “nëse kërkon të jesh i lumtur dhe nuk ke një fëmijë gjashtëmuajsh atëherë bli një qen të vogël”.

Kurse një studim i mëparshëm kishte zbuluar se të pasurit një qen përmirëson gjendjen tuaj fizike dhe mentale më shumë se sa të pasurit një mace. Kërkuesit nga Queens University Belfas, arritën në përfundimin se qeni gjithashtu të mbron nga sëmundjet duke rritur sistemin e imunitetit dhe të ndihmon të shërohesh më shpejt kur sëmuresh.

/Daily Mail/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./