Nga ERION BRACE
Sot, ne tre dalje te njepasnjeshme, Sali Berisha-Kryeminister, Dritan Prifti-Minister i Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes, Prof.Farudin Hoxha-Kryetar i Komitetit te Digave te Larta, terhoqen deklarimet e tyre te meparshme, per menaxhimin e situates kritike ne kaskaden e Drinit ne kundershtim me Rregulloren ne fuqi vetem per disa dite(dy te paret), si dhe u munduan te bejne edhe me te paqarte situaten aktuale ne kaskaden e Drinit dhe shkaqet qe sollen kete gjendje (i treti).
Qe te tre, ne menyra te ndryshme (Prof.Hoxha me nje rezerve te madhe) ju referuan Rregullores se administrimit te hidrocentraleve mbi Drin. Deri tani, kjo Rregullore ne fuqi nuk eshte bere publike nga askush e per askend! Rregullorja eshte e vitit 1988, une e disponoj te shkruar ne leter! Ne pa mundesi per ta sjelle te gjithe ketu, po mundohem te sjell nenet e posacme qe bejne fjale per kete situate me disa komente te miat!
Pika 4:
“Niveli normal i liqenit te Fierzes per periudhen 1 Prill- 1 Tetor eshte ne kuoten 295m absolute(296m relative). Per periudhen 1 Tetor- 1 Mars niveli normal parashikohet ne kuoten 289 m absolute (290 m relative), me qellim qe permbytjet ne zonen e Shkodres te behet dicka me te rralla e me te vogla. Per periudhen 1 Mars- 1 Prill niveli normal parashikohet ne kuoten 291 m absolute (292 m relative)
Koment: Ne te gjithe Rregulloren, 289m-290m jane nivelet e vetme qe permenden per kete periudhe per Hidrocentralin e Fierzes! Ky nivel sjell gjithnje permbytje por ekspertet e kane llogaritur ate sic thuhet ne Rregullore qe “permbytjet ne zonen e Shkodres te behen dicka me te rralla e me te vogla”! Se sa e vogel ne permasa dhe e shtrire ne kohe, po behet kjo permbytje, kjo eshte teresisht tani ne vemendjen tuaj publike. Sot eshte dita e nente qe Shkodra, nisur nga Oboti dhe Dajci jane te permbytur!
Ne Kapitullin II, “Shkarkimi i Plotave”, ne paragrafin 6, thuhet:
“Kur niveli i liqenit te Fierzes arrin ne kuoten 285 m absolute (286 m relative), krijohet nje komision i posacem, i cili perbehet nga perfaqesues te Min se Energjitikes, Min se Ndertimit, Min se Bujqesise, Min se Mbrojtjes Popullore (sherbimit sinoptik), Akademise se Shkencave (Instituti Hidrometereologjik), Komitetit te Digave te Medha, Komitetit Egzekutiv te Keshillit Popullor te Shkodres si dhe nga specialiste te tjere. Komisioni formohet nga Ministri i Energjitikes dhe kryesohet prej tij”.
Komisioni ka tre detyra specifike te menaxhimit te liqeneve te hidrocentraleve qe burojne po nga rregullorja.
Koment:Sic shihet, situata si kjo e dy muajve te fundit menaxhohen ekskluzivisht nga ky Komision. Niveli 285 m ne liqenin e Fierzes u deklarua sot nga Ministri Prifti, qe ne 1 Dhjetor. Dyshimet e medha jane qe ky nivel ne Fierze ka qene qe ne muajin Nentor. Pavaresisht kesaj ky Komision nuk eshte krijuar as sot, as tani. Prof Hoxha tregoi se vetem sot eshte mbledhur Komiteti i Digave te Larta dhe ka kerkuar qe politika te mos nderhyje ne menaxhimin e situates. Por Prof hoxha nuk tha perse nuk eshte ngritur akoma nga Ministri Prifti Komisioni qe kerkon Rregullorja qe eshte institucioni sovran (pra jo kryeministri yne mjek) per te menaxhuar, urdheruar perkatesisht, mbi menaxhimin e situates ne Liqenet mbi Drin!
Rregullorja pershkruan disa situata te nivelit ne liqenin e Fierzes si dhe veprimet qe duhen kryer ne koman e Vaun e Dejes, si dhe vecmas nivelet qe duhet te kene liqenet e ketyre hidrocentraleve.
