Sa do mbijetojë Partia Demokratike?!

0
45

Gjin Musa

Humbja fatale e Partisë Demokratike ne zgjedhjet e 23 qershorit, tashma e ka çoroditur totalisht.
Populli thotë: “Peshku prishet nga koka”. Koka e Partisë Demokratike dhe deri dje kryeministri i vendit Sali Berisha ka kohe qe eshte i çoroditur me veteveten! Ka kohe qe ky njeri kishte dale nga binaret e nji “politikani” te karrieres, shume qytetarë, analiste dhe gazetarë e kane pare Berishen te pa aftë ne drejtimin e puneve te partisë dhe ato te qeverisjes se vendit.

Berisha “njifej” si njeriu i punes, ishte nji opinjon, qe ky njeri kur u rikethye ne pushtetin e tij si kryeminister se do te punonte dhe do mbeteje ne histori si lider i Partisë Demokratike dhe pse jo nji “burre shteti”, qe per fatin e tij jo te mire nuk e arriti asnjeren.
Eshte e vertetë qe ne politike ndikon shume karakteri moral i nji politikani qe kerkon te leri sado pak emer.

Pa dashur ti kethehemi historive te Berishes tashma te shkruara dhe te s’tershkruara qe nga themelimi i partis demokratike dhe fjalimet famoze per Ramiz Alin me te cilat ligjeronte tribunave “lideri”i partis demokratike.

Populli thote nji fjal te urte: gjese se vjedhur s’ia shef hajrin: keshtu veproi Berisha, e vodhi pushtetin ne Partinë Demokratike, te gjithe ata qe i dolen vdekjes perballe, ata te rinj dhe te reja universitar, mesues dhe pedagoge te atyre diteve aqe te veshtira Sali Berisha ju dha arratin… vetem pushteti Berisha te mose prekej.

Le te rikthehemi ne keto tete vitet e fundit te qeverisjes se partis demokratike dhe asaje te vendit si kryeminister.
Berisha krijoj nji stafe rrethe vetes ca servil te pa moralshem dhe frigacak siç ishin Lulzim Basha i sapo zbritur me parashut, Genc Pollo e Dritan Shehu, Jozefina Topalli qe ngjitet ne majen e hiearkis se pushtetit si me katapult, nji Edi Paloka dhe nji Strazimiri keta ne rolin e grindavecave te rrugeve, i duheshin Berishes, gjithsesi ishte zgjedhja e tije personale.

Berisha dhe partia demokratike e filloje teposhten qe me ngjarjen tragjike te Gerdecit, ketu fillon e keqia qe nuke do ta leshonte ma ase vete partin demokratike dhe ase qeverisjen e vendit.
Ketu kemi pare nji Sali Berishe te dorzuar perpara krimit shtetror, kemi pa nji parti politike te pa afte te nxjerre pergjegjesit e krimit me çfare do çmimi qofte.

Berisha dorzohet perpara ministrit te mbrojtjes se asaj kohe z. Mediu, nuk kishte forcen e nji kryetar shteti ta shkarkonte dhe ta dergonte perpara drejtesis, ishin 26 te vdekur, nji ngjarje qe kurre nuke do harrohet, opinjoni nderkombetare temerrohet!te gjithe prisnin se ç’masa do marri kryeministri i vendit!ne se do ishte Shqiperia nji vende demokratik kryeministri dhe ministri i mbrojtjes do te jepnin dorheqje te pa revokuesheme, ministri e jepe sa per sy dhe faqe sice thote populli te na hedhi pluhur syve.

Skandalet ne qeverisjen e Berishes nuke kane te sosur, jane te pa numerta vrasjet e inskenuara nga zyrat e Berishes, vriten deputet,njerz te pa fajshem dhe kryeministri heshte! Sepse ne zyrat e tije tashma qendron kamekryqe bota e krimit.
U ndertue rruga e kombit, bukur dhe mire nuke do komente, shpenzime qe Amerika nuke do ti bante per ato kilometra “autostrad”Berishiane.
Miljona vjedhje kape kontrolli i shtetit ku akuzon drejteperdrejet ishe ministrin e trasporteve Lulzim Bashen me nji vlere qe i kalonte te 250 miljonet e dollareve.

