Rini kafenesh

0
59

Nga Joana Dervishi, 4 Prill 2012

Ndodhem diku ne nje kafene te kendshme te ish Bllokut. Ne fakt me shume se e kendshme do thoja rinore, sepse siç dihet ku ka rini, ka me shumice edhe bukuri. Ajo qe po me ben pershtypje sot çuditerisht nuk qenka aspak shija e kafese apo muzika qe po me shoqeron gjate ketij qendrimi ashtu siç ndodh rendom kur vij ketu. Sot vemendja ime i eshte bashkangjitur te rinjve njesoj si mua, studenteve tiranas apo ngado qofshin ata me te cilet na lidh mosha, pasioni per jeten dhe deshira per t’u shkolluar.

Te rinjve, te cilet presin te filloje ora e mesimit nderkohe qe orvaten me ore te tera pa kuptim duke diskutuar rreth aktiviteteve te dites, te cilat une mire e di qe s’jane te shumta, per mos thene jane shume te pakta… E shpesh here nuk mund te quhen as aktivitete. Ata hyjne e dalin nga kafeneja me nje “nur” thjeshte fasade. Me nje entuziazem deri diku te shtirur, apo dhe ne mos qofte i shtirur eshte entuziazem pa arsye!

S’kane arsye per te qene entuziastë, por kane 1001 arsye per te qene te merzitur, kane 1001 strese, 1001 deshira e pasione, por te mbetura te mbyllura ne sirtar, 1001 mosmarreveshje mes brezash te djegur e 1001 qellime e synime per ta ndryshuar sado pak kete vend ku jetojne, por qe fatkeqesisht kafeneja nuk ua zgjidh dot. Hedh rastesisht nje veshtrim kuturu nga xhami ndares i kesaj kafeneje dhe teksa syte me vriten nga dielli i mesdites, nuk çuditem aspak sesi ne pjesen e jashtme te lokalit femijet e vegjel rome zgjasin duart e tyre te vogla e te mavijosura drejt te rinjve qe kthejne filxhanin e kafese tërë përtese e delikatese, duke pritur qe ora e pushimit te mbaroje e te rifillojne serish mesimin, ato duar te vogla te cilat refuzohen tutje me shperfillje ashtu si tek Migjeni dhe menefregizmi i te rinjve ashtu sikurse i imi mbizoteron me botekuptimin “Zoti te dhashte”.

Madje per nje çast gati-gati te nervozojne pasi egoizmi yne dhe rutina me te cilen ndodhin gjerat na ben te mendojme qe kur s’pati meshire Ati yne per keta vogelushe te vegjel e te pambrojtur, pse duhet te kemi ne?

Por zeri yne i brendshem na peshperit duke na ndergjegjesuar qe a mund te lejojme ne, ne shekullin e 21-te qe probleme sociale te ketilla t’i lejme ne dore te krijuesit tone?!

E teksa i bej kete pyetje vetes me mundon fakti qe s’jam e afte t’i kthej nje pergjigje te sinqerte… e fundja ç’pergjigje t’i kthej? T’i them qe s’kemi nje shtet te afte? T’i them qe zemrat e pushtetareve tane jane te hekurta, jo nga trimeria por nga ligesia? Jo… S’me pelqen t’ia rikujtoj më vetes kete realitet te dhimbshem, e aspak njerezor, s’dua ta hidheroj edhe me kete kafe qe po pij shume qetesisht dhe rutinisht…

Mbeshtes koken tek dora ime e djathte krejt instiktivisht dhe nje re e ashper duhani me perplaset dhunshem ne fytyre. Per nje çast me vjen te vej buzen ne gaz e te qesh me ironi, kur ne fakt nuk eshte aspak per te qeshur, madje kur e mendoj se si deshtoi ligji anti-duhan me vjen te qaj!

Jam e rrethuar nga bashkemoshatare dhe rendomte ashtu vetetimthi nuk arrij per nje çast te dalloj e te perceptoj ndryshimin ndermjet atyre qe jane gjysherit tane, moshes trete, te cilet ulen ne ndonje kafene kur jane duke pritur pensionet e tyre qesharake, me te cilin nuk u del as per barna, dhe ne rinise, te cilet endemi pertacisht neper udhekryqet e jetes me diploma, mastera e madje doktoratura neper xhepa, por qe ky shtet s’po na jep kurre mundesine per t’i vene ne praktike gjithe keto vite te gjate e te mundimshem teorish.

Pikerisht ne kete kafene ku dhe jam ulur shtruar e ku jam duke medituar, banakieri ka nje diplome ne ekonomi dhe kamarieri i shkathet e fytyreqeshur ka studiuar 4 vite rresht juridik. Une e di qe te sherbesh eshte fisnike. Zoti, thone hebrenjte, eshte dhe sherbetori yne i pare. Por t’i sherbesh asaj per ç’ka ti ke studiuar dhe investuar, asaj ç’ka ti do ta besh profesion te mirefillte, asaj ç’ka ke deshiruar dhe enderruar gjithnje, asaj ç’ka ti mund ta besh me zell e pa lodhje çdo dite, asaj te ciles i ke qendruar besnik me fanatizem e ndershmeri dhe jo thjesht nje profesioni qe ti e ben nga halli dhe nuk ke aspak deshire ta çosh deri ne fund dhe shtyn ditet egersisht ne pritje te se dieles.

Ky djalosh ka mbaruar ekselent juridikun, duhet t’i sherbeje ligjit, shtetit dhe jo ne nje kafene.

Ashtu sikurse nje student qe i eshte perkushtuar mjekesise nuk mund te marre rolin e nje farmacisti, apo fare mire nje stomatolog te bej punen e laborantit se ndryshe ç’kuptim ka te specializohemi ne lende dhe profesione perkatese?!

Interesant deri ne pesimizem ka filluar te me duket edhe fakti qe ne shume kafene te Tiranes kane futur libra, sikur te ishin thjesht aksesore per t’i dhene kafenese nje detaj me shume. Pikerisht librat luajne tashme rolin e figuranteve. Ata qendrojne aty te ngrire, te pashfletuar, te shperfillur deri diku te trishte, pasi edhe ne vendndodhje i kane lene te fshehur pas kompjuterit te lokalit, ku dhe ai sherben thjesht si nje leshues muzike dhe asgje me shume…

I hedh shkarazi nje veshtrim ores, ferkoj syte gati me habi dhe me vjen te qesh me veten time.

Kane kaluar plot dy ore dhe une jam marre me ate ç’ka bejne te tjeret rreth e rrotull meje!

Me mire po brof ne kembe e po çohem te iki e te rrok nje liber. S’me pelqen te perkufizohem me “Rini kafenesh”.