Fathima Rifqa Bary ish-Myslimania e kërcënueme me vdekje nga i ati – në SHBA

0
32

 http://www.youtube.com/watch?v=toUNS4VPf2Q&feature=player_embedded

Dëgjojeni me vëmendje. Shikojeni këtë filmim. Të copton zemren, dhe asht thjeshtë realitet.
Riqfa Bari asht një shtatëmbëdhjetëvjeçare që jeton në Amerikë. Vjen prej një familjeje islamike praktikuese, kurse ajo asht kthye në e Krishtenë. Sa e mori vesht këte, i ati e ka kërcënue me vdekje. Vajza ka ikë nga shtëpia dhe ka shkue sa ma larg ka qenë e mundun, në Florida, tek miq që kishte njohë nëpërmjet Internetit. Prej atje, ka shkue pranë një çifti pastorësh ku edhe asht regjistrue kjo intervistë.

Në vijim po ju sjell transkriptimin e plotë të bisedës.

RIQFA BARI: Ja, unë jam e Krishtenë, prindët e mi janë Musulmanë. Janë ekstremisht të devotshëm. E nuk duhet të dinë për fenë time – po tashma ata e dinë. Më kanë kërcënue të më vrasin. Nuk e di nëse ke dëgjue për vrasjen për nder … Ju nuk i kuptoni. Islami asht ma ndrysh nga sa e mendoni. Ata duhet të më vrasin. Gjaku im tashti asht “hallall”, që do të thotë se, për faktin që unë jam e Krishtenë, dhe vi nga një mjedis Musulman, asht nder të më vrasin. Nëse duen Allahun ma shumë se mue, duhet ta bajnë këte. E unë po luftoj për të shpëtue jeten time, po ju nuk e kuptoni. Jo, nuk kuptoni.

PYETJE: Çfarë të ka thanë yt atë?
RB: Ka thanë se do të më vriste. Ose të më kthejë në Sri Lanka e të më fusin në një çmendinë …
Kam ikë nga shtëpia. U kam shkrue një letër prindëve, u kam thanë se kundërshtoj të rimohoj Jezusin e se Ai asht Shpëtimtari im dhe lutem që edhe ju të gjeni faljen e Tij e se i due te dy shumë. Unë u kam shkrue kështu, po ata nuk ia kanë tregue letren time policisë. Duen që të kthehem në shtëpi, po unë nuk mund të kthehem ma në Ohio, e ju nuk e kuptoni këte. Ai komunitet asht si ……. – do të vdisja mbrenda javës. Jeta ime asht në rrezik. Im atë më ka kërcënue. Isha e gatëshme të vdisja, kjo ishte ideja ime, që të bahesha një martire e Krishtit, e kështu le të bahet! Por Jezusi më dërgoi tjetërkund me mëshirën e Tij. Kam udhëtue me autobuz per 27, 30 orë, për të arrijtë këtu. Po po, ka qenë dora e Zotit që më ka mbrojtë gjatë gjithë kohës. E unë po luftoj për jeten, prandja lutjet e mia Jezusi i ka çmue. Nuk e dija ma parë këte – sot asht ditëlindja ime, e mundem edhe të vdes, nuk di çfarë do të ndodhë me vetë jetën time.

P: A mund të më thuesh përse ike?
RB: Më kishte kërcënue im atë. Kur e zbuloi im atë – kisha një Facebook, aty e zbuloi ai – telefonatat nga komuniteti Musuliman kanë arrijtë menjëhrë bashkë ma disa telefonata që më akuzonin. Kisha një kompjuter laptop e ai e mori dhe desh te me gjuente me të për të më goditë, ndërsa thonte, “Nëse ke Jezusin në zemren tande, për mue ke vdekë. Ti nuk je ma ime bijë. Unë nuk i përgjigjesha e atëherë ai më tha: “Do të të vras. Më thuej të vërtetën.” M’u drejtue me këto fjalë të këqija, fjalë të tmerrshme. E kuptova se duhej të largohesha.

Mbas rreth dy javësh i thashë tim eti se do ta ndiqja … se do të filloja ta studjoja ma mirë Islamin. Due të them, më asht dashtë të fshihja Biblen time për vite me radhë, tue shkue jashtë që të lutesha. Kur flinte im atë, unë dilja që të lutesha. Jam përfshi në grupe Kristiane lutjesh, por gjithmonë tue pasë frikë për jeten time. Dhe ja kur ardhi ajo ditë që të ballafaqohesha me tim atë. Babes pra i thashe se do ta studjoja Islamin, jo se do ta ndiqja ate.

