TIRANE – Protestat në Shqipëri dhe rreziku i dhunës pezullojnë përkohësisht aktivitetin zyrtar të ambasadës amerikane. Në një njoftim të dhënë zyrtarisht nga vetë ambasada amerikane, që mban datën 22 janar, bëhet e qartë pezullimi i aktivitetit të saj. Njëkohësisht zyra e ambasadës amerikane ka bërë të ditur se deri në një njoftim të dytë pezullohet puna e punonjësve të saj.
Shkak i këtij njoftimi është bërë situata aktuale në Shqipëri, që sipas SHBA-së pritet të shoqërohet dhe me protesta të tjera jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethet e tjera të vendit. Në të njëjtë kohë personeli i ambasadës amerikane këshillohet të lëvizë në një mënyrë të kufizuar.
“Mediat lokale bëjnë të ditur se më 23 janar mund të ketë protesta sërish dhe ato mund të zgjasin për disa ditë. Raportet e tjera sugjerojnë se mund të ndodhin demonstrata në qytete të tjera në të gjithë Shqipërinë në ditët e ardhshme. Personeli i ambasadës së SHBA-së është njoftuar që të gjitha funksionet zyrtare të ambasadës janë pezulluar deri në një njoftim të mëtejshëm dhe çdo udhëtim i panevojshëm personal duhet të jetë i kufizuar”, – thuhet në njoftim zyrtar të ambasadës së SHBA-së.
—————-
SHBA: Kujdes në Shqipëri! Protestat mund të përhapen në rrethe
Nga Korresp. 24-ore.com
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës lëshon mesazh paralajmërues për qytetarët amerikane që qëndrojnë në Shqipëri në lidhje me rrezikun e përsëritjes së përplasjeve dhe dhunës të ngjashme me atë çka ndodhi më 21 janar.
“Media të ndryshme lokale kanë njoftuar për mbajtur e demonstratave në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në pjesë të ndryshme të qytetit, më 23 janar dhe mund të vazhdojnë për ditë me rradhë.
Raporte të tjera flasin për përhapjen e protestave në qytete të tjera të vendit në ditët e ardhshme. Ambasada Amerikane në Tiranë dhe personeli i saj janë këshilluar që të pezullojnë aktivitetin deri në një njoftim tjetër dhe udhëtimet e panevojshme duhet të kufizohen.
Ne u kujtojmë shtetasve amerikanë të evitojnë praninë në mjediset ku do të zhvillohen demonstrata.
Demonstratat në një qytet mund të pasohen edhe më demonstrata në qytete të tjera të vendit. Vigjilenca dhe kujdesi juaj duhet të jenë në nivelin e duhur për të ndjekur raportimet e mediave në lidhje me vendin ku do të mbahen demonstrata. Dëshirojmë ku rikujtojmë qytetarëve amerikanë që edhe protesta që nisen si paqësore mund të përfundojnë në përplasje dhe ndoshta edhe shpërthim dhune.
Qytetarët amerikanë duhet të jenë shumë të kujdesshëm nëse ndodhen pranë ambienteve të demonstratave dhe të ndërmarrin hapat e duhura për të shmangur prezenca të tilla. Qytetarët amerikanë që udhëtojnë jashtë duhet rregullisht të monitorojnë faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane dhe seksionin konsullor ku paraqiten të dhënat mbi rrezikshmërinë”, përfundon njoftimi i ambasadës amerikane ne Tirane, për qytetarët e SHBA.