Rrëmbimet në Merdarë, Policët: 130 metra brenda territorit kosovar

0
40

Idea, 03 Prill 2012

Kosovë- Ne jemi marrë peng kur ishim rreth 130 metra brenda territorit të Kosovës. Kështu mësohet të jenë shprehur dy policët kosovar të marrë peng ditën e shtunë nga autoritet serbe në pikën kufirare të Merdarës.

Siç raporton sot ‘Koha Ditor’ mësohet se përpara se të mbërrinin në fshatin Pantinë dy efektivet e liruar, nga gjykata serbe ditën e djeshme, janë marrë në pyetje në Podujeve në komisariatin e policisë së Lluzhanit.

“Në atë zonë rrëmbimi ka ndodhur 130 metra brenda territorit të Kosovës. Policët serbë kanë rrethuar zonën. Sapo kanë dalë për t’i hequr pengesat në rrugë, 13 policë të Serbisë kanë ndërhyrë dhe i kanë arrestuar”- tha një tjetër polic, i cili ka preferuar të mbetet anonim.

‘Koha Ditore’ raporton sot se policëve u është kërkuar që të mos bëjnë asnjë koment mediatik për atë çfarë ndodhi, që shqetësoi jo vetëm qeverinë e Kosovës, por edhe faktorin ndërkombëtar. Shukri Binaku dhe Sami Beqiri u arrestuan të shtunën në mëngjes teksa po patrullonin në një fshat të Podujevës, nga forcat policore serbe.

Më herët ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq deklaroi se efektivet kosovar e kishin shkelur territorin serb dhe ishin të armatosur. Menjëherë pas lajmit qeveria e Kosovës dhe Tirana zyrtare bënë thirrje për lirimin e tyre, pasi kjo binte ndesh me marrëveshjen për integrimin e kufijve të arritur nga dialogu Prishtinë-Beograd.

Gjatë ditës së djeshme zëdhënësja e baroneshës Catherinë Ashton deklaoi se BE kërkon që Prishtina dhe Beogradi të veprojnë me përgjegjshmëri, duke shtuar se ato mund të nderhynin nëse situata e kërkonte. Po ashtu edhe vetë sekretari i përgithshëm i NATO-s, Rasmusen pak para lajmit të lirimit të pengjeve deklaroi se Aleanca është e shqetësuar për ngjarjen dhe për marrëdheniet Prishtinë-Beograd.