I talentuari i këngës dhe arteve të muzikës
Shkruan Xhafer Leci
Rilind Dibrani një student i vyeshëm, i cili është duke ndjekur mësimet në Akademinë e arteve në Shtutgard të Gjermanisë, gjithnjë e më shumë me pjesëmarrjen e tij në programet e organizimeve nëpër festat tona kombëtare, sportive etj. Ai është prezent edhe në shfaqjet teatrale gjermane, pran publikut ku talenti i tij është duke u treguar i suksesshëm.
Akademia e Shtutgardit është një institucion arsimor për të rinj dhe të rriturit, që ka krijuar mundësi dhe kushte unike që të studentët të angazhohen në muzikë, valle, këngë, dhe teatrot e artit skenik. Këtu zhvillohen aktivitete të ndryshme që inkurajojnë studentë të zbulojnë aftësitë e tyre individuale me qëllim të ndërtimit profesional në fushën e artit dhe kulturës përkatëse.
Rilind Dibrani në pamje me grupin e studentëve në degët të ndryshme të aktrimit, muzikës dhe këngës që dhanë një shfaqje teatrale në objektet e Akademisë.
Kjo Akademi ka një personel të shkëlqyer me kuadro dhe ligjërues profesionale dhe me përvojë ish-artistë, koreografë, këngëtarë ose muzikantë me kualifikime të larta.
– Studentët e Akademisë së Shtutgardit, përgatitjen e tyre kanë si obligim, që të kenë qasjen metodike edhe praktike ndaj lëmive në fushën e muzikës, valles, dramës, filmit dhe televizionit. Ky objekt hapësinor ka në vete edhe zhanrin e muzikës dhe këngës siç cekem edhe ma lartë. Më shumë se 600 metra katrore ju ofron studentëve për shfaqje teatrale dhe programeve të tyre në këtë Akademi. Kjo Akademi, me tingujt muzikal dhe të këngës si art në vete ka tërhequr edhe të riun student i kësaj Akademie, Rilind Dibranin që po përgatitet si pedagog i muzikës, konkretisht studiues i Pianos dhe këngës.
Rilindi si fëmijë ishte i dhënë pas muzikës artit dhe filmit. Në ndonjë shfaqje televizive gjithnjë mbeste duke e i përcjellë me kureshtja interpretimet e tyre. Po ashtu edhe këngëtarët me famë botërore qe ishin hitet e botës i ndiqte ma me ëndje… Deri në orët e vona rrinte i zgjuar për t’i përcjellë koncertet apo shfaqjet e festivaleve. Emisionet në përzgjedhjen e talentëve të rinj që mbante Dieter Bohlen në Gjermani e tërhiqnin ma së tepërmi . Pos, mësimit në gjimnaz që e ndiqte ai ushtronte edhe pianon si pasion instinktivisht dashurinë e shprehte ndaj këngës . Ai mësoj shumë këngë në gjuhën angleze.
Pa njoftimin e prindërve një ditë kishte konkurruar në këtë shou artistik mbi zbulimin e talentëve të rinj. Provat ishin në qytetin e Shtutgardit, konkurrent ishin shumë të rinj dhe të reja. Në këto takime ishin përfshirë ata ma të mirët si kandidat. Rilindi u prezantuar në moshën 14 vjeçare. Me të mësuar juria për moshën e tij të re e refuzuan që nuk ishte i rritur t’i hyje një gare të tillë, sipas ligjeve dhe kushteve ne konkurs. Mosha ishte e preferuar 16 vjeçar, sipas rregullave që kishte konkursi për zbulimin e talentëve të rinj.
Pikërisht pas mbarimit të gjimnazit ai përzgjodhi shkollën e muzikës, pianon ta studioj si instrument dhe këngën pa e ndarë. Pianon e ka ushtruar që disa vite. Me kalimin e kohës në vitin 2013 i erdhi koha ta përzgjedh profesionin e lartë. Ëndrra e tij ishte kënga dhe muzika nga e cila , pos Akademisë se Arteve në Shtutgart, nuk i la përshtypje asnjëra. Me rastin e paraqitjes se tij në provat pranuese ishte me rezultat pozitiv menjëherë, me çka edhe e përfitoj të drejtën e mësimeve në degën muzikës. Këngëtari dhe pianisti i ri Rilind Dibrani me këngën dhe ekzekutimin e pianos u paraqitë në disa shfaqje pran publikut gjerman, bashkërisht me studentët tjerë, por edhe pranë publikut shqiptar. Talenti i tij është shumë i afërt i dashur dhe i përkëdhelur edhe nga ligjëruesit dhe shokë.
Një takim i festimeve që u mbajt me 23.11.2013 në Kirchheim-Teck, në të cilin u tubuan me qindra bashkatdhetar për të kaluar një ditë festive të gëzuar, ditën e “Pavarësisë së Shqipërisë 28 Nëntorin”, me këtë rast Rilind Dibrani nga Shtutgardi u paraqit me një pikë muzikore me piano.
Pamje e Rilind Dibranit pran publikut në Akademinë e Arteve te të rinjve në Shtutgard në një shfaqje kushtuar fundvitit të festave në Gjermani.
Rilindi Dibrani në këtë Akademi e ndien veten shumë të lumtur, që me përkushtim punon të mbaroj me sukses synimet e tij të ngritjes së karrierës në të ardhmen si pedagog i artit muzikor. Rilind Dibrani rrjedh nga një familje intelektualësh, artistësh dhe muzikantesh. Kur themi kështu vlen të përmendim, se babai i tij, Asllan Dibrani është i njohur si piktor, gazetar dhe publicist, po edhe nëna Igballe Dibrani ishte anëtare e korit për të rinj në qytetin e Prishtinës për disa vite. Në familjen e tyre të ngushtë veprojnë muzikant dhe këngëtarë si; Fadil Dibrani instrumentalist shumëvjeçar në “Shoqërinë Kulturo Artistike në (Bajram Curri )”në Prishtinë, Arif Dibrani në Zvicër këngëtar, Sokol Dibrani pianist dhe muzikant në Prishtinë, Rilind Dibrani në Shtutgard këngëtar dhe pianist dhe Lorik Dibrani instrumentalist në Reutlingen Gjermani.
Rilind Dibrani me këngëtarin e madh shqiptar Sabri Fejzullahin ,Lumnije Graiçevcin dhe Ferat Gerxhaliun me rastin e manifestimit që u mbajt në sallën, Uhlberghalle , në rrugën Mahlestr. nr 16.Shtutgard-Filderstadt për 28 -Nëntorin , kushtuar 101 vjetorit të ditës së pavarësisë së Shqipërisë!
Rilindi për kohën e shkurt ka marrë pjesë në disa shfaqjeje me këngë dhe me prezantimin e interpretimit dhe ekzekutimit me tingujt e pianos nga e cila përfitoj komplimente nga publiku me apllauzime të gjata . Rilindi dashurinë ndaj muzikës e përhapë edhe te të rinjtë tjerë qe duan ta përvetojnë pianon, apo këngën . U ndamë nga ky i ri i cili më la përshtypje të jashtëzakonshme me entuziazmin, vrullin dhe vullnetin e tij ndaj profesionit te përzgjedhur , por edhe për kulturën e përgjithshme nga i cili rast përfitoj t’i uroj suksese sa ma të mira në të ardhmen.