Para disa ditësh qarkulloi nëpër rrjetet sociale dhe televizionet shqiptare një deklaratë e fortë e ministrit Erjon Veliaj ku akuzonte në Parlament Sali Berishën si “dhëndërr serbie” dhe ku Veliaj shprehej se “nuk e kam ulur unë në qeveri Fazllicin”. Veliaj fort i fyer gjithashtu shprehej se “nacionalist dy lekësh je ti Sali Berisha, pse nuk e bëre për tetë vjet interkonjeksionin me Kosovën?”, duke ju referuar kontratës së saponënshkruar nga qeveria Rama për të realizuar pikërisht këtë lidhje të rëndësishme. Jo vetëm aq, por media pranë qeverisë fliste se kjo do t’a shkëpuste Shqipërinë nga sfera energjitike e Serbisë në të cilën sic do thonin deputetet Brace dhe Balla “e ka futur Sali Berisha dhe miku i tij Fazllic”.
Asokohe, përtej mosbesueshmërisë së lajmëtarëve, ne ashtu si edhe shumë të tjerë menduam se deklarata e Veliajt ishte një sinjal kurajoje e qeverisë së re për të luftuar korrupsionin dhe për të mbajtur larg interesat serbe, për të cilat kur ishte në opozitë vjollcët me të drejtë akuzonin Berishën.
Mirëpo, ashtu si shumë të tjera, edhe kjo doli vetëm një pufkë mediatike. Sic mund t’a shihni më poshtë nga deklarata e shoqërisë ENERGOINVEST, një nga kompanitë e lidhura me Fazllicin, është pikërisht ajo që ka “fituar” tenderin e interkonjeksionit me Kosovën. Nga pikëpamja e strategjisë politike kjo është një lëvizje gjeniale sepse Sali Berisha nuk mund të protestojë për një tender që i është dhënë “mikut të tij Fazllic”. Në fakt, lukunia e lehësve me letër të shkruar të Berisha-Bashës nuk është ndjerë për këtë shfaqje hipokrizie e gënjeshtarie. As një armik i përbetuar i Fazllicit si Mero Baze, nuk është ndjerë për këtë maskarallëk.
Njihej tendenca e ministrit Veliaj për të tjetërsuar, mashtruar dhe luajtur me faktet për arsye politike. Të gjithëve na kujtohet se si mashtroi “të gjorën” eurodeputete Tanja Fajon të cilës i tha se “Griseldën e rrëmbyen pushtetarët e Sali Berishës”. Por rikthimi në lojë i Fazllicit nga dritarja është një fakt që flet shumë për mungesën e dallimit midis palëve të parisë së Tiranës. Kjo lloj sjellje na kujton filmin e mirënjohur me aktorët Tom Kruz dhe Pol Njuman “Ngjyra e parasë”. Paria nuk është gjë tjetër vetëm se një pjesë e degjeneruar e shoqërisë në kërkim të ethshëm të parasë.
Shënim – pas sugjerimit të disa lexuesve po shtojmë disa nga burimet më poshtë.
Ja lidhjet që tregojnë marrëdhënien e Fazllicit me ENERGOINVEST.
http://www.index.hr/vijesti/clanak/damir-fazlic–balkanski-meyer-lansky/421601.aspx
http://www.gazetatema.net/web/2012/04/18/firma-boshnjake-drejtohet-nga-cengicet-atyre-qe-berisha-i-dhuronte-arme-dikur/
Ja deklarata e Energoinvest.
ENERGOINVEST
23. 12. 2013. – The contract for work in Albania worth nearly 29 million Euros signed The contract worth nearly 29 million Euros between Energoinvest Sarajevo and Electricity Transmission Company of Albania (OST) was signed during the weekend in Prizren (Kosovo). This contract is related to the construction of the transmission lines of 400 kV from Tirana to Morina. In addition to the delegation of signatories, led by the Energoinvest General Manager Enes Cengic and OST Albania Manager, Engjëll Zeqo, a signing ceremony was also attended by Fadil Ismajli, the Minister of Economic Development of Kosovo, Damian Gjiknuri, the Minister of Energy and Industry of Albania, Naim Bejtullahu, the Manager of the Power Transmission Company of Kosovo and representatives of the German Development Bank (KfW), which also finances this project.
The construction of the transmission line network between Tirana and Morina will greatly strengthen the electricity network of Albania, Kosovo and the whole region. It is interesting that Prizren has been chosen as the place to sign the contract because of its historical role in order to remind of the struggle of the Balkan peoples against the policy of imperial powers for their own national state. The regional cooperation on this project shows that joint works can certainly be implemented together in Southeast Europe and bring out the best in the regional companies for the needs of economies of these countries, where Energoinvest has built its reputation for decades.
General Manager Cengic said, among other things, at the signing ceremony: “We in the region must be more active. Only if we in this way observe a new chance and circumstances imposed we can gain particular benefits for our economies and citizens. We have not used regional cooperation and awarded projects and offered opportunities, especially now as Croatia joined the EU and Slovenia did the same before. There are many opportunities for regional cooperation and it is only up to us whether we use them, including the withdrawal of special IPA funds, which we also did not use in the right way. The regional economic development is an essential example of integration and progress, and these contracts in Albania in Kosovo confirm that we can successfully implement the most demanding projects in the interest of our economies and countries.”
