
Shinasi Rama, 14.12.2009
Ne thelb te marredhenies se shtetit me qytetaret e vet, dhe kjo vlen per te gjitha shtetet, qendron nje marreveshje e pashkruar, rendesia e se ciles behet e dukshme vetem ne momentet kur shteti gjendet ne krize te thelle. Kjo marreveshje mbeshtetet ne besimin reciprok se shteti do t’iu ofroje te gjithe qytetareve te vet sigurine e jetes, te mireqenies ekonomike dhe rregullin e duhur shoqeror. Te tre keto forma te sigurise jane te nderlidhura dhe te pashkeputshme nga njera tjera dhe te nderlidhura ne konceptin baze strategjik, qe mandej behet themeli i politikave te shtetit. Shtetet qe ia ofrojne kete siguri qytetareve te tyre jane shtete te qendrueshme, me qytetare besnike, me mireqenie relative, e me nje rend shoqeror qe pranohet nga te gjithe si legjitim dhe me koncepte strategjike qe jane te dallueshme por qe mendohet se jane ne sherbim te interesave te popujve te tyre. Shtete te tilla jane Franca, Gjermania, Izraeli apo Taivani.
Mirepo, ka shume raste kur shteti kapet e vihet ne sherbim te nje grupi te caktuar dhe instrumentalizohet e shfrytezohet prej ketij grupi. Ky grup qe merr kontrollin e shtetit zakonisht fillon si nje grup me interesa shume te ngushta, te dallueshme nga interesat e shtetit e te qytetareve te tjere. Duke perdoruar mjetet e shtypit e propaganden, fuqine ekonomike, lidhjet me politiken, me zyrtaret, ushtaraket, policine, ky grup ia arrin qe te zaptoje shtetin. Ajo cka eshte edhe me problematike, ky grup ia arrin qe t’i imponoje shtetit e qytetareve konceptin baze strategjik se si do te arrihet siguria e shtetit dhe e qytetareve vete dhe keshtu behet paria sunduese e tyre. Ka nje dallim midis parise sunduese dhe elites. Te pakten ne parim, elita (te zgjedhurit) e udheheq popullin e shtetin duke vepruar me mendesine e sherbimit publik, paria (ato qe kane fuqine) e sundon popullin e shtetin duke vene mbi te gjitha interesat e veta te ngushta.
Ky eshte thelbi dhe fillimi i ikjes nga realiteti dhe i ndertimit te nje realiteti absurd qe jetohet nga qytetaret, ne fakt eshte jeta e tyre, por qe gjithsesi eshte ne sherbim te paster te parise. Ndersa duket se shteti po i mbron qytetaret e vet, ne fakt shteti e qytetaret po i sherbejne parise dhe i vetmi grup qe perfiton nga kjo gjendje eshte paria. Duke mos pasqyruar interesat e verteta, reale dhe jetike, te qytetareve dhe te shtetit vete, koncepti strategjik i shtetit, i sendertuar nga paria sunduese, behet baza per aventura politike, qe natyrisht i sherbejne ketij grupi dhe interesave te tij, por qe jane shkaterrimtare per shtetin e qytetaret. Realiteti qe krijohet, e qe eshte i mbeshtetur mbi kete koncept fals sigurie eshte nje realitet absurd. Eshte realitet sepse njerezit e jetojne perdite ate jete, por eshte absurb sepse eshte i ndertuar mbi premisa qe nuk jane reale e te verteta, por te imagjinuara, te rreme dhe ne sherbim te ketij grupi. Zgjidhjet qe behen nga njerezit, edhe kur ky system shembet, jane te mbeshtetura ne kete absurditet te jetes se tyre dhe prandaj ato jane te paparashikueshme, te paimagjinueshme, dhe, ne rastin me te mire, anormale.
Ne rastin e shqiptareve ne shtetin shqiptar ka dy raste te shenuara kur paria sunduese ia ka arritur te kape shtetin potesisht, te kontrolloje plotesisht mjetet e informimit dhe te propagandes, strukturat ekonomike, politike e te sigurise dhe te imponoje konceptin strategjik baze te shtetit shqiptar. Eshte interesante dhe me vlere qe te gjykohet se prej nga ka ardhur paria sunduese, por kete e kam bere ne nje perralle tjeter. Por ia vlen qe shkurtimisht te permenden e vleresohen dy konceptet baze strategjike qe kane rezultuar shkaterrimtare per shqiptaret, por qe natyrisht, kane qene e jane krejtesisht ne interes te parise sunduese.
