Rrymat ekstreme fetare në Kosovë dhe Maqedoni, të brishta, por potencialisht kërcënuese

0
42

ResPublica.al | 20 dhjetor 2013

Në rrugët e kryeqytetit maqedonas, pikërisht në lagjet shqiptare, janë shfaqur dje disa afishe me thirrje për të mos festuar Vitin e Ri, ku poshtë fotos shkruhet “Kini frikë Allahun”. Pas kësaj ka reaguar Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni, e cila është distancuar nga këto thirrje, duke theksuar se feja islame nuk promovon dhunën. Sidoqoftë duket se diçka ka dalë jashtë kontrollit të këtij institucioni.

Para disa ditësh edhe Policia e Kosovës u kërcënua nga grupe ekstreme fetare kosovare pas arrestimit nga kjo polici e 6 qytetarëve të kosovarë, të cilët ishin kthyer nga Siria, e që dyshohen për terrorizëm. Siç shihet rrymat ekstreme fetare në Kosovë dhe Maqedoni, edhe pse ende dukense janë të brishta dhe vetëm në retorikë, potencialisht mbeten shumë kërcënuese.

Zh.