Arben I. Kastrati, 21.12.2009
Gjithmone me ka preokupuar ekzistenca e Zotit. Nese ekzistonte, si dukej, ku jetonte…Sa here pyesja se a ekziston Zoti, merrja te njejten pergjigje, “Thone se po, por se ka pare njeri”. Vazhdova jeten duke mos besuar Zotin. Dhe pernjehere mu shfaqen Saliu, Hashimi e Ahmeti, sa per te me deftuar se ekziston jo nje po dy Zota e gjysme. Per ta ndeshkuar dyshimin tim. Per ta ndeshkuar “ateizmin” tim (mosbesimin tim ne njeriun-Zot). Ndersa s’kujtoj nevojen per tu rrefyer, se asnje mekat s’kishia bere, perpos qe kisha degjuar predikimet (deklaratat e tyre), ne konferencat per shtyp, per c’gje kisha kenduar nga 250 Ava Maria (qe te pastrohesha nga mekati i degjimit).
Keta dy Zota e gjysme shqiptaresh, kerkojne me ngulm qe ne te jemi besimtar praktikant, ndonese jemi “atesit” (nuk besojme ne njeriun-Zot). Kerkojne te konvertohemi dhe te praktikojme religjionin e tyre. Te besojme predikimet e tyre, dhe tu sherbejme shkelqesive te tyre.
Keta Zotat tane njohin vetem veten e pare njejes. Na japin tre vakte (shujta) me genjeshtra dhe nje luge (t’mos na kap kapslleku)…Ne fjalimet e tyre lumenjte rrjedhin mjalte, lopet bejne Millka-n e gatshme, monedha bien nga te reshurat…Ndersa ne vuajme nga ankthet e perditshmerise e realitetit. Ndersa absolutizmi i tyre i sundimit e kenaqesia qe u dhuron vuajtja e popullit e tortura qe na bejne u shihet ne cdo paraqitje shumeditore ne mediume. Paraqitjet e tyre publike e deklaratat e tyre jane renqethese, jane te frikshme, jane sunduese.
Njeri thote se solli pavaresine, e sjelle varesi nderkohe qe ka pranuar cdo kompromis te mundshem te dhimbshem kombetar e njerezor per te qendruar ne pushtet. Ka 50 % te populates pa pune, ndersa nga arritjet e tij te medha, vdesin qytetaret duke ikur ne lumin Tisa e kufomat si gjinden ende, nderkohe qe ai udheton nga nje kend i Kosoves ne tjetrin per te siguruar vota per pushtet lokal. Tjetri thote se ka ndertuar qindra km rruge nderkohe qe fal qindra km katror teritore, ku degjohet denesa e Gerdecareve, ku cdo pune behet e festohet per te joshur e kenaqur egon e tij, mohon e lufton cdo gje qe nuk ka besimin e tij e e ka future Shqiperine ne nje kaos pa fund. Ai gjysma tjeter thote se ka arritur ti trajtoj shqiptaret ne Maqedoni nderkohe qe jo-shqiptaret ne Maqedonasi edhe zyrtarisht ne enciklopedi na trajtojne si mostra egersirash ne zhdukje qe jetojne ne male (ndersa ka dhe ca nga ai “soj” qe kane zbritur dite me pare nga malet per t’ardhur ne pushtet).
Me sundimin e ketyre Zotave, pronareve te shqiptareve, degjoj vajtojcat te na vajtojne per se gjalli.
Nga te arriturat e shumta te tyre na mbetet opcion i vetem ikja. Nuk mbaj mend kohe te kete deshiruar shqiptari te ik me shume. Ikja na mbetet zgjidhja e vetme. Na mbetet alternative e te mbeturit gjalle, qe te mos vdesim. Deshira per te ikur na eshte shnderruar ne varshmeri, ndersa ne vend te lehtesirave per te ikur, na kane dhene motivin per te ikur, e per t’mos u kthyer me – kurre. Vetem ne si komb, ende paguajme shuma marramendese per te ikur. Tere keto vite demokracie u preokupuam me ndertimin e ikjes. Jetojme me deshiren per te ikur nga vendi yne, nga atdheu.