Ne paranteze, duhet thene se cdo shtet normal synon qe para te gjithave te siguroje mbijetesen e vet dhe kjo mbijetese eshte ne thelb te konceptit strategjik te shtetit. Mbijetesa sigurohet duke pasur bazen territoriale, ekonomike, ushtarake e demografike dhe mandej aleancat qe te lejon qe te ndjehesh i sigurte nga rreziqet qe mund te kesh. Po te ishte nje shtet e popull normal, interesi i shtetit shqiptar duhej te ishte fuqizimi i bashkepunimit ndershqiptar, perhapja e ketij koncepti strategjik te shtetit qe e lidh kombin me shtetin dhe i ben qytetaret besnike te shtetit. Mandej, ne kontekstin e lojes politike ballkanike, shteti i shqiptareve do te ishte ne gjendje qe te jepte e merrte si i barabarte me shtetet fqinje e ne kete menyre te gjitha problemet e shumta do te mund te zgjidheshin pak a shume drejt e ne interes te shqiptareve.
Mirepo, gjate ketij gjysem shekulli dy konceptet baze strategjike te adaptuara nga paria e Tiranes i kane rene ndesh katerciperisht interesit strategjik te shtetit e te vete qytetareve. Duke menduar per ruajtjen e sundimit te vet, paria e Tiranes si gjate kohes se Enver Hoxhes, si tani, synon vetem e vetem per me i ike realitetit te politikes reale. Ajo ka ndjekur e po ndjek interesat e veta qe jane te qarta, por ne kundershtim te plote me interesat e popullit te vet. Paria ka qene e don te mbese ne kontroll te shtetit shqiptar me cdo kusht, te kontrolloje ekonomine e shoqerine dhe ta transformoje shtetin ne nje instrument te vetin per pasurimin e fuqizimin e vet. Interesi strategjik i parise eshte ky interes i ngushte i saj. Ky interes ndahet nga te gjitha palet e parise, qe pervec rrahjeve te dites e kane gjetur e do ta gjejne gjuhen me njeri tjetrin.
Ia vlen qe shkurtimisht te analizohen te dy konceptet strategjike te parise se Tiranes qe e kane formesuar politiken e shtetit shqiptar dhe qe natyrisht na kane sjelle ne kete gjendje te mjere ku jemi sot. Kjo duhet bere sepse nje krahasim me te shkuaren do te tregoje se si me pare, ashtu edhe tani, realiteti qe jetohet sot ne Tirane eshte nje realitet absurd, pa lidhje me te verteten e me jetiken, me interesin e shtetit e te qytetareve. Pasojat e ketij absurditeti jane te frikshme dhe gjurmat qe ato do te lene ne mendesine kolektive te shqiptareve duhen menduar mire.
Ne thelb te konceptit baze strategjik te shtetit gjate kohes se Enver Hoxhes ishte ideja e rrethimit. Si fillim duhet thene se Enver Hoxha nuk e ka dashur kurre kombin shqiptar. Kur i lexon veprat e tij e sheh se atij i jane dashte 10 vjet per me e permende njehere Kosoven, dhe kur e permend ne takimin me malesoret e Tropojes flet per shfrytezuesit feudale. Prandaj, duke kerkuar me i ike kombit e idese se shtetit-komb, paria e Tiranes dhe Hoxha vete fliste per rrethimin imperialisto-revizionist, dhe koncepti baze strategjik u be ‘te jetojme si ne rrethim’ sepse do na pushtonte SHBA dhe BRSS. Frika imagjinare nga nje pushtim i tille u intensifikua bash kur atij e parise se Tiranes iu dhane sigurite se shteti shqiptar nuk do te prekej, thjesht sepse ishte ne interesin e fuqive te medha per te mos krijuar probleme te ketij lloji. E megjithate, paradoksalisht, shteti shqiptar u be misherimi i modelit makiavelian te sundimit nga paria e te venies ne plan te pare te mbrojtjes se territorit te shtetit. Mirepo, edhe pse nuk kishte kercenim direkt, parise i duhej me cdo kusht ideja e rrethimit. Po te thuhej se nuk do te na pushtonte njeri, si do ta mbanin ato pushtetin? Si do te mund t’i mbanin ato shqiptaret ne nje shtet terrorist qe kontrollohej me dhune policore? Mbi te gjitha, pse duhej te mbeteshin ato ne pushtet? E keshtu paria e Tiranes e ndertoi realitetin absurd ku jetuan shqiptaret per disa dhjetravjecare. Energjite e burimet materiale, te pakta e shume te cmueshme, u derdhen ne ndertimin e bunkereve, ne harxhimin e kohes se punes per zbore e stervitje, per ndertime e struktura, per tunele e armatime, qe ishin krejtesisht joproduktive dhe ne kundershtim me interesin kombetar te shqiptareve. Gazetaret e shkrimtaret, mesuesit e kengetaret, inxhinjeret, mjeket e partiaket te gjithe u moren me rrethimin imperialisto-revizionist.