Ç’po ndodh? Tani Berisha do ta shkarkoje Lulin dhe do ta dergoje per ndjekje penale? Nji pyetje qe donte edhe nji pergjigje, po pergjigjen e jepe vete Sala, ndryshim ministrie pasi e mori ne mbrojtje nga drejtesia e beri minister te punve te brensheme qe te dy nji dite te zbraznin pushket mbi demostruesit.
Partia demokratike dhe strukturat e saje vetem heshtin perpara ketyre ngjarjeve makabre, asnji analize, asnji pergjegjesi politike per gjithe ç’fare po ndodhe, perkundrazi nji fushat vulgare sharjesh dhe fyerjesh per partin socialiste dhe Edi Ramen sikur keta ishin ne pushtet! dhe shifni ç’fare po ndodhe ne Shqiperi, opozita po saboton integrimin ne bashkimin Europian e ç’fare nuke folen, po Europa veshtronte dhe ishte e bindur se kishte te bante me nji qeveri te dalur jashte çdo kontrolli, korrupsioni e kishte mberthyer per gryke.

Ne tete vite kemi degjuar deklerata nga ma te turpshemet nga nji kryeminister qe tashma perpara pa aftesis kishte humbur dhe logjiken, shfrytezonte pushtetin, shfrytezonte kryeparlamentaren Topalli e cila do kujtohet gjate si njeriu ma negativ i parlamentarizmit Shqiptar, nji vegel ne duaret e Berishes te cilen ne fushaten zgjedhore e holli si nji lecke ne koshin e funrrinave.

Nji fushat si te zakonshmet e Berishes,me sharje dhe baltosje, me prerje shiritash e inagurime ujsjedhshash qe kurre nuke sodhen uje, me inagurime hidrocentralesh “gjigande”qe akoma s’ju jane hedhur themelet, me shkolla “moderne”me internet e kompiutra kudo ne cdo cepe te Shqiperis, po ku jane o Berish?pyet populli, ti e quan Shqiperin fuqi energjitike dhe vuajme per ndricim, ti perradhise qe jemi shtet me pasuri te medha!ku jane z. Berisha? Ti na ke shpallur si vendin ma te pasur ne Europe diku pase Gjermanisë, po na ke ngaterruar me Somalinë.

Populli degjoje me shume vemendje, beri bilacin e tete viteve te qeverisjes Berisha,ja shperblej me vote e dergoje me nji here ne opozit kete opozitar qe preje kohesh kishte ra nga pushteti,po fale fatit dhe miqet e mire si Kastriot Islami me shoke ju bashkuan armates se Berishes te sigurte per pushtet!po gjera qe ndodhin,rotacionet jane te pranuesheme.

Berisha dhe ndonji debil afer tije filluan perseri te shajne mazhorancen aktuale,na vodhen votat,i blene me leket e droges!po ku ishe ti o kryeminister per tete vite qe si ndalove te mose pasurohen me droge dhe me parat e krimit sipase deklarimeve te njeriut te humbur.

Berisha tashma i dikretituar totalishte kerkon te luaje lojen e nji politikani “Europian”merre pergjegjsit per humbjen ne menyren ma verbale dhe turpsheme, emëron paardhesin dhe pregadit fushaten elektorale ne mese dy kandidateve Basha-Olldashi, qe te dy shfrytezojne kete fushat dhe perdorin fjalorin Berishian, partia socialiste nuke po mbane premtimet! Pa filluar nga qeverisja, po keto jane perrockat e Saliut.
Luli kryetar!duhen zyra te reja i firmos Nishani, presidenti i Berishes ve gjthçka ne dispozicion te partis demokratike dhe personalishte te z. Berisha.

Pse Luli kryetar?
Po dihet qe Berisha dhe Luli kane nji akuz te perbashket, te korruptuar dhe autoret e vrasjeve te 21 janarit, veshja me sa ma shume pushtete doi shpetonte nga drejtesia!
Nji anerre qe eshte venit ne seancen e pare te ketije parlamenti, prania e familjareve te viktimave ne kete seance tregone qarte dhe prere nuke ka kompromis,drejtesia duhet te veproje, kryeprokurori Llala sote ka marre porosin e fundit pa shkres zyrtare! Dosja e Gerdecit dhe 21 janari dhe shume te tjera te zbardhen orgjentisht, tani do flasi ligji dhe drejtesia, kurre ma Salija se mbane penge drejtesin per te dhunuar te verteten.

