Albini do të mbahet në burg me datën 16-25 shkurt më qëllim qe të mund të ndalohet më dhunë çfarëdo iniciativën e lëvizjes për Vetëvendosje, qe Kosova të mund të rishikoj procesin e armëpushimit dhe të vendos për fatin e saj në mënyrë të lirë dhe të vetëvendosë për vete.
Bekim Rexhepi
Duket qe data e 15 shkurtit tregon më se qarti se ky është një proces i qartë politik ndaj lëvizjes VETVENDOSJE dhe liderit të saj Albin Kurti. 15 shkurti është dita kur Kosova bënë përgatitjen për festimin e përvjetorit të dytë të shtetësisë dhe rifillimi i një procesi të montuar politik, nuk mund të quhet festë për Kosovën. A duhet të mbyllet Albin Kurti, qe politika aktuale të festoj më lirë dhe të heshtet akoma krimi i UNMIK-ut në Kosovë. Miratimi për një rifillim të këti procesi të montuar politik duket se vije pikërisht i organizuar dhe dy ditë para festimit të ngjarjes së madhe të pavarësisë së Kosovës multietnike. Të gjithë e dimë se çfarë shtetësie kemi ndërtuar, (për këtë ka pak mburrje kombëtare) por, të saktësojmë se nuk mund të ndjehemi bashkëfajtor me kompromiset politike, qe kanë bërë politikanet e pamoral të Kosovës.
Ata këtë amoralitet të tyre politik e kombëtar e kanë dëshmuar, se kur vije puna për karriget e tyre fitimprurëse janë në gjendje dhe kanë bërë ç’mos me të drejtat kombëtare të shqiptarëve, madje këta janë sjell aq keq me te drejtat kombëtare të shqiptarëve, si kur këto të fundit të ishin të drejta të një pakice të parëndësishme në Kosovë. Pra, për politikanet e pasluftës të drejtat e shqiptarëve u sakatosen me kompromise sa qe sot shteti i Kosovës duket i brishtë.
Albini do të mbahet në burg me datën 16-25 shkurt më qëllim qe të mund të ndalohet më dhunë çfarëdo iniciativën e lëvizjes për Vetëvendosje, qe Kosova të mund të rishikoj procesin e armëpushimit dhe të vendos për fatin e saj në mënyrë të lirë dhe të vetëvendosë për vete.
24 Janar 2010