Sandri, i xhindosur me arrestimin e Taçit

0
39

Nga Antena brenda familjes, TemA

Sandrit i ra si tullë në kokë lajmi se Gjykata e Tiranës i preu fletë-arresti Rezart Taçit. Nuk u besonte dot veshëve. Telefoni i Rezartit nuk pushonte.

– Ç’janë këta b…q… mo Sandër? Fola me një mik në prokurori, i thashë: Sa duhen ta mbyllim këtë punë? Më tha: “Mos çaj kokë. Jep sa të duash, se na ke dhënë gjithmonë. Na dhe për ARMO-n, s’ia vlen të bëjmë pazar.” Mirë, i thashë. I keni 200 mijë, vetëm mos kërkoni arrest. “Mirë”, – më tha shkërdhata. Tani e paska çu për arrest në gjykatë.

– Po mirë prokuroria mo burrë, po kjo gjykata? Se ç’qenka një gjykatëse që s’e njof fare. I thashë dhe doktorit. Më tha: “Pyet Bujar Nishanin.” I thashë atij, më tha: “Të pyes gruan, se kjo merret me to, kjo i njeh.” Këta janë k… të gjithë mo burrë, s’të jep njeri përgjigje. Ç’është mo kjo që pret fletë-arresti?

– Ça të thotë vëllai, më ra si bombë. Fol nji herë me shefin, mos merr ndonjë vendim ky Bujar Nishani ta shkarkojnë këtë gjyqtaren. Se unë s’e lë me kaq këtë punë. Do shkrij gjithë paratë e mia. Si mund të më fusë mua në burg ai b..q…! Po unë e bëra mut me dy grushta atë. Po pse mo, për fatin tim do vendosë një prokuror dhe një gjykatëse kot?! Unë s’e le me kaq Sandër. Po thuaja dhe shefit, që mua po më dënojnë për atë. Se mua personalisht nuk kanë pse më dënojnë. Unë e kam mirë me të gjithë o burrë. Po e kanë me doktorin, ndaj më arrestojnë mua. Ai duhet ta quajë këtë sulm ndaj vetes. Është njësoj sikur t’i kenë marrë Shkëlzenin për Gërdecin mo burrë. Ai duhet të më mbrojë mua.

Pse Shkëlzenin s’ua mbajti atyre ta merrnin dhe mua më marrin? Ai duhet të flasë mo burrë. Se këta b…q… janë, po i kërciti dhëmbët ai, dhjesin këta. Thuaja, hë vëlla, se mua për atë po më dënojnë.

– Ç’ke or ti se merrem unë me këtë punë. Si mund të të fusin ty në burg mo burrë? Unë bëra dhe shkrim. Dhe Edisioni e shkroi sot. Ç’janë këta k…, nuk e lexojnë gazetën time këta? I thashë dhe doktorit dje që unë s’e lë me kaq. Jo mo burrë, s’e lë me kaq unë.

– Po mirë vëlla, po unë si t’ia bëj tani? Se dhe ky Lul Basha më mbyll telefonin. I thashë qëparë: Ç’do bëj tani që prenë fletë-arrestin? Më tha: “S’kam ç’të bëj. Unë ta bëra nderin, – tha. – Nuk të dërgova fletëthirrje dhe thashë kot që je person në kërkim, se nuk të kisha shpallur. Tani s’kam ç’të bëj.” I thashë mo burrë që mua më dënojnë se jam me doktorin, se janë xhelozë që dal në televizor me zonjën Liri, se jam klient i Argitës. Po ai është bole mo burrë. Më tha: “Dhe mua ndaj më sulmojnë, për shkak të Argitës.” Ai s’bën për ministër Rendi Sandër, kot e ke vënë. Dhe atë ditë që më dërgoi policinë për të më mbrojt në Ballsh, sa bërtiti Ridvani, i tërhoqi menjëherë.

– Epo, ça të bëj unë Rezi. Aq fuqi ka ai. Pastaj bythëpambukë janë këta. Mos t’u jap zemër unë, vdesin fare. Ç’faj ka Luli mo burrë. E kanë bërë nga inati im ata, s’e kanë me ty. Kot thua që e kanë me doktorin. Me mua e kanë mo burrë, se mendojnë që ti më jep lekë mua. Ndaj të dënojnë ty.

– Sandër, po ça të bëj unë vëllai tani? Të shkoj të dorëzohem, thua ti? Fol dhe një herë me shefin.

– Mirë se po flas unë, të marr më pas.

Pas pesë minutash, Sandri e mori përsëri.

– Rezi, dëgjo vëlla, se fola dhe me doktorin. Se bëra llafe dhe me atë. Se unë i thashë që po e arrestojnë pse është miku im. “Jo, – tha ai, – po e arrestojnë se është miku im.” Nejse, e lamë që je miku i të dyve, se ne s’na ndan gjë. Dëgjo vëllai, se më tha dhe doktori. Ti duhet të shkosh të dorëzohesh. Doktori foli me Lulin dhe ai i siguroi që ti nuk do flesh në burg, por në mbrëmje gjoja do transferohesh dhe do shkosh në shtëpi. Por s’do dalësh nga dera. Më tha që ta filmojmë dorëzimin dhe do ta shpërndajë qeveria kasetën nëpër TV si je dorëzuar ti. Se më tha që u duhet mbyllur goja. S’ke ç’i bën tani, se u bë pak e madhe. Por më tha: “Merr të gjitha masat që Rezi të mos rrijë brenda, por të rrijë në shtëpi. Kjo ka rëndësi”, – tha.

– O Sandër, po fol dhe një herë vëlla, se mos më merr ndonjëri më fut në qeli me kriminelë dhe ata nuk durohen vëlla, se duan lekë të gjithë… e kupton ti?

– Po ç’ke o ti, se fola unë me doktorin, foli ai me Lul Bashën dhe e lamë që nuk do flesh në qeli, po në shtëpi, do ta bësh Rezi, u bë kjo. Pastaj fola dhe me Fevziun, më tha që më mirë të dorëzohesh se bëjmë një emision sonte dhe e mbrojmë ne, dhe sulmojmë atë b…q…

– O Sandër, o vëlla, po mirë, o mirë, unë e di që Fevziu ka respekt për mua, se më mori dhe në emision atëherë kur i thashë që paratë i kam fituar në bursë, por kam hall mos më lënë në qeli vëlla..

– Po jo mo burrë, ç’ke ti, ke për ta parë emisionin e Fevziut nga shtëpia, se do shkoj vetë në emision, do t’i q… robt! Se dhe Fevziu ishte në merak në fakt, tha: “S’kam pa biznesmen që të vishet më mirë se Rezi, më vjen shumë keq për të.” Dhe e kishte fiksim se paskeni blerë një herë kostumet në një dyqan.

– Po mo po, e maj mend atëherë kur më mori në emision, shkuam bëmë pazar bashkë, po s’ka rëndësi kjo. Kam hall mos më lënë brenda.

– Po jo mo burrë, ke për të na parë nga shtëpia në TV, mos u bëj merak.