Nga Erion Braçe, 2 Gusht 2012
Sali Berisha, je një burrë i poshtër si çdo autokrat i korruptuar dhe gjakatar ndaj opozitës.
Sali Berisha paska inauguruar ‘autostradën’ Levan- Damës si loti i parë i ‘autostradës Levan- Tepelenë’.
Sali Berisha na paska thënë se opozita ka penguar këtë rrugë, se opozita nuk votoi shtesën e parave që kjo rrugë të mbaronte.
Sali Berisha, je një burrë i poshtër. Unë nuk besoj në lajthitjen tënde të qëndrueshme. Jo! Ti çdo gjë e ‘ngatërron’ me dashje!
Sali, ka vetëm një bllokues e votues të ndërtimit të rrugës Levan- Tepelenë. Ai është Sali Ram Berisha, lindur në Tropojë, por rritur nga regjimi diktatorial me mllef e urrejtje në Tiranë.
Në maj 2005, socialistët i dorëzuan Kuvendit dy marrëveshje huaje, njëra për rrugën Levan- Tepelenë, e dyta për autostradën Levan- Vlorë.
Sali Berisha, i ardhur në pushtet, iu dorëzua revanshit dhe hakmarrjes ndaj Jugut, nga Fieri e poshtë. Hakmarrja e tij ra mbi dy akset më të rëndësishme të Jugut.
Nga shtatori në janar 2008, Sali Berisha refuzoi të miratonte në Kuvend dy marrëveshjet e huasë për ndërtimin e Levan- Tepelenë e Levan- Vlorë. Madje duke ushtruar presion të madh ndaj dy bankave zhvilluese, BERZH e BEI. Ato nuk u dorëzuan!
Pra, tre vjet Sali Berisha mbajti peng ndërtimin e rrugëve të Jugut.
Pas 2008-tës, kur u miratuan marrëveshjet për ndërtimin e rrugëve, bëri dëmin tjetër, ia dha ato për t’i ndërtuar një kompani me drejtues serb e nënkontraktor fytyrën më të korruptuar pranë tij, pronarin e gazetës apo shkruesin e librave për Atë, Sali Berishën.
Korrupsioni është arsyeja pse rruga Levan- Tepelenë nuk ka mbaruar ende pas shtatë vitesh.
Kjo është arsye që pasi u vodh, rruga Levan- Vlorë u shtua me 19 milion euro të tjera, borxh që do e paguajmë ne shqiptarët.
Korrupsioni është arsyeja që pasi u vodh edhe rruga Levan- Tepelenë, do të shtohet në kosto me një tjetër shtesë parash.
Korrupsioni të bën edhe më të poshtër Sali Berisha!