Ribashkimi i shqiptarëve preventiv dhe akt i domosdoshëm i qetësimit në Ballkan dhe Evropë!

0
20

Nga Asllan Dibrani

Raportet politike gjithmonë kanë qenë të ngrira me Serbinë dhe me popujt grabitqar fqinje që as edhe një shtet fqinjë nuk është formuar pa gllabëruar tokat shqiptare. Kjo ndodhi me padrejtësitë qe ju servuan shqiptarëve në formimin e shteteve për rreth në dëmin e shqiptareve. Gjenocid i ëndërruar dhe i përsëritur nga serbët ,grekët ,maqedonasit dhe malazeztë, po edhe i praktikuar nga klasa e tyre politike që po hartojnë edhe sot e kësaj dite plane për zhdukjen e shqiptarë sikur qe ndodhi ne stadiumin e Beogradit duhet te ndalet . Kjo atmosfere donë një ndryshim preventiv të domosdoreshëm politike , po edhe në hartën gjeografike që padrejtësive historike ndaj shqiptareve tu kthehet e drejta a vet që të jenë të lirë në tokat e veta!

Eskalimi i ngjarjeve nga retorika e ekstremizmit serb dhe primitivizmi i tyre nxori në shesh urrejtjen ndaj shqiptareve në stadiumin e Beogradit . Skenari praktik i ngjarjeve që përfshiu Maqedoninë, agresiviteti grek dhe ai malazez ndaj shqiptarëve, kërkon një obligim përmbajtjesor patriotik, vizionar, politik dhe kombëtar për një ndryshim të vetëvendosjes dhe ndalimit e të drejtës së pakufizuar të kolonializmit shekullor serbo-malazez, maqedon dhe grek mbi tokat etnike shqiptare në Ballkan. Kërkesa e shqiptarëve që të mëvetësohen nga tutela kolonialiste serbosllave dhe e të tjerëve , është e ligjshme dhe e drejtë deri në (Ribashkimin si akt i domosdoshëm i qetësimit të situatës në Ballkan dhe Evropës)!

– Është proces i pashmangshëm dhe i pandalshëm historik që shqiptarët duhet ta bëjnë dhe Evropa duhet ta përqafoj, sepse me fajet e saj u bë padrejtësi ndaj shqiptarë. Le ti pranoj fajet e veta. Kosova, ashtu edhe qendrat e tjera qe iu morën “Shqipërisë Etnike” tanimë i kanë potencial e nevojshëm intelektual, dhe politik pa u trembur ta shprehin publikisht para bote, bile edhe zoti.Edi Rama, që pas 70 vitesh po e viziton Serbinë t’u thotë shtruar dhe hapur serbëve dhe të tjerëve, “Se e keni një histori të rrejshme , një shtet artificial nga e cila duhet të bisedohet për ndryshimin e tyre deri ne realizimin e të drejtave tona për formimin e “Shqipërisë natyrale”, (as e vogël as e madhe, aq sa ka qenë dhe aq sa kemi mundur ta shpëtojmë nga grabitqaret)… !!!???.

– Të gjitha këto elemente përbëjnë tërësinë e ligjshme të përmbushjes së kërkesës historiko-politike dhe juridike për ribashkimin dhe krijimin e një shteti të vetëm kombëtar shqiptar në Ballkan.

Ribashkimin e gjithë kombit shqiptar me forcat e tij politike dhe të “Shqipërisë Etnike” ua kemi borxh fëmijëve tanë, sot dhe nesër. Kjo sfidë, donë vullnet punë dhe obligim kombëtar , pa çka, kjo çështje madhore dhe e shenjtë nuk