The importance of policy following the economy is emphasized and that regional development policies should be defined accordingly, which would offer a solution enabling all countries to realize their potential and seize the opportunities for sustainable development and prosperity of their citizens. The Southeast Europe countries and the Balkans are small and medium size countries that can effectively develop by involving in regional economic integrations. Energoinvest will implement this project as a turn-key project, which means that our company carries out the design, equipment procurement, delivery, construction works, testing and commissioning of the transmission lines. The deadline to implement the project is 24 months.
This is not the first project that our company implements in Albania. In fact, in January of this year we contracted the construction of 110 kV transmission line and reconstruction of five substations (South Albania/Lot 2) for the same customer, worth about 30 million euro, which means that only in Albania Energoinvest has contracted works worth nearly 60 million euro. By winning projects like this one in Albania Energoinvest shows that it has the potential and the chance to develop into a modern company, regardless of the fierce competition in the global market.
Interkonjeksioni i linjës Shqipëri-Kosovë, Gjiknuri: Kompania e Fazlliç? Procedura me konsulencën e KfW
Ministria e Energjetikës sqaron zgjedhjen e kompanisë boshnjake “Energoinvest” me aksioner edhe Damir Fazlliç për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 kV mes Shqipërisë dhe Kosovës. Përmes një njoftimi për mediat, Ministria sqaron se selektimi dhe përzgjedhja, deri në ofertën teknike është kryer nga drejtuesit e OST-së dhe konsulentët e bankës KfW, gjatë qeverisjes së Sali Berisha. Gjithashtu Ministria sqaron se gjithë procedura është ndjekur dhe zhvilluar nën konsulencën e bankës gjermane e cila ka certifikuar procesin deri në firmosjen e kontratës më 12 dhjetor 2013.
Sqarimi i plotë i Ministrisë së Energjitikës
Duke marrë shkas nga disa publikime të fundit në media rreth linjës së interkonjeksionit 400 kV mes Shqipërisë dhe Kosovës, Ministria e Energjisë dhe Industrisë sqaron sa më poshtë:
Projekti i ndërtimit të linjës së tensionit të lartë 400 kV Kosovë-Shqipëri, është i ndarë në dy LOT-e. LOT1 përfshin ndërtimin e linjës interkonjeksionit e cila lidh nënstacionet NS Kosova B (Kosovë) dhe NS Tirana 2 (Shqipëri) me një gjatësi totale prej 241.5 km. Ndërsa LOT2 përfshin ndërtimin dhe instalimin e pajisjeve të tensionit të lartë në këto nënstacione, si dhe infrastrukturën e nevojshme për ofrimin e shërbimeve të rregullimit sekondar (frekuencë – fuqi), në mes të Operatorit të Sistemit, Transmetimit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë (OST).
Kompania kroate “Dalekovod” do të ndërtojë linjën në pjesën e Kosovës ndërsa kompania nga Bosnje Hercegovina “Energoinvest” (me pjesën kryesore të kapitalit shtetëror) do të realizojë ndërtimin në pjesën e Shqipërisë.
Ministria e Energjisë dhe Industrisë sqaron se pas periudhës së zvarritjes dy vjeçare nga qeveria e Shqipërisë, amendimi i kontratës së konsulencës për procedurën e ritenderimit është kryer më 4 shkurt 2013. Njoftimi për procedurën e re të tenderimit për këtë projekt u krye më 20 mars të vitit 2013.
Më 11 qershor 2013 është kryer hapja e procedurës së tenderimit, marrja e ofertave dhe hapja e zarfit të postkualifikimit.
Më 9 gusht 2013 është bërë hapja e ofertës teknike ku është kryer edhe skualifikimi i disa ofertave, duke bërë që më 1 nëntor 2013 (kur u hap oferta financiare) të kishte mbetur vetëm kompania Energoinvest. Më 12 dhjetor 2013 është kryer firmosja e kontratës për Lot 1 me Energoinvest.
Selektimi dhe përzgjedhja, deri në ofertën teknike është kryer nga drejtuesit e OST-së dhe konsulentët e bankës KfW, gjatë qeverisjes së shkuar. E gjithë procedura është ndjekur dhe zhvilluar nën konsulencën e bankës gjermane e cila ka certifikuar procesin deri në firmosjen e kontratës më 12 dhjetor 2013.
Ndërtimi i linjës së interkonjeksionit të tensionit të lartë 400kV Kosovë-Shqipëri do të ndikojë në optimizimin e dy sistemeve, ngritjen e kapaciteteve transmetuese, si dhe ngritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së sistemeve elektroenergjetike të Kosovës dhe Shqipërisë, dhe po ashtu do të ndikojë në zhvillimin e tregut të të dy vendeve si dhe tregut rajonal të energjisë elektrike.