Përgatiti Eduard M. Dilo
Ne nje bisede qe kisha pase ne telefon me Znj. Lume M. Juka, kisha marre ne shenim ne nje fletore çfare me kishte thene, te cilen e gjeta papritmas dhe me duket interesante ta percjell ketu. Uroj qe dhe lexuesit t’i duket aq interesante siç me duket dhe mua.
Zonja Lume me tha:
“Mbasi lexova krejt rastesisht “Shpetimi”*, aty ne Shkodren qe e due fort, tuj sodit Kalane e bukur te Rozafes, heret ne mengjez, ku dielli sapo kish fillu me i perkedhel krenet e saj, Kala e cila ka nje histori sa prekese aq dhe kuptimplote(e veçante kjo jo vetem ne Ballkan, por dhe me gjere), ne bllokun e shenimeve, qe shpesh e kam te pa ndare, me nje laps te vogel, e mbushun plot emocione nisa te shkruaj:
LUME M. JUKA
R O Z A F A
Tre vllazen punojshin, ndertojshin nji kala
Ishin fort t’merzitun, s’dijshin çka me ba ma;
Çka u ndertonte dites, naten u zhgatrronte,
E n’e nesre puna prap u rifillonte.S’bashku, tre vllaznit nji njeri t’dijshem kerkuen;
E gjeten-dhe me vemendje ate e ndigjuen:
“NE SE DISHIRONI KET KALA N’KAMBE ME E ÇUE
NJI GRUE NE MURET E SAJA DUHET M’E FLIJUE”Keshtu foli dijetari, dale nga dale,
Me dhimbje fort te madhe, por pa u ndale.
Ne mbramje, vllaznit u kshilluen e lidhen bese:
“NUSJA QE DO T’SJELLE BUKËN NESER N’MUR TE MBESE”Dy te mdhajt, mjerisht besen e tradhetuen…
E grave te tyne, gjithçka i diftuen.
Nuses se vogel, ROZAFES, m’u flijue i takoi,
Dhe ajo me vetmohim kete e pranoi.Fale tejet, Rozafa, kjo kala asht çue,
E gjithnji – gjate shekujsh – vazhdon me jetue,
Ty t’kujtojme gjithmone me mirënjohje e krenari
Jo vetem Shkodra e jote por mbare kjo Shqipni.Vetë-flijimi per nji ideal kurr s’shkon kot,
Keshtu ka kene perhere, Keshtu asht edhe sot.Shkoder, 24 Shtator 2004
————————————
*S H P Ë T I M I
Dino Buxati
Shkruaj, te lutem! Te pakten dy rreshta, edhe nese shpirti eshte i trazuar dhe nervat nuk mbajne me. Por çdo dite. Me dhembet te shternguara, qofte edhe dokrra pa pike kuptimi, mjaft te shkruash.
Te shkruash eshte nje nder iluzionet tona nga me qesharaket dhe me patetiket.
Kujtojme se ç’bejme tek shkarravitim rreshta, qe prerdridhen te zinje mbi letren e bardhe.
Sidoqofte, ky eshte zanati yt, qe nuk e zgjodhe vete, por ta solli fati, vetem kjo eshte porta
nga e cila ti, mbase, do te mund te gjesh shpetim. Shkruaj, shkruaj.
Ne fund te fundit, mes tonelatash letre per t’u hedhur, nje rresht do te mund te shpetoje.
(NDOSHTA).
_________________________________
Shënim: Redaksise së gazetes Shkodra
Ju uroj shendet dhe gjithe te mirat. Suksese dhe mbaresi ne punen tuaj fisnike.
Po ju dergoj nje material, qe ne se e shifni te aresyeshme, botojeni ne gazeten tuaj.
Pershendetje dhe gjithe te mirat,
Me respekt Eduard M. Dilo
Bashkangjitur kini dhe fotografine e Zonjes Lume M. Juka