Nga Kledian Lula
Shqiptarët menduan se qeveria SALI-ILIR, do ta “gdhinte pa vënë gjumë në sy” muajin gusht, për të punuar në përmbushje të kërkesë-kushteve integruese të vendosura prej BE, për të marrë statusin si vend kandidat. Mirëpo kryeministri shqiptar SALI BERISHA, në vend që të ulet e të punojë për këtë interes madhor të vendit, shkon e bënë sfilata rekordesh noti e ngjitjeje kodrinash në Himarë. Partner-ortaku i tij në pushtet, “integruesi” Ilir Meta bredh me bllok në dorë duke sulmuar drejtësnë e duke korruptuar gjykatat, për të “pastruar” krimin e turpshëm si pazaraxhi tenderash, si rryshfetzhi e hajdut financash shtetërore.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, mbeti butiqeve në Tiranë e Malin e Zi, duke përcaktuar veshjet për pushimet e verës. Në PD vazhon lufta e klaneve për postet, pas skemës së pisët të përdorur prej SALIUT. Mbi tavolinat e qeverisë qëndrojnë pezull 12 kushtet e BE me afat fundor muajin shtator 2011, ndërsa ministrat merren me bizneset e tyre dhe ia kanë mbathur plazheve luksoze të botës. Përballë qejfeve e palaçollëqeve të feudalit SALI dhe çifligarëve të pushtetit, gjenden shqiptarët e braktisur dhe Shqipëria e izoluar.
BE kërkon zgjidhje, SALIU merret me demagogji, intriga e palaçollëqe
Nuk ndodh me asnjë qeverisje në botë, qoftë dhe e Botës së Tretë, që qeveria të mos reagojë kur vendi gjendet “varur” në buzë të humnerës. Mirëpo, ja që qeveria shqiptare e pushtet-bandës “SALI”, me qëndrimet e saj kundër integrimit në BE, po dëshmon, se pas shkatërrimit ekonomik, ka si qëllim edhe lënien e vendit jashtë BE. Afro 8 muaj më parë, BE i vendosi shqiptarëve 1 kusht, për lëvizjen e lirë sipas standarteve të BE dhe shqiptarët e plotësuan, duke respektuar me zbatim korrekt këtë lëvizje. Dy vite më parë, BE i vendosi qeverisë shqiptare 12 kushte për të fituar Statusin Vend Kanditat në BE, por qeveria SALI-ILIR nuk po i plotëson këto kushte. Shtrohet pyetja: Me çfarë po merret kryeminsitri SALI dhe pushtet-banda e tij, kur nuk merret me plotësimin e kushteve të BE?
SALIU, në vend të merret thithje investimesh për hapje vendesh pune, vazhdon e gënjen veten, me deklarata komike për “rritje ekonomike rekord në botë dhe për mirëqenie të shqiptarëve, 4 herë më të lartë se niveli i jetesës së popujve të vendeve të BE”.
SALIU, në vend që të merret me uljen e borxhit dhe ripërtëritjen e buxhetit, del e urdhëron ministrat që të mbjellin sheg, lajthi e boronica në zonat e tyre eletorale dhe instrukton fajdexhiun BODE, që të lyp borxhe të reja ne “Facebook”.
SALIU, në vend të shkoj e të shikojë mijëra familje shqiptare, të cilat jetojnë në varfëri ekstreme e që po vet-vriten për bukën e gojës, organizon pushime luksoze me pushtet-familjen në bregdet, duke harxhuar 53 mijë euro taksa publike në ditë.
SALIU, në vend që t’u jap përgjigje shqiptarëve, se përse niveli i jetesës gjatë muajit korrik 2011 është ulur me 4% në raport me muajin qershor 2011, shfaq në TV video-klipin e rritjes së rekordit të notit me 4 minuta qëndrim më tepër në det.
SALIU, në vend që të shkoj tek mintaorët e t’u zgjidh kërkesat jetike që kanë, vazhdon të bëhet palë me firmën mafioze “ACR” për shkatërrimin e jetës së tyre e të minierës, duke e lënë të lirë këtë firmë kriminale, të sillet si pronare e minierës dhe skllavpronare e minatorëve.
