Rikthehen votimet me 99.99% pro: Hashim Thaçi rikonfirmohet në krye të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), përmes votimit të hapur.

0
50

ResPublica.al, 27 janar 2013

Hashim Thaçi fiton me 99.99% kreun e PDK 

Në votimin për Kryetar të PDK’së kanë marrë pjesë 719 delegatë, nga ta 718 kanë votuar pro kandidaturës së Hashim Thaçit, derisa vetëm 1 delegat ka votuar kundër, sipas agjensisë INA.

Ky lloj rezultati mund të jetë komod për Thaçin dhe tregon se e ka partinë krejtësisht nën vete. Në kushtet ku është Kosova, një unanimitet i tillë është pak të thuash që të fut frikën. Ky lloj unanimiteti “alla-enver” ku lideri votohet me 99.99%, sigurisht nuk është pozitiv për demokracinë në parti e cila me siguri do të pasqyrohet dhe në qeverisje e më gjërë në shoqërinë kosovare.

Mundësitë e partisë për të evoluar, për të ngritur debat të brendshëm e alternativa, si dhe për të korigjuar veten, me këtë lloj unanimiteti, duken shumë të vogla. Në fjalën e tij para delegatëve, njofton agjensia INA, Thaçi i ka falënderuar për besimin e dhënë.

k.c.