Po Saliu tani duhet ta dije mire se partia demokratike ka intelektual te zgjuar dhe politikan qe njofin politiken, qe njofin integrimin Europian, tani Saliu duhet ta di mire se nuke e shpeton asnji kompromis qofte edhe mrena rradheve te partis demokratike, do perbadhesh me demokratet per humbjen, do japesh llogari per privatizimin e Partis, pse ti e ke kethyer ne pron private pushtetin partiak?

Ti e tregove veten te pa fuqishem, te pa moralshem, ti ju the Shqiptareve qe nuke me takon ta hape kete seanc parlamentare, sepse jame vrasesi i Gerdecit dhei 21 janarit, jame dhunuesi i partis demokratike, jame une Sali Berisha e keqja e Shqiperisë.
Partia demokratike, njerzit e saje me reputacion maral dhe politik tani do shperthejn, tani duhet te rilinde partia demokratike e vertet.

Largimi i Berishes i ka bere nderin ma te madhe demokrateve me shpirte dhe me zemer, i ka bere nder te gjithe Shqiperis, tani Rilindja do sjedhi ligjin me gjithe forcen qe i jepe kushtetuta e vendit.
Tani do kemi shtet, ligje dhe drejtesi, pushteti na zuri frymen ne keto 23 vite tranzicioni te pa shembullte.

SALA E JOZI NE PARLAMENT

nga Gjin Musa

Sot pas dreke, ora 18
U mlodh kuvendi i Shqiperisë,
vjen koke ulur Sali “burri”
Jozefina veshe ne te zeza
me te hy frika se kush ka vdekë
Ule ne sallen e parlamentit
krahe per krah Jozi me Salen
tuj ngushllue njani-tjetrin
shife Sali paska ardhe Rama,
bolle e shame ate dhe partin
tuj menu se s’bjem nga froni
tashe po rrime si pula te laguna
nuk dele kush me na hape deren
s’ka ma roje e salltanete,
s’muna ma na, me hape gojen
s’ka ma zhele e opinge grisur.
More Sale ta thome nji fjale
bolle keme vjedhe e bolle keme rrejte
gja pa ba s’lame per tete vjet
tana fajet opozites
jua numronim ba e pa ba
vedin nxjerrshim luge te lame
a thue na keme pike nga qielli.
Po ky popull nuk vonoi
nji dite qershori na denoi,
na denoi me faqe te zeze,
rrenat sheshit tana dolen
dhe pse prape harxhuem bolle leke
s’mujtem ma voten me ble.
Tash Sali te shof tuj djersitë
me bishte synit pse shikon
ai piktori (E.Rama) si bre Sale na bani gropen,
si s’pranoi me u rregullue
na pushtetin me ja dhane,
Po kur te bahej ai zot shpie
gja per ne kujte mos me i thane.
Tash Sali ashte ka me leshon jeta
ç’ka po shkruejne neper gazeta
me na marre thone pasurinë
po me keq nuk ka ku te shkoje
me drejtesinë do kemi pune.
Ketu nga salla e parlamentit
ma mire bajme te dorzojme mandatin
sa me u talle te tjeret me ne.
Kem ba keq, e keqe po gjejme
ASHTE KOLLAJE ME KENUE SI GJELI
Ne karrigen e pushtetit
pame mendue se s’na rrezon kush!
tash jeme rrezue dhe zezue
zoti e din kete fundin tone
Frige kete burgun jame tuj e pase
ba ja kena ka here vendin
turp po strukena ne salle te kuvendit.
S’muna kryet perjet me e çue
shife ne cep ku ashte Tom Doshi
me mishe dashit nuk na nderron,
ç’fare po i thote Sajmir Tahirit
shifi Salen dhe Jozefinen
si jane struke jane ba nji grusht.