SALIU, në vend që të bllokoj trafiqet që kanë si “dispeçeri” krerët e pushtet-bandës së tij qeverisëse, organizon lirimin nga burgu dhe arratisjen nga Shqipëria, të krerëve të mafies së naftës “Virgin”, të drogës, parave të pista etj.
SALIU, në vend që të strukturoj qeverisjen përshtat funksionaliteteve që kërkon niveli i përballimit të zgjidhjeve integruese, po merret me prapaskena e intriga mafioze brenda PD, duke përfshirë ministrat dhe krerët dhe mazhorancës, në luftë bërrylash e “gjueti shtrigash”.
SALIU, në vend që të kërkoj prej LSI përmbushje detyrimesh politike dhe qeverisëse në ekzekutiv, vazhdon e bënë pazare kolltuqesh për 20% pushtet, deri në postet e çerdheve të fëmijëve, duke i qëndruar si lavire 4 votave të Ilir Metës, për të mbajtur pushtet-mafien familjare e klanore.
SALIU, në vend që të krijojë partneritet me PS, me opozitën dhe ekspertët e të gjithë fushave integruese, për të realizuar 12 detyrimet e vendosura nga BE, përdor “hijena” për përcarrjen e PS e të opozitës.
SALIU, në vend që të bashkëpunojë me drejtësinë për të luftuar e pastruar krimin e organizuar në Shqipëri, organizon sulme kundër kryeprokurores Ina Rama dhe përgatit skema kërcënuese e paralajmëruese për largimin e saj nga detyra.
SALIU, në vend që të ndërtojë një politikë zyrtare bashkuese e bashkëpunese brenda politikës, mes institucionesh e pushtetesh, vijon të mbajë në veprim konfliktin e ashpër me pasojë bllokimin e tyre dhe funksionimin e institucioneve si “pashallëqe” kushtetuese.
SALIU, në vend që të kërkoj mbështetjen e Presidentit të Republikës, për të realizuar reformat integruese të vendit, del ekraneve dhe shpif, intrigon, bënë presion e vërsul “zagarët” mediatikë, militantë, ligjvenës, politikë e qeveritarë, për të “lehur” kundër Kreut të Shtetit.
SALIU nuk po plotëson 12 kërkesat e BE, por 12 urdhërat e mafies
Në 6 vitet 2005-2011 të sundimit në pushtet, veçanërisht në 2 vitet e fundit me qeverinë ortakërore “PD-LSI shpk”, kapobanda e këtij pushteti, nuk e ka patur dhe nuk e ka fare pikë referimi platformën e BE, për integrimin e Shqipërisë. Qëndrimet e kryeministrit SALI BERISHA, po dëshmojnë në vijimësi, se ky kryeministër nuk po punon për plotësimin e 12 kërkesave të BE, por për fuqizimin e interesave politike dhe ekonomike të pushtet-familjes mafioze. Të 12 kushtet e BE kanë mbetur pezull, mbasi bien në kundërshtim me interesat e pushtet-familjes mafioze, prej të cilës SALIU ka marrë urdhër të bllokoj plotësimin e tyre. Po i konkretizojmë:
1. BE kërkon zhbllokimin e funksionimit të parlamentit, ndërsa SALIU zbaton urdhërin e pushtet-familjes mafioze, që ta mbajë atë të bllokuar, duke mos krijuar hapësira konkrete për pjesëmarrjen ligj-bërëse të PS e opozitës në kuvend, duke synuar ta tërheq e ta përdor atë si “kukull” në parlament, sa për efekt demagogjik përballë ndërkombëtarëve.
2. BE kërkon miratimin e ligjeve me shumicë të cilësuar, ndërsa SALIU zbaton urdhërin e pushtet-familjes mafioze, për të krijuar situata konfliktuale me opozitëm dhe skema për përmbajtjen, diskutimin, konsulencën dhe përdorjen e kartonit mazhoritar në votim, pa iu referuar objeksioneve të opozitës për këto ligje, duke e futur parlamentin në krizë.
