Rikujtohen vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka në mënyrë denjitoze në Gjermani!

0
68

Shkruan: Asllan Dibrani

Para 33 viteve 17 Janari ishte dita ma famëkeqe për shqiptaret, me qe ranë heroikisht nga dora mizore e Udbës jugosllave vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka. Kjo ditë, edhe se u vranë këta tre heronj u shndërrua në një ditë historike që lindi tre martirë që çdo vit përkujtohen nga bashkatdhetarët, po edhe ma gjerë, tri figura që nuk do të vdesin kurrë.

Ky aktivitet i përkujtimit të këtyre martirëve vazhdoj disa vite deri sa u zhvarrosen nga këtu në Shtutgart për t’i rivarrosur në Kosovë . Fatkeqësisht idealet e tyre u zbehen kur vet politika aktuale dhe partitë politike i ndanë në Kosovë apo edhe faktorët tjerë. Këta tre burra të kombit që ranë për idealet e kombit bashkërisht nuk kane merituar një ndarje pas vdekjes!?… Ata është dashur të varrosen në varrezat e kombit nëse pretendojmë të jemi të tillë si komb dhe t’i vlerësojmë figurat qe ranë për atdheun e tyre!? Vetëm në Kosovë dhe tek shqiptarët ka heronj me ngjyra dhe përkujtohen ndaras duke ju humbur edhe vlerat e pa shembullta tek popujt tjerë…

Vendi i ngjarës Untergrupenbach afër Shtutgardit, ku u vranë arkitektet për çlirimin e Kosovës vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka!


Ata u përkujtuan nga mijëra bashkatdhetar nga gjithë Evropa çdo 17 janar. Është bërë përkujdesje ndaj këtyre varreve deri në zhvarrosjen e tyre nga mërgata shqiptare.

Një takim i tillë u mbajt edhe me 17 janar 2015 nga SHKSH „Kadri Zeka“ në Nürtingen, në bashkëpunim edhe më KKSH „Bardhosh Gërvalla“ në Ludwigsburg, për nderë të 33- vjetorit të rënies së këtyre 3 heronjve të Kosovës. Në sallën Stadthalle të Kirchheim-Teck-ut të Gjermanisë, u organizua Akademi Përkujtimore dhe profesionale e cila plotësonte të gjitha kushtet për mbajtjen e një akademie të mirëfilltë duke i përkujtuar me himnin kombëtar dhe me një minutë heshtje këta heronj, por edhe tjerët.

Në këtë aktivitet morën pjesë shumë personalitete, intelektual e veprimtarë të përzgjedhur të Mërgatës tonë, nga të gjitha subjektet politike, pa dallim bindjeve të tyre ishin bashkërisht, bashkëveprimtarë të heronjve, poetë, shkrimtarë, oficerë e ushtarë të UÇK-së, reporter lufte, ish të burgosur politik, përfaqësues të Shoqatave, klubeve e shoqërive, si dhe veprimtarë të tjerë të çështjes tonë kombëtare, dhe krejt këta bashkërisht madhështonin këtë Akademi me një unitet që mund të mbetet edhe shembull ma i mirë se në çdo vit paraprak qe edhe kishte ndarje manifestimi.

Përpos disa bashkëveprimtarëve të këtyre heronjve e dëshmorëve, që diskutuan, murrën pjesë dhe diskutuan edhe Konsulli i Republikës së Kosovës me seli në Shtutgrad z.Faket Kajtazi, ndërsa nga Kosova enkas për këtë Akademi kishte ardhur edhe nipi i heroit të Kosovës, Kadri Zekës, z. Zenun Pajaziti, Deputet i Parlamentit të Kosovës. Zenuni, falënderoj z. Xhafer Leci për ftesën që i kishte bërë ai, atij qyshe në verën e vitit të kaluar, në Gjilan, për pjesëmarrje në këtë Akademi Përkujtimore… Zenuni falënderoj të pranishmit e këtij aktiviteti për pjesëmarrjen dhe nderimin që po ua bënin ata heronjve, si edhe Shoqatën Kadri Zeka për punën e mirë që kanë bërë ata gjatë këtyre viteve…

Pamje e këtij aktiviteti me grupin “Skaderbeg” te valltareve nga Freiburgu të shoqëruar nga Zenun Pajaziti deputet dhe nip i heroit të Kosovës Kadri Zeka, Faket Kajtazi konsull në Shtuutgart, Xhafer Leci, Skenderbeg Klaiqi, Selami Morina etj

Në kuadër të këtij aktiviteti u përkujtuan edhe 2 heronjtë të Kosovës, Enver Hadri e Musa Hoti, si dhe dëshmori, ende i pashpallur hero! Vehbi Ibrahimi.
Në këtë aktivitete ishin mbledhur mbi 400 pjesëmarrës me një program të shkëlqyer, i pasur, me valle nga trojet tona, ku vallëzonte grupi „Scanderbeg“ nga Freiburg-u, rapsod, poet e poete me recitime nga Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, LKSHM…
-Ky program u përcoll përmes video-projektorit që shoqëronin mbishkrimet dhe fotot përkrah diskutuesve. Organizatorët- kryesia e SHKSH-së „Kadri Zeka”, kishin përgatitur ushqime tradicionale të kuzhinave tona, dhe te servuara për pjesëmarrësit e takimit.