1-Periudha Tetor-Shkurt ne nivel te liqenit te Fierzes nen kuoten 287 m absolute (288 m relative)
“Ne hidrocentralin e Fierzes: per cfaredo prurje shkarkuesit nuk hapen.
Ne hidrocentralin e Komanit: Mund te mos hapet shkarkuesi perderisa niveli i liqenit te ngrihet deri ne kuoten 174 m absolute dhe njekohesisht prurja te mos kaloje vleften 2500 m3/sek.
Me te arritur niveli i ujit ne liqen ne kuoten 174 m absolute, fillon hapja e tunelit Nr.3 ne menyre qe kuota ne liqen te mos rritet me. Nese plota eshte e madhe hapet edhe tuneli Nr.4……
kur prurja qe vjen ne HC e Komanit….arrin vleften 2500 m3/sek niveli i liqenit te Komanit duhet te ulet mundesisht deri ne kuoten 172 m. Per kete tunelet e Komanit hapen plotesisht dhe nga centrali leshohen jo me pak se 450 m3/sek kurse nga centrali i Fierzes leshohen jo me shume se 100m3/sek..
Neqoftese, si pasoje e kushteve te paraqitura ne paragrafin e mesiperm niveli i liqenit ndodhet mbi kuoten 172 m absolute, tunelet e shkarkimit duhet te mbeten plotesisht te hapura ne menyre te tille qe mbas uljes se prurjeve, niveli i liqenit te zbrese ne kuoten 172 m absolute.
Ne HC e Vau i Dejes: Mund te mos hapet shkarkuesi deri sa niveli i liqenit te arrije ne kuoten 76 m absolute. Mbasi te arrihet kjo kuote duhen hapur shkarkuesit ne masen e nevojshme ne menyre qe kjo kuote te mos kalohet.
Komenti: Sipas ministrit Prifti keto kuota ne Fierze, Koman, Vaun e Dejes jane kapur rreth dates 20-21 Dhjetor( Dyshimi i madh eshte qe keto kuota, vecanerisht ne Koman, Vau i Dejes jane arritur me herret). Megjithate asnje nga kushtet e Rregullores, vecanerisht ato qe kane te bejne me shkarkimet nuk jane zbatuar.
Aspekti i dyte lidhet me situaten e punes ne te tre HC. Rregullorja parashikon qe hidrocentralet te jene ne pune me kapacitet te plote. Edhe kjo nuk ka ndodhur.
2-Periudha Tetor-Shkurt me nivel te liqenit te Fierzes ndermjet kuotave 287m dhe 289 m absolute (288m dhe 290 m relative)
“Ne HC e Fierzes: Zakonisht shkarkuesit nuk hapen, por neqoftese prurjet jane te tilla qe brenda 2 diteve parashikohet qe niveli i liqenit te arrije kuoten 289 m absolute ( 290 m relative), Komisioni i Posacem duke u bazuar ne prurjet ne Fierze e Koman, ne nivelet e liqeneve te dy HC-ve si dhe ne te dhenat sinoptike, mund te vendose qe shkarkimi i plotave ne te tre HC-t te behet sipas rregullave te parashikuara ne 3 pikat kur niveli i liqenit te Fierzes eshte ne kuoten 289 m absolute (290 m relative)(shih me poshte)
Ne HC e Komanit: Kur niveli i liqenit te Fierzes ndodhet nen kuoten 288 m absolute (289 m relative), prurjet e Komanit shkarkohen sipas rregullave te pershkruara ne piken me siper.
Kur niveli i liqenit te Fierzes kalon kuoten 280 M absolute (289 M relative), zbatohen gjithashtu te gjitha rregullat e pikes se mesiperme, me perjashtm qe niveli i liqenit ne Koman ne kete kohe, nuk lejohet me te ngrihet deri ne kuoten 174 M absolute. Kuota e lejuar percaktohet nga niveli i liqenit te Fierzes dhe pikerisht per kuotat 288.20, 288.40 dhe 288.60 M absolute te liqenit te Fierzes, niveli ne liqenin e Komanit lejohet te ngrihet perkatesisht deri ne kuotat 173, 172, 171 M absolute. Per nivel te liqenit te Fierzes mbi kuoten 288.80 M absolute, niveli i liqenit te Komanit nuk lejohet te ngrihet mbi kuoten 170 M absolute.