Nje mori karakteresh jetojne tek keta sundimtar. Ne cdo takim me burshtetas te huaj deftojne servilizem te papare, ndersa deftojne arrogance mbeshtjellur me dhune ndaj popullin “te padegjueshem”. Luajne palacot ne oborret e lidereve boterore. (Kur s’arrin te futesh (zesh vend) me dije, do futesh si palaco, dhe si palaco do trajtohesh). Ndersa ne paguajme shume per ti shikuar keta cirkusant. E pagujme me mundin e dhembjen tone, bileten e cirkut.
Nga perspektiva ime c’me ofron te shoh Arberia (atdheu), shikoj te luftojne beteje te ashper, te papaster, liria e frika, drejtesia e krimi. E gjitha qe ekziston eshte vullneti dhe fuqia e shkaterrimit. Per sa kohe qe jemi te sunduar nga Partite Demokratike, shikoj dhune te papare te na ushtrohet nga vet shqiptaret, tani jo me nga serbet e komunistet por nga demokratet. Demokraci i thencin. Demokracia shqiptare qenka e ndryshme nga ajo qe shpjegon fjalori. Ne jemi ketu vetem per te paguar taksa e gjoba.
Po pse e meritojme nje trajtim te tille (sikur t’ishim te marre). Nje lidership te tille. Te udhehiqemi nga askushet e vartesit e tyre veshur me pushtet. Ke duhet fajsuar. Veten…
Ne tere boten luftohet krimi, korrupsioni, vetem tek ne shqiptaret luftohet lajmetari (denoncuesi) i krimit e korrupsionit se krimi vjen nga vet shteti. Jane keta njerez te pasuruar nga deshtimet, ndersa ne vuajme traumat e ekzistences qe na sjell sundimi i tyre. Me sundimin e demokrateve shqiptar, sa here na eshte shfaqur ndjenja e pafuqise per tu mbrojtur nga demokracia.
Pastaj rradhazi na vijne ata qe deshtuan ne vazhdimesi e me sukses te plote, ministrat e vartesit e tjere te tyre veshur me pushtet qe vuajne nga spondiloza ne qafe duke u pohuar Zotave me koke (se e kane te ndaluar te flasin) e na deftojne se si duhet te praktikojme lutjet e religjionit te tyre. Sa here qe degjoj keto karaktere te flasin, pyes veten, ku mbeti filmi pa ze. Ndersa qe me qetesine tone u krijuam hapsire e kushte per tu shumezuar e per tu vazhduar mandatet. Qe ne mungese prezence (momentale), vleresojne arritjet e Zotave. Ndersa ne kemi nevoje per nje komision vleresues qe ti vleresoj demet e arritura qe i kane shkaktuar popullit. Ndersa ne kemi nevoje per nje institucion rehabilitimi kolektiv, financuar nga fondi qeveritar…Sa i perket ndryshimeve, nje ndjenje paramortore ka kohe qe me mundon.
Ndhodhe kjo ne Arberine e absurdit, ku jetohet jete absurdi, ku me lehtesi te paperballueshme u mundesohet te sundojne te tilla karaktere.
Kjo kohe ngjyre frike te cilen e jetoj-me, te mbingarkuar me sundim, ku sundohet me kualitet dhune, ku dhurohet falas desinformacioni aktual e i se shkuares (histories), ku cdo gje fillon nga arrdhja e tyre ne pushtet, ku drejtesia eshte ves i piste qe duhet sheruar, ku ndershmeria shkakton kancer (qe i shkakton humbje buxhetit te shtetit se eshte e shtrenjte per tu kuruar), ku marria ka kohe qe ka metastazuar e luan rrolin kryesor ndersa ne i duartrokasim, ku punohet per kenaqesi egoje kryeministrash, ku varferohet kolektivisht, ku mposhtet vertetesia, ku faktet ambalazhohen nga pushteti, ku Prozak-u mirret ne doza te dyfishta e depresioni s’te ndahet, ku frika nga pushteti-aret quhet demokraci, ku drejtesia quhet krim e ndiqet penalisht e krimi te ndjek per te te gjykuar, ku amnistohet gabimi ne gjykate me nje telefonate, ku vazhdimisht eshte e pranishme prezenca per (vet) shkaterrim, koha kur te marresh nje post qeveritar do te thote te identifikohesh me te paditur…shoh te ardhmen tone nen sundimin e “tyre” me nje cizme te stampuar ne fytyrat tona…
Ne “ateistet” s’kemi vend ne kete shoqeri. Ne kete realitet jemi teresisht te zhveshur nga identiteti yne (personal e kombetar).