JUSUF GËRVALLA – KADRI ZEKA – BARDHOSH GËRVALLA
(1 tetor 1945 – 17 janar 1982) (25 prill 1953 – 17 janar 1982) (25 shkurt 1951 – 17 janar 1982)


VEHBI IBRAHIMI – ENVER HADRI – MUSA HOTI
(23 maj 1938 -10 tetor 1981) (2 prill 1940 – 25 janar 1990) (11 korrik 1946 – 16 janar 2004)

Në kuadër të këtij aktiviteti po sjellim fjalën e rastit që u mbajt nga nikoqiri, z. Xhafer Leci, Kryetar Nderi i Shoqatës „Kadri Zeka“, kushtuar kësaj Akademie.

Fjalë Rasti për heronjtë dhe dëshmorët e mërgatës!

Shoqata Kulturore Shqiptare “Kadri Zeka”, në bashkëpunim me Klubin Kulturor “Bardhosh Gërvalla”, sot na ka mbledhur këtu në Kirchheim/Teck të Gjermanisë, për të nderuar dhe përkujtuar ata që dhanë vlerat e guximit në mbrojtje të kombit të lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës. Për të nderuar Heronjtë dhe dëshmorët tanë të cilët punuan pa hezitim, organizuan protesta e demonstrata, nëpër metropolet dhe qendrat e rëndësishme evropiane, për internacionalizimin, çlirimin dhe bashkimin kombëtar për bërjen e Shqipërisë Etnike- Natyrale.

Përkujtimi ynë i përbashkët në këtë Akademi, me pjesëmarrjen e shumë bashkëveprimtarëve të tyre, sado pak përmbushë borxhin ndaj vëllezërve tanë që na prinin dhe na udhëzonin aso kohe, neve mërgimtarëve, se për çlirimin e tokave tona nga okupatorët shekullor, duhet të sakrifikojmë duke punuar deri në flijim tonë, që brezat e rijnë të gëzojnë lirinë e atdheut. Një pjesë e synimeve tona të përbashkëta sot është realizuar me çlirimin e Kosovës.

Edhe ne mërgimtarët si pjesë përbërëse e shtyllës kombëtare jemi përpjekur vazhdimisht dhe kemi dhënë kontributin tonë në forma të ndryshme.
Këtu në Perëndim, kundër shqiptarëve atentatet dhe vrasjet nga UDB-ja Jugosllave kanë historikun nga viti 1981 ,po edhe ma herët . Me 14 maj 1981, në Frankfurt të Gjermanisë, qe plagosur rënd Rasim Zenelaj, i cili mbeti përherë i palëvizshëm.

Ndërsa, viktima e parë e terrorit serb ishte vrasja e Vehbi Ibrahimit, dhe plagosja e gruas së tij, me 10 tetor 1981, në Bruksel të Belgjikës,
Kurse më 17 janar 1982 në Hilbronn – Untergruppenbach të Gjermanisë, nga sigurimi dhe bashkëpunëtorët serbosllav, u vranë vëllazëritë, Jusuf e Bardhosh Gërvalla si dhe Kadri Zeka. Sigurimi jugosllav, vazhdon me vrasjet radhës:
Me 25 janar 1990, në Bruksel të Belgjikës, vritet, Enver Hadri, për të vazhduar edhe me vrasjen, gjegjësisht, mbytjen e Musa Hotit, me 16 janar 2004, po ashtu në Bruksel.

Mërgata jonë ka pasur dhe ka edhe shumë veprimtarë të gjallë, që kanë punuar me përkushtim për çlirimin e vendit dhe populli tonë, të cilët kanë pasur fatin t´u shpëtojnë përndjekjeve për zhdukjen e tyre fizike nga ish bashkëpunëtorët e sigurimit sekret të UDB-ës.
Dimensioni i dëshmorëve dhe heronjve tanë, ishte i madh. Ata ishin të denjë dhe besnik ndaj atdheut tonë të përbashkët, për atë bashkëveprimtarët dhe populli shumicë u besoi dhe kurrë nuk e tradhtoi idealin e tyre.

Mërgata jonë, në shenjë respekti e mirënjohje, gjithmonë të lartpërmendurve u bëri nderimin me homazhe për çdo vit tek varrezat e tyre në Stuttgart e Bruksel.
Vepra e lavdishme e atyre 6 martirëve të lartpërmendur, pavarësisht bindjeve të tyre ideologjike, ishte burim i sakrificës dhe mobilizimit të shqiptarëve në radhët e UÇK-së, për çlirimin tonë kombëtar prej pushtimit të Serbisë.

Mërgata jonë, atëbotë jo mjaft e arsimuar, kishte shumë nevojë për veprimtarë dhe intelektual të devotshëm të çështje tonë kombëtare, siç ishin Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Enver Hadri, Bardhosh Gërvalla, Vehbi Ibrahimi e Musa Hoti, të cilët në Kosovë kishin lënë familjet, të afërmit, bashkëveprimtarët, dhe kolegët e tyre të shkollës dhe punës.

Për ata 6-të martirë të Kosovës, të cilët ish UDB-ja Jugosllave ua kishte frikën, janë shkruar shumë shkrime e libra. Po përmendi vetëm disa nga autorët në mërgatë, siç janë: Emin Fazlija,me librin: “Doktori i Maleve të Lira të Drenicës Dardane”, Faridin Tafallari, me librin: ” Terror, Dhimbje, Qëndresë “, Halit Elshani, me librin: në dy vëllime: “Çeta e Brukselit”, Reshat Sahitaj, me librin: Monografikë “Musa Hoti- shënime, përjetime, kujtime dokumente”, Antologjia e autorëve Hasan Qyqalla dhe Neki Lulaj “Trinomi i lirisë”, kushtuar 30 vjetorit të vrasjës së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.

Lavdi e mirënjohje e përjetshme heronjve dhe dëshmorëve të kombit e përfundoj fjalimin zoti
Xhafer Leci.

Foto-reportazh kushtuar Akademisë për vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka 2015.