Rrustem Geci, Tufë poezish nga libri, “Kanuni poetik”

0
31

LIRIKË ME KOSOVË

Aty ku e drejta është në burg
dhe liria ç´nderohet çdo ditë
lufta politike s´njeh të afërm
aty edhe i afërmi merr gjak

Kjo lëndë e trishtë për pushtet
hap rrugët e përgjakjeve, dhe
mbahet me injarantë e teveqel
dhe ngritet me fushatë e krim

Në betejat e ashpra për fron
sponzor janë rendi dhe paraja
diktatorët nuk lindin vetvetiu
në fron ata i ngrejnë magnatët

Një pretendent të tijëve u tha;
nëse unë do vij në pushtet; u
jap qumësht nga qumështi i
juaj, dhe bukë nga buka juaj

P O E T I

Në poezi ësht gjaku im
Kosova e të gjitha kohrave
sa herë qan a ngec historia
veton dhe bubullon poezia

Midis ajrit, frymës dhe ujit
midis bimëve dhe bëmave
jeta jonë jo rrallë pluskon
në heshtje dhe pa beteja

Koha na do si do vetë
jo ashtu si e ( duam ) ne
ëndërrës zëshëm i thërras
po edhe ajo më del e zënë

Dhjamin dhe metaforat zih
asnjë lloj i artit si duron
poezia ndjehet e trishtuar
sa herë me emër shenjëzon

LULET E KUQE TË MARSIT

Të gjitha eposet janë zgjuar
fushës së gjelbër të Kosovës
brenda është muza dardanëve
brenda është Shqipëria etnike

Të gjitha eposet janë zgjuar
me vete sjellin pluhur e tym
të sulmuara janë tre Trojat
dhe kullat me gur të Olimpit

Të gjitha eposet janë zgjuar
në grimcat magjike të fjalës
për të përjetshmin tonë atdhé
për të përjetshmen, Shqipëri

Të gjitha eposet janë zgjuar
fushës së gjelbër të Kosovës
të ruajnë qënien dhe shpirtin
gjakun gjuhësor të shqipes

E ËMBLA E GJUHËS

Në artin e gjuhës së folur
në artin e gjuhës së shkruar
gjeni e gjuhës-fjalët i mbjellë
gjeni e gjuhës, fjalët i rritë

Për mija vjet të gjuhës sonë
në dheun ku rrënjëzon bari
edhe toka flet s´i flasim ne
dhe gjuha qeshë si qeshim ne

Në sintaksë ku lulëzon gjuha
çdo shkronjë ka diellin e vet
që nga mëngjesi e në muzg
në gjuhë shndritë një jetë e re

Gjuha ime, ti udhën mirë e di
marsho me gjakun shkrimor
ti je njëlloj si perëndia, me ty
kam fjalën e gjaktë të tokës

A L B A N I

Jam popull gjysh i Evropës
popull gjysh i gjuhëve të saj
krijues i qytetërimit të lashtë
popull pellazgo-iliro-shqiptar

Jam Dardan i IIirisë, jam i
njëjtë me Dardanët e Trojës
Jam njëgjakësh me pellazgët
shqiptar prej 13 mijë vjetësh

Njerëzimit i dhamë qytetërim
I dhamë edhe – Njëperendinë
kësaj bote i dhamë katër Papë
një Skënderbeg e Nënë Terezë

Jam popull gjysh i Evropës
popull gjysh i gjuhëve të saj
kështu e thotë Pindari, këshu
është e bardha mbi të zezën!..

Z A L L A M A H I

Në këtë qytet pa ekstazë
thonë se dikush ka vdekur
qytetarët kudo janë tubuar
por ata s´din kë e vorrosin
arkmort s´ka, as të vdekur
njerëzit janë grumbulluar
dhe dikë duan ta vorrosin
Në këtë qytet pa ekstazë
ka aq shumë fantazma, dhe
vjedhës të thashethemeve
që vuajnë nga plagët pa zë
dhe nga hijet e hiadhave
thërritësit e fantazmave
duan një mort pa arkmort
qytetarët janë grumbulluar
( zëra kafshësh dëgjohet )
ata duan ta vorrosin dikë
por s´dinë kë ta vorrosin
zallamahinë apo vetveten

Rrustem Geci – Dortmund, 6.02.2015