Jane keta ofendues te drejtesise, ofendues te shkuares, se histories, jane keta ata qe mendojne qe na sollen te miren e se historia fillon me ardhjen e tyre ne pushtet. Ashtu eshte, me ardhjen e tyre ne pushtet, erdhi e keqja, smira, padrejtesia…sollen te keqen, te pariparueshmen per shume breza, Keto vepra Zoti na vijne per te na ndeshkuar e per t’na vetedijesuar si komb. (Shpesh here me duket vetja si shakaja me e mire qe ka krijuar Zoti. Pasi dy kokat e tyre jane ne flamur, e pasi qe me u mesuam te nderrojme flamurin, propozoj te nderrojme flamurin edhe nje here, ne mes te dy kokave te fusim dhe nje koke te trete me te vogel shqiponje qe shikon ne drejtim tonin. Tre koka nje flamur.)
Jane keto vitet e habise. Koha e mungeses se pergjegjesive dhe zgjidhjeve. Koha qe defton se s’ka koshience elementare mbi ate qe eshte publike, njerezore, kombetare…Koha e mungeses se identitetit kombetar e njerezor. Koha kur mungon qetesia, hapsira, atdheu…Koha e shterpesise mendore te udheheqesve tane “shpirteror” qe nuk pranojne te riparojne mentalitetin (e tyre). Koha e mungeses se definimit te kohes te cilen e jetojme.
P. S. – Te “nderuar” Zota ngarkuar me papergjegjesi. Ka kohe qe keni krijuar imunitet nga kritikat, jeni kastruar nga pergjegjesite. Shijoni te gjitha privilegjet nderkohe qe s’merrni asnje pergjegjesi. Ka kohe qe keni hyre ne fazen me kritike te naivitetit. Ka kohe qe jetoni ne irealitet. Nga “lartesite” e dijeve tuaja, dergoni mesazhe impotente. Jetoni ne nje bote utopike, ku problemet jane pjelle e fantazise se kundershtareve tuaj imagjinativ…Mbeshtjellur me vetarsyetime e me komoditet te papare, me seriozitetin me te madh trajtoni vogelsira, deftoni deftime naïve, impotente, sterile, qesharake…Me predikimet tuaja mbi te arriturat s’ndertohet dot asnje perralle per femije, lere me nje shtet. Mos harroni se tek ne dosjen e shkruan populli.
Lojrave tuaja pa kufi u ka ardhur fundi. Karaktereve tuaja ka kohe qe u ka kaluar afati i perdorimit. E gjitha qe arritet eshte qe te jemi i vetmi komb i izoluar i europes. I vetmi komb qe i duhet (sherben) pasaporta per te vizituar njeri tjetrin (shqiptari – shqiptarin).. I vetmi komb qe s’ka drita te shikoj te verteten, qe s’ka uje te laj te palarat. Liberalizimi i vizave do te ndodhe kur te liberalizohen vendet ku ju sundoni. Quhet Arberi.
Dija s’eshte semundje ngjitese. As merret nga gripi. Ne balle u shkruan “Best before 1990” por s’arrini as te shihni (veten t’uaj) se jeni te zene me shperndarje recetash me 20 vjet afat skadence…Si arrijme te jetojme (ekzistojme) – I’ts a miracle.