Ne HC Vau i Dejes: ku niveli i liqenit te Fierzes kalon kuoten 287 M absolute (288 M relative), niveli i liqenit te Vaut te Dejes nuk lejohet te ngrihet mbi kuoten 74 M absolute. Neqoftese niveli ne Vau i Dejes eshte mbi kuoten 74 M absoluteai duhet te ulet deri ne kete kuote …
Koment: Ky nivel ne te tre HC, sipas ministrit Prifti eshte arritur rreth datave 24, 25 dhjetor. Dyshimi i madh eshte qe ky nivel ka ekzistuar edhe disa dite me heret. Ajo qe eshte e rendesishme mbetet ne faktin se Rregullorja kerkon domosdoshmerisht funksionimin e Komisionit te Posacem, nisjen e shkarkimeve te ujit me vendim te tij, pune ne kapacitet te plote te centraleve ne te tre HC-te.
Asnje prej ketyre tre kushteve nuk eshte plotesuar ne datat qe jep ministri per arritjen e ketyre kuotave dhe natyrisht asfare me heret.
3 – Periudha tetor – shkurt ne nivel te liqenit te Fierzes ne kuoten 289 m absolute (290 m relative).
Rasti i pare: kur prurja e Fierzes eshte me e vogel se 600 M3/sek shkarkimi i prurjeve te tre HC-ve behet si me poshte:
ne HC Fierze: niveli i liqenit mbahet ne kuoten 289 m absolute (290 m relative), duke shkarkuar po te jete nevoja, prurjen e tepert neper tunelin Nr.4 me hapje te pjeseshme ose me intervale. Per te zvogeluar shkarkimet, centrali duhet te punoje me fuqi sa me te madhe, por jo me pak se 300 m3/sek.
ne HC Koman: niveli i liqenit mbahet ne kuote jo me te larte se 170 M absolute. Per te mbajtur kete nivel, po te jete nevoja, hapet ne fillim tuneli nr 3 ne masen e nevojshme dhe ne qofte se prurja eshte me e madhe, edhe tuneli nr 4 deri ne hapje te plote te tij.
ne HC Vau i Dejes: niveli i liqenit mbahet ne kuote jo me te larte se 74 m absolute..
Rasti i dyte: Qe ne castin qe prurja e Fierzes kalon vleften 600 m3/sek derisa ajo te arrije vleften 1100 m3/sek… shkarkimi i prurjeve ne te tre HC-te behet si me poshte:
ne HC Fierze: niveli i liqenit mbahet ne kuoten 289 M absolute (290 M relative), duke shkarkuar prurjen e tepert neper tunelin nr. 4. Per te zvogeluar sa te jete e mundur shkarkimet nga tuneli, centrali duhet te punoje me fuqi sa me te madhe po duke leshuar jo me pak se 300 M3 / sek….
ne HC Koman: me te arritur prurja ne Fierze 600 m3/sek, niveli i liqenit te Komanit duhet te ulet mundesisht deri ne kuoten 166 m absolute, duke hapur menjehere tunelin nr. 3 plotesisht. Ne kete kohe fuqia e HC Koman duhet te jete sa me e madhe qe te jete e mundur, duke ulur ne minimum po te jete e nevojshme e HC te Vaut te Dejes dhe pastaj edhe fuqine e Fierzes. E gjithe ajo pjese e ujit qe shkarkohet nga Komani per te ulur nivelin e liqenit deri ne kuoten 166 m absolute duhet te mbahet ne liqenin e Vaut te Dejes, duke ngritur nivelin e tij nga kuota 74 m absolute ne kuoen 76 M absolute…..
ne HC Vau i Dejes: duhet te filloje ngritja e nivelit te liqenit nga kuota 74 m absolute, po qe nevoja, deri ne kuoten 76 m absolute, qysh ne castin qe ne HC Koman fillon ulja e nielit te liqenit sic parashikohet me siper….
Rasti i trete: Qe ne castin kur prurja ne HC Fierze, pasi ka qene mbi 600 m3 / sek po jo me shume se 1100 m3/sek, shkarkimi i prurjeve ne te tre HC-te behet si me poshte:
Ne HC Fierze: niveli i liqenit mbahet ne kuoten 289 m absolute (290 m relative), duke shkarkuar prurjen e tepert neper tunelin nr. 4. Per te zvogeluar sa te jete e mundur shkarkimet nga tuneli, centrali duhet te punoje me fuqi sa me te madhe.
