RTK bën xhirime jokorrekte dhe joprofesionale

1
48

NGA MIRADIJE GASHI

LETËR E HAPUR

(Reagim ndaj qëndrimit jokorrekt e joprofesional të RTK-së gjatë xhirimeve të nxënësve shqiptarë në diasporë)

Arsimimi i fëmijëve shqiptarë, në gjuhën amtare, në diasporë, siç dihet, është i një rëndësie të veçantë, për faktin se ata, jo vetëm që e ruajnë të pastër gjuhën amtare, por njëherit dhe pajisen me njohuri të shumta e ngjarje të rëndësishme nga historia e lavdishme popullit tonë. Dhe kjo, fal punës së palodhshme, përkushtimit të paepur, vullnetit të pashterrur e atdhedashurisë së arsimtarëve shqiptarë. Këta të fundit, (së bashku me prindërit e fëmijëve) meritojnë nderim të veçantë.

Arsimtarët shqiptarë, për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve të bashkëkombësve të tyre, janë të detyruar të udhëtojnë me kilometra, me qëllimin e vetëm: mos t’i lënë fëmijët shqiptarë që t’i nënshtrohen asimilimit, (duke e harruar në radhë të parë gjuhën amtare, kulturën e traditat e popullit tonë). Se sa me përkushtim punohet me këta fëmijë, më së miri dëshmohet në raste festash kombëtare. Arsimtarët shqiptarë, së bashku me nxënësit e tyre, në festa të tilla, janë ata të cilët përmes programeve festive,( recitimeve, këngëve e valleve të bukura shqiptare) bëjnë që të pranishmëve t’u bëhet zemra mal. Por a trajtohen të gjithë nxënësit dhe arsimtarët shqiptarë njësoj nga Media elektronike, konkretisht RTK-ja? JO! E them me plot gojën, sepse rasti i fundit këtë e dëshmon më së miri.

Konkretisht, më 07.12.2013, me rastin e 101 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në Stuttgart të Gjermanisë, Shoqata “Pavarësia” kishte organizuar një program të larmishëm arstistik, me pjesëmarrje edhe të recituesve e këngëtarëve të vegjël edhe të shkollës për të cilën do të flas më poshtë. Por ç’ndodhi me këta nxënës? 33 nxënësit e shkollës “Dardania” (bashkë me prindërit e tyre) të udhëhequr nga arsimtarja e tyre tyre Miradije Gashi, kishin bërë mbi 50 km rrugë nga Backnangu deri në Stuttgart, me qëllimin e vetëm: për të marrë pjesë në këtë manifestim. Mirëpo, me gjithë shkëlqimin e tyre dhe duartrokitjet e shumta që kishin marrë nga të pranishmit në sallë, (sepse shkëlqyen me gjithë mend), ndodh që vetëm ata të mos xhirohen (transmetohen) nga RTK-ja.

Ky do të thoja është rast i papresidan, madje- madje absurd dhe denigrues. Kjo gjë, nuk më atakoi vetëm mua, por edhe prindërit, në veçanti, fëmijët e vegjël janë ata të cilët e përjetuan më së keqi. Sepse ata u thyen shpirtërisht. U nënçmuan duke u anashkaluar qëllimisht. Por kush ishte ai që bëri këtë gjest jonjerëzor dhe kaq denigrues?! Këtë e di dikush, e njeh. Dhe ai nga fëmijët do të marrë mallkimin. Kjo, që ai e bëri këtë, mund të shkaktojë pasoja të pallogaritshme. sepse me këtë, ai do të ndikojë drejtpërdrejtë, në uljen, për të mos thënë humbjen e interesimit të fëmijëve për të vijuar më tutje mësimin plotësues në gjuhën shqipe. E kjo është më se e pafalshme për këdo.

Por kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur, sepse ngjarje të tilla të shëmtuara kanë ndodhur edhe më parë. Kështu, më datë: 18.10.2011 në Stuttgart-Ost, nga C.T. cili bënte xhirimin e një programi të nxënësve shqiptarë, në praninë e një numri prej 180 pjesëmarrësve, Drejtorisë gjermane Herr Schlosser si dhe zv.konsullit të R. së Kosovës, jo rastësisht ndodhi që të anashkalohen nxënësit e mi dhe unë. Në shenjë zemrimi për këtë, nxënësit e ndëprenë mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Kjo a nuk është humbje për ne…zotërinjë ?!

Po e njejta gjë, ka ndodhur dhe më datë: 12. 03.2012, kur disa ministra të R. së Kosovës u erdhën për vizitë shkollave shqipe në Gjermani, respektivisht në qyetetin e quajtur: Stuttgart- Cannstatt, që ndryshe do ta quaja dhe qytet i Vëllezërve Gërvalla, nga ky qytet, për disa vjet janë prehur eshtrat e këtyre patriotëve. Me qëllim që t’i presim në mënyrë sa më dinjitoze këta ministra, unë, Miradije Gashi (mësuese), bëra mobilizimin e të gjithë nxënësve të mi dhe prindërve të tyre. Nxënësit, me tufa të shumta lulesh e me këngë e recitime, në mënyrë madhështore u bënë pritjen. Në pritje të tyre gjithashtu, e kishim organizuar edhe Drejtorinë e shkollës gjermane me në krye Z. Herr Kartier, i pranishëm ishte dhe zv. konsulli i Kosovës. Ndërsa të pranishëm ishin mbi 110 veta. Përsëri unë Miradije Gashi, me nxënësit e mi të dashur, u përjashtuam nga xhirimet e RTK-së, ose më saktë, nuk na transmetuan fare. Kjo ishte më se shokuese për mua dhe nxënësit e mi.

Dhe jo vetëm kaq. Një rast tjetër i ngjashëm me këtë, ka ndodhur dhe më datë: 17. 10. 2013, në Bibliotekën Kombëtare e Universitare të Kosovës, kur bëra promovimin e librit tim. Edhe aty RTK-ja gjjatë xhirimit, bëri të njejtin “gabim”. Për asnjë sekondë ajo nuk e drejtoi kamerën kah unë, si autore e librit që isha. Dhe në mbrëmje, në edicionin e lajmeve, kur me pak fjalë u fol për promovimin e librit tim, teleshikuesit nuk e panë për asnjë sekondë, autoren e librit. Ky…, a nuk është edhe një “gabim” tjetër i pafalshëm dhe anakronik?! Raste të tjera të ngjashëm, ka pasur edhe herë të tjera, por tani të gjithë nuk po i përmend këtë herë.

1 COMMENT

  1. E dashura Miradije nuk e kuptoj pse eshte RTK jokorrekte, vetem e vetem qe s’je ti ne ekran. Të lutem e dashura Miradije, mos u ban sikur nje femije e vogel me sa duket i ke mbi 40 vjet – leri keto gjera, se ngadal po bindemi se ti je fajtore per mbylljen e shkollave ne Stuttgart e jo nxenesit. Tash po bindem se ti ke deshirë të jesh ne qender te vemendjes, ne qender te ekranit dhe ne qender te fotokameres, ne qe jemi prinder kemi pasur pune me ty, nuk kemi qenë aspak te kenaqur me punen tuaj, qe e keni bere, ju jeni fajtorja kryesore, pastaj jane prinderit e dashura Miradije. Ju mundoheni me çdo kusht te beni reklamë per veten, por nuk do te keni sukses. Jam i bindur per kete punë, se ju iket prej Stuttgarti tash keni shkuar ne Backnang me ju dhanë mend atyre atje – të lutem leni keto gjera, do te ishte edhe per juve ma mire.

Comments are closed.