“ROLI HISTORIK I LDK-SË NË NDRYSHIMIN E KONCEPTEVE POLITIKE”

0
35

LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS
LDK – NËNDEGA NË ST. GALLEN

Ftesë

Për pjesëmarrje në Konferencë

Kanë kaluar 23 vjet, që kur LDK krijoi nëndegën e vet në qytetin St. Gallen – Zvicër. Në kuadër të këtij përvjetori do të mbahet “Konferencë Njëditore”, me temën:

“ROLI HISTORIK I LDK-SË NË NDRYSHIMIN E KONCEPTEVE POLITIKE”

Me tema të caktuara janë paraqitur:
1. Shefqet Dibrani: “Roli historik i LDK-së në ndryshimin e koncepteve politike”.
2. Sallah Januzi: “Në vitin 1990, kanë nisur proceset e integrimeve demokratike”.
3. Hajdar Sadrija: “LDK-ja e bëri ndryshimin e konceptit politik”.
4. Zize Pepshi: “Roli i gruas në shoqëri”.
5. Jusuf Demaj: “Angazhimi ynë për Kosovën ishte i shenjtë”.
6. Nazmi Peci: “Roli historik i LDK-së, në ngritjen e vetëdijes shtetërore”.
7. Shaban Bajrami: Shoqata “GURI I ZI” vatër e shqiptarizmit.
8. Donikë Gërvalla: “Vizioni i LDK-së në Vitin 2020”.
9. Haki Latifi: “Strategjia e Degës së LDK-së në Zvicër për të ardhmen”.
10. Shefqet Dibrani: “Për një reformë rrënjësore”.

Në konferencë janë të ftuar Kryesia e LDK-së në Prishtinë, Kryesia e LDK-së në Zvicër, përfaqësuesit diplomatik të Kosovës dhe Shqipërisë, Redaksitë e gazetave “Bota sot” dhe “Zëri”, si dhe mjetet e tjera të informimit publik, veprimtar dhe aktivist të shumtë, madje edhe për të folur kanë qenë të ftuar edhe përfaqësuesit e subjekteve të tjera që veprojnë në këtë Kanton.
Pjesëmarrja është e lirë. Andaj ftohen të gjithë bashkatdhetarët që të jenë pjesë e këtij aktiviteti.

Konferenca do të mbahet: E diel, 2 qershor 2013, (duke filluar nga ora 13:00).

Adresa: Restaurant “Adler”, St. Georgen-Strasse 84. 9000 St. Gallen.
Për informata shtesë në Nat. 079 488 80 46 (Sh. Dibrani).