3. BE kërkon votimin urgjent për Avokatin e Popullit, Gjykatën Administrative dhe kandidaturat e Presidentit për Gjykatën Kushtetuese e Gjykatën e Lartë, ndërsa SALIU zbaton urdhërin e pushtet-familjes mafioze, për diktim dhe përzgjedhje kandidaturash klienteliste, duke rrëzuar dekretet e Presidentit me votim dhe me mos votim kandidaturash.
4. BE kërkon ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndërsa SALIU zbaton urdhërin e pushtet-familjes mafioze për mos ndryshim të tij, duke i dërguar PS dhe opozitës copëra letrash me kundërvenie edhe ndaj udhëzimeve të BE-OSBE-ODHIR. Këto defter bakall-thirrje “alla SALI”, parashikojnë vazhdimin e modelit zgjedhor “RISTANI” e “SASHENKA”.
5. BE kërkon, që pushteti të garantojë organizim dhe zhvillim zgjedhjesh me standarte europiane, ndërsa SALIU zbaton urdhërin e pushtet-familjes mafioze, duke përgatitur terren politik dhe ekzekutiv, për të organizuar proces zgjedhor me vjedhje votash, në favor të ekzistencës dhe veprimtarisë së pushtet-mafies.
6. BE kërkon kryerjen e reformës në administratën publike, me zbatim të Kodit Civil, futjes së profesionalizmit, depolitizimit dhe emërimet meritokrate, ndërsa SALIU zbaton urdhërin e pushtet-familjes mafioze, duke e kthyer administratën publike në strukturë të PD-LSI e të partiçkave të tjera sahan-lëpirëse, duke mbushur zyrat me militantë politikë, me familjarë, krushqira, injorantë, me drejtues me diploma false, me krerë të mafies ekonomike, me persona të penalizuar e të kriminalizuar.
7. BE kërkon hartimin dhe zbatimin një strategjie për reformën në gjyqësor e në drejtësi, ndërsa SALIU zbaton urdhërin e pushtet-familjes mafioze, për ta bllokuar këtë reformë, duke kërcënuar e manipuluar drejtësinë.
8. BE kërkon të zbatohet urgjent strategjia anti-korrupsion për hetimin e gjyqtarëve, ministrave dhe anëtarëve të parlamentit, ndërsa SALIU zbaton urdhërin e pushtet-familjes mafioze, për bllokuar këtë strategji, duke mbajtur dhe futur në qeveri e në pushtet ministra hajdutë, vrasës, deputetë trafikantë, duke bashkëpunuar me gjyqtarë anti-ligj e duke përdorur parlamentin, si mburojë për të mos i çuar ata përpara drejtësisë.
9. BE kërkon të forcohet lufta kundër krimit të organizuar, ndërsa SALIU zbaton urdhërin e pushtet-familjes mafioze, që në krye të policisë së shtetit e policisë kriminale të vendos drejtues të familjes e klanit mafioz dhe eksponentë krimesh, pastrues parash, trafikant biznesesh, hajdut e vrasës.
10. BE kërkon hartimin dhe zbatimin e strategjisë për kthimin dhe kompensimin e plotë e pronave, ndërsa SALIU zbaton urdhërin e pushtet-familjes mafioze, për të mos e nisur këtë strategji, mbasi ata që kanë zhvatur pronat janë ministrat, deputetët, familja “SALI” dhe klanet e pushtet-mafies.
11. BE kërkon mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sidomos për gratë, fëmijët dhe romët, ndërsa SALIU zbaton urdhërin e pushtet-familjes mafioze, për të mos e futur në vepim këtë kërkesë të BE, mbasi të drejtat kanë lidhje me pronat e vjedhura, me tenderat, me pasuritë, me lirinë e medias, të jetës, të drejtësisë në gjyqe etj.
12. BE kërkon respektimin e të drejtave në paraburgimet policore dhe burgje, ndërsa SALIU zbaton urdhërin e pushtet-familjes mafioze, për izolime, dhunë, presione, tortura të paligjëshme, për të përmbushur interesat e mafies në këto ndalime e burgime.







