TemA, 31 Korrik 2012
Berisha i mban në gojë çdo ditë ata. Bëhet fjalë për Tom Doshin, Sadri Abazin dhe Fidel Yllin, tre deputetët biznesmenë të Partisë Socialiste. Siç bënte rëndom kur ishte në opozitë, edhe tani, po të mori në gojë, nuk të lëshon sikur nami të bëhet. I akuzon se po pengojnë heqjen e imunitetit. Nga ana tjetër, Edi Rama përgjigjet duke deklaruar se nuk është mëkat të jesh biznesmen dhe të merresh me politikë, por mëkat është të bëhesh milioner duke përdorur politikën.
Vetë Sadri Abazi thotë për Panorama se ata janë vërtet milionerë, por Berisha është miliarder. Abazi thotë se ata i kanë të gjitha të deklaruara, kurse problemi është tek Berisha dhe ministrat e tij, që nuk i kanë të deklaruara pasuritë.