Gostivar, 10 janar
– Publicisti Xhemal Ahmeti i lindur në fshatin Dobërdoll të Gostivarit sot në Facebook njoftoi se do të ndërrojë emrin dhe mbiemrin në Jon Leka.
“Mbiemri im si Ahmeti shfaqet veç pas Luftës së Dytë botërore. Në shumicën e dokumenteve të siguruara deri tani njerëzit e fisit tim (shek 18-19) përmenden si Gjoni i Lekeve, Rusta i Lekeve, Mihajli i Stepeve, Gjergji, Fili, Krista i Gjonkeve veç në dokumentet e pasluftës hasim në Qamili i Lekeve, Ramizi i Lekeve ose siç ishte ne dokumentet e babait tim të ndjerë edhe Zekir Kamilov Leka e më vonë Ahmeti. Nuk ka asnjë dilemë se administrata turke ka ndryshuar emrat në myslimanë, ajo bullgare i ka bullgarizuar e kjo maqedone pastaj i ka përforcuar me ov – in dhe ovski – at. Kemi të bëjmë me një asimilim të detyruar e permanent të emrave dhe popullatës ndër shekuj.” deklaroj Leka për Zëri, njofton Agjencia Informative Shqipëria e Bashkuar.
“Personalisht nuk kam asnjë motiv religjioz. Të gjithë që jetojnë atje nga vij unë e dinë se babai im gjithmonë është thirrur Zeqir Leka e jo siç ka qenë zyrtarisht.” Jon Leka mes të tjerash tregon se “Asnjëherë nuk jam ndier mirë me këtë emër e mbiemër. Emrin ma ka vënë një hoxhë, madje si Xhemaludin. Për fat të mirë babai im e harron pjesën e dytë dhe mbetet vetëm pjesa e parë. Sa herë që pyetem si quhem – mendoj përballë tjerëve – menjëherë ia nisin: je turk? Jo. Egjiptas? Jo. Arab? Jo u them dhe lodhem dikur e u them shqiptar jam! Nuk kam motive religjioze. S’mund t’i kem. Familjen atje e kam myslimane. Thjeshtë: emrin ma ka ngjit dikush, mbiemrin ma ka vënë dikush dhunshëm dhe që të dy nuk kanë të bëjnë as me bindjet e mia, as me origjinën e as me identitetin tim kështu si jam. Pse t’i barti si një depresion të përjetshëm edhe pse më bëjnë nervoz.”
Xhemal Ahmeti lindi në vitin 1969 në fshatin Dobërdoll tash nën Maqedoni. Ka mbaruar Historinë e Arteve, Gazetarinë dhe Teologjinë. Në Universitetin e Freiburgut (Zvicër) ka studiuar Historinë e re dhe Filozofinë. Ka qenë gazetar, redaktor dhe kryeredaktor i disa gazetave të përditshme shqiptare, si dhe si redaktor i revistave të ndryshme zvicerane. Xhemal Ahmeti ka botuar vepra me ese, prozë dhe kritikë letrare. Në gjuhën gjermane ka botuar studime rreth Nacionalizmave në Ballkan dhe më gjërë si dhe studime tjera nga fusha e Historisë së Re (1945 – 2000). Që nga viti 1991 jeton në Bernë të Zvicrës. Filozofia e tij eshte iluministe.
Lexo: http://www.shqiperiaebashkuar.info/2015/01/rikthim-ne-identitet-xhemal-ahmeti-behet-jon-leka/ | SHQIPËRIA E BASHKUAR
Të gjithë do të duhej të zhvishemi nga gjërat e huaja. Ju lumtë
Te lumte !
Do te krenohen brezat me shqiptare te vertete si Ju.
Kjo vjen nga kultura, qyterimi juaj, njohja e historisë ndenjat per origjinen dhe identitetin e shqiptareve.
Njerëz si ju dhe shum te tjere do mbeten simbol i nismave shqiptare, duke i then botes se “Jemi me te vjetrit ne Europe dhe qyterimin tonë të lashte e kanë VRARE, me qellim per ta fshehur identitetin e shqiptareve”
Ju pershendes i nderuar Xhemal (Jon)
Viktori
Njoh nje njeri dhe veprimtar te shquar, i cili thoshte se si ka mundesi qe nje shqiptar i ndritur mund ta mbajë nje emer te te huajve pergjate gjithe jetes se tij?
Comments are closed.