Atëherë më ka dhanë mësim mbas mësimi me shpresë se unë do t’i kthehesha atij, por asgja nuk hynte në mendjen time, sepse unë jam ndjekse e Zotit tonë, Jezusit, Jezusit të vërtetë, Atij të gjallit përherë! Por rreth mbas dy javësh të tjera im atë më gjet një libër të Krishtenë e kështu mori fund gjithçka për mue. Duhej të largohesha.

P: Si arrijte në Florida?
RB: Këtu? Mbas asaj që ndodhi atë natë, duhej të ikja. E kështu u largova një të shtundë natën. Ishte e shtundë? Po po, e shtundë ishte. Po atë mëngjes kam shkue tek shtëpia e një mikeje. I kërkova, iu luta të më çonte në Kishë. Kisha nevojë të lutesha, kisha nevojë të kërkoja ndihmen e Jezusit, që të kuptoja ma shumë se ç’duhej të baja. E kështu, gjithë ditën e ditës, deri në darkë vonë jam lutë e jam lutë, kurse naten jam kthye në shtëpinë e mikpritëses sime.

Pastaj kam ikë. Kam ba autostop makinave deri sa kam arrijtë tek një stacion autobuzash dhe kam pre një biletë për në Florida për tek disa miq që i kisha njohë gjatë një shërbimi lutjesh në Facebook. Zgjodha Floriden sepse asht vendi ma i largët nga Ohio – ju nuk e kuptoni se po të kisha ngelë në Ohio, këtë çast nuk do të isha gjallë. . Po ja qe jam në jete, ia dola m’anë. I kam thirrë nga autobuzi. Në autobuz kishte njerëz të mirë, të cilëve u kam tregue; ata më dhanë celularët e tyne që t’i përdorja.

P: A ka pasë ndonjë rast vrasjeje në familjen tande? Ka pa ndonjëherë gjana të tilla?
RB: Nuk jam e sigurtë, por në 150 brez të familjes sime, asnjeni nuk e ka ndeshë kurrë Jezusin. Unë jam e para. Merrnje me mend ç’nder do të ishte për ta po të më vrisnin. Do të ishin shumë të nderuem. Sepse, sepse nëse duen ma shumë Allahun se sa mue, duhet të më vrasin. Asht e shkrueme në Kuran. Po ti a mundesh ta bash këte, per shembull, t’ua baash të dijtun atyne këte (ban shej dikujt jashtë ekranit, që thotë diçka të papërceptueshme]. Do të ta spjegoj pak nnga pak. Duhet të më vrasin. Thjehstë duhet ta bajnë këte. Ose më vrasin, ose më dërgojnë në Sri Lanka. Atje asht një çmendinë ku fusin njerëzit si unë, sikur të mendonin se unë jam e çmendun.

P: Mendon se kjo mund të ndodhë vërtetë, apo asht vetëm një kërcënim?
RB: Ka qindra raste si i imi. Amina e Sarah, janë detyrue të kthehen në shtëpi. Janë vra prej babës tyne! Këta nuk janë kërcënime! Këto janë realitet! Kjo asht e vërteta! Sa raste të tjera doni që të ndodhin? Rastet nuk kanë fund. Unë jan njeni prej qindrave. Ata duhet të na vrasin. Por ju këte nuk arrini ta kuptoni. Nuk di çfarë të them tjetër, por ata duhet të na vrasin. Nëse doni prova, ka qindra raste të tjera që konfirmojnë historinë time. Edhe miqtë e mi e njerëzit e qytetit tim e dinin se ata doi të më vrisnin. Vellaj im e dinte për fenë që kisha përqafue e nuk i ka thanë babës. E dini përse, simbas jush? Sepse merrte me mend rrjedhojat. Po, ai i dinte rrjedhojat!

P: Çfarë do të bash tashti?
RB: Due të rri me këta. Due të jem e lirë nga prindët e mi. Due të jem e lirë. Due të adhuroj Jezusin. Due të shkoj në Kishë të Djelave e të lexoj Biblen time e të shoh Jezusin të gjallë, sa herë të due. Ju flisni për liri besimi? Jo! Unë nuk e kam ate. Due të rri këtu. Due të jem e lirë e të adhuroj Jezusin. Nuk due të vdes.
—-
Aktualisht asht në proces një betejë ligjore për tutelen ndaj vajzës, çka asht e komplikueme për shkak të moshës së saj prej të mitune sidhe për shkak të kërcënmimeve me vdekje që ka marrë, sepse sistemi ligjor ashtu edhe mendesia kolektive nuk njohin rrezikun që vjen prej fesë Islamike, kërcënime që nuk mund të provohen – janë thjeshtë fjalë të njenes palë kundër tjetres.