Ana tragjikomike e kesaj loje qe u lujat me shqiptaret eshte se paria e Tiranes nuk e besoi vete rrenen e vet por se, duke luajtur lojen si duhet e deri ne fund, ajo filloi ti tregonte botes perms propagandes se Radio Tiranes se me te vertete, realiteti absurd qe perjetonte shteti shqiptar e qytetaret ishte realiteti qe duhej te perjetonte edhe bota, sepse ky ishte realiteti i vertete. Por ndersa shqiptaret ne shtetin shqiptar e jetonin kete realitet dhe ne fakt ky ishte jeta e tyre, paria e Tiranes bente c’ishte e mundur per te kontrolluar levizjet nacionaliste shqiptare jashte vendit. Rrena ishte vetem per popullin shqiptar e jo per parine. Paria e Tiranes e dinte se kush ishte armiku i saj i vertete dhe lufta e saj ishte per te mbytur nacionalizmin shqiptar e per te mbajtur kontrollin e shtetit ne duart e jenicereve e te aleateve te tyre. Rrethimi imperialisto-revizionist ishte nje koncept qe i sherbente asaj per te kontrolluar popullin e vet, “per t’iu hedhur trute e gomarit” shqiptareve, per t’i shmangur nga interesi i tyre jetik, qe duhej te ishte fuqizimi i shtetit te tyre kombetar.
Mbas vitit 1990, koncepti strategjik i shtetit shqiptar eshte i ndertuar mbi idene e integrimit, euroatlantik apo europian. Paria e Tiranes, e te gjithe llojeve dhe e te gjitha ngjyrave ka qene kunder vendosjes se idese se shtetit-komb ne qender te konceptit strategjik te shtetit shqiptar. Arsyeja eshte e thjeshte, krijimi i shtetit-komb do te conte ne minimin e kontrollit te saj mbi shtetin shqiptar thjesht sepse strukturat qe do te krijoheshin do te ishin te mbeshtetura ne nje ideologji e ne nje system tjeter vlerash. Dhe, duke ndjekur te njejtat metoda si ne kohen e Enver Hoxhes, paria e Tiranes, qe prape ishte e njejta ne thelb e ne mendesi, edhe pse e zgjeruar me nje tufe te re hajnash e arrivistesh, luftoi me te gjitha mjetet e menyrat kunder kesaj ideje, duke synuar ne te njejten kohe qe ta perdoroje ate per interesat e saja te ngushta.
Ineresat e saj per te promovuar idene e integrimit europian jane krejtesisht te qarta. Edhe pse duket se objektivi i integrimit po i u sherben qytetareve qe, ne fakt, mezi presin te marrin nje vize e te shkojne e te punojne ne te zeze, e thjesht duan te ikin nga syte kembet nga vendi i tyre, paria po mendon per veten.
Objektivi i saj eshte te mbaje njerezit nen kontroll. Nuk ka gjasa qe shqiptaret te hyjne ne Europe. Mirepo po ta dine kete ato do te rebelohen sepse nuk jane punet aq mire sa duket ne Bllokun e Tiranes. Atehere, si pushtimi gjate rrethimit, qe nuk ndodhi kurre, edhe europianizimi gjate integrimit nuk do te ndodhe kurre, te pakten jo ne ate forme qe e duan dhe e presin shqiptaret.
Mirepo per te mbajtur popullin nen kontroll, integrimi duhet paraqitur si nje proces qe kerkon energji e forca te medha e mbi te gjitha durim nga shqiptaret.
Ne fakt paria e Tiranes ka nje semundje interesante te trasheguar nga koha kur dikur e diku, kane qene ‘dikushi’: marrezine e madheshtise. Untia e tyre per status e pushtet eshte perkthyer ne objektivat e saj strategjike: pasurim i shpejte dhe sa me i madh, ndertimi i nje jete luksi dhe moderne, kontroll pa kushte i shtetit, edhe kur ai shtet mund te perfundoje sa nje tavoline tek Sheratoni, ikje nga pergjegjesia historike e morale dhe minim i cdo vlere shoqerore. Ato nuk ngopen po nuk e pane vete si me te fuqishmit ne Europe. Prandaj, per te arritur objektivat e veta, paria lufton ta paraqese integrimin si te pashmangshem.
Keshtu, Europa eshte bere miti i Eldorados se politikes shqiptare. Mirepo te gjitha konceptet dhe botekuptimi qe rrjedhin prej ketij miti jane irreale. Per shembull thuhet se kur te hyjme ne Europe do ti zgjidhim te gjitha gjerat, se ne Europe do te hyjme, ne mos tjeter kontrabande, se Europa nuk mund te na lere ne jashte saj, se gjithcka duhet ta bejme me objektivin e integrimit ne mendje e me rradhe. Keshtu kemi parti qe i jane perkushtuar objektivit te integrimit, ministri e qeveri te integrimit, OJQ e OJF, tekste shkollore e klasa te vecanta qe i edukojne shqiptaret per vlerat e integrimit e me rradhe. Kemi edhe shkrimtare qe i nxjerrin shqiptaret si themelues te Europes e ruajtes te vlerave te qyteterimit europian, poete qe shkruajne per Europen, kengetare qe kendojne me mire per europen se sa per katundin e tyre. Flamuret europiane gjenden ne te gjitha zyrat, bile edhe ne mejhanet luksoze ta sjellin kafen me filxhana me flamurin europian.
Histeria integruese eshte e te njejtit nivel e intensitet si histeria e dikurshme e rrethimit. Ne vend te zborit, shqiptaret shkojne ne klub e pijne kafe duke pritur hyrjen ne Europe. Paria, megjithate e din se kjo eshte nje rrene e paster. Europa ua ka beret e qarte se nuk mund te hyjne ne Europe edhe per disa dhjetravjecare. Mirepo rrena e integrimit duhet shitur dhe duhet qe t’ua mbushim mendjen shqiptareve se jemi ne rruge te mbare. Keshtu qe bejme kerkesa per anetaresim pa na ftuar kush, flasim per permbushje kushtesh e detyrimesh qe nuk ka i ka vue kush, dhe i themi vetes europiane, kur te gjithe e dime se ne Europe na shohin si dicka krejt tjeter. E nderkohe paria vazhdon me punue kunder interesit kombetar te shqiptareve. Zgjidhja qe ka gjete paria e Tiranes nuk eshte me me i kthye levizjet nacionaliste ne marksiste-leniniste, por me i kthye udheheqesit politike te shqiptareve ne trojet e tjera ne hajna e cuba e jenicere si ato vete.
Si perfundim, duhet thane se per shkak te ketyre koncepteve kriminale strategjike te parise shqiptaret i kane humbur disa shanse historike qe nuk do te iu kthehen kurre me. Njerezit qe e kane harxhuar jeten duke luftuar rrethimin apo duke desherue integrimin jane te mbyllur ne ate realitet absurd e imagjinar qe iu ka krijue paria e Tiranes; gjykimet e tyre per boten e per veten jane infantile dhe te shtremberuara, te demshme per ato vete e per te gjithe te tjeret. Askush me mire se Europa nuk e din kete gja.
Mirepo, eshte ne interesin jetik te parise se Tiranes qe te zgjase kete gjendje absurde sa me shume qe te jete e mundur. Vetem keshtu mundet qe te fuqizohet e mbese ne kontroll te shtetit e te qytetareve qe i konsideron ne sherbim te saj. Prandaj si pushtimi qe nuk ndodhi asnjehere, gjasat jane se edhe integrimi nuk do te ndodhe asnjehere. Ajo qe mundet me u thane eshte se ne fund, kur te vije momenti i zhgenjimit te frikshem, qe eshte i pashmangshem, as paria e Tiranes nuk do ti kete arritur objektivat e saj as shqiptaret nuk ti kene arrite objektivat e tyre.