Ne HC Koman: niveli i liqenit ngrihet deri ne kuoten 170 m absolute. Shkarkuesit, derisa te arrihet kuota 170 m absolute, jane te mbyllur, kurse centrali eshte mire te punoje me fuqi sa me te vogel duke rritur ne maksimum fuqine e Vaut te Dejes dhe ate te Fierzes.
Ne HC Vau i Dejes: niveli i liqenit ulet nga kuota 76 m absolute deri ne kuoten 74 m absolute….
Rasti i katert: Qe ne castin kur prurja ne HC Fierze kalon vleften 1100 m3/sek dhe derisa niveli i Fierzes te arrije kuoten 295.5 M absolute (296 M relative) ose derisa prurja te zbrese deri ne 500 m3/sek, pa e arritur kuoten 295.5 M absolute, shkarkimet e plotave ne te tre HC-te behet si me poshte:
Ne HC Fierze: nese niveli i liqenit te Komanit ndodhet nen kuoten 171 M absolute, tuneli nr 4 i Fierzes duhet te hapet plotesisht. Centrali duhe tte punoje me fuqi sa me te madhe pr te leshoje jo me pak se 300 m3/sek…. Tuneli nr.3 qendron i mbyllur derisa niveli i liqenit te arrije kuoten 295.50 M absolute (296.5 M relative). Niveli i lieqenit nuk duhet te ulet nen kuoten 289 M absolute…
Nese ne HC Koman ngrihet niveli i liqenit mbi kuoten 171 M absolute, tuneli nr 4 i Fierzes kufizohet ene menyre te tille qe ne Koman mundesisht te mos kalohet kuota 171 M absolute. Per kete qellim, po te jete nevoja, tuneli nr. 4 mbyllet plotesisht dhe prurja qe leshohet nga centrali ulet ne minimum por jo me shume se 100 m3/sek.
Kur prurjet ne Fierze jane ne zbritje, menyra e shkarkimit te tyre dhe e uljes se nivelit te liqenit deri ne kuoten 289 M absolute (290 M relative), nepermjet shkarkuesave apo vetem me anen e centralit, percaktohet nga Komisioni i Posacem, i cili per kete merr parasysh gjendjen hidrologjike ne pellgun e Drinit…..
Ne HC Koman: Me te arritur prurja ne Fierze 1100 m3/sek, ne Koman fillon ulja e nivelit te liqenit mundeisisht deri ne kuoten 160 M absolute………
Ne HC Vau i Dejes: Prurjet qe vijne duhet te kalohen tranzit me ane te shkarkuesave dhe te centralit per ta ruajtur kuoten e nivelit te liqenit.
Koment:Ne kete pike dhe ne rastin e kater posacerisht, kemi thuajse nje jave qe jemi! Ministri Prifti sapo deklaroi se gjendjen dhe kuotat e pikes 3, rasti i katert jane arritur ne daten 27 dhjetor. Natyrisht edhe sot. Por me date 27 Dhjetor nuk ka ndodhur asnje nga manovrat e parapare ne nenet e mesiperm, as ato sa i perket shkarkimeve, as ato qe i perkasin gjendjes se punes me fuqi maksimale ne te tre HC-et.
I pyetur sot nga media per arsyen perse KESH nuk nisi qe ne date 26 Dhjetor punen me kapacitet maksimal edhe ne Fierze, Drejtori i KESH ju pergjigj se vetem ne Janar 2010 kishin mundur te realizonin kontrata te shitjes se energjise permes eksportit! Kjo konfirmohet edhe nga niveli tejet i ulet i prodhimit ne vend te energjise ne Dhjetor por edhe nga niveli i larte i importit te energjise detyruar per CEZ-OSH, te trendit te 7-8 mln kwh energji ne dite. Mospasja e kontratave te eksportit nuk eshte argument nga KESH i cili energjine e prodhuar nga HC-et mund tia shiste ketu CEZ-OSSH.
Ne fakt e gjitha konfirmon disa fakte tashme: KESH nuk zbatuar Rregulloren per piken 3, vecmas rastin kater; KESH ka menduar per biznes kur gjendja edhe sipas parashikimeve te motit po perkeqesohej;
Ky eshte shkaku qe, te pakten, prej dates 26 Dhjetor KESH ka operuar ne HC ne kushte pa ligjshmerie, te qellimta biznesi e perfitimi, duke sjelle si pasoje permbytjen masive qe vijon prej 9 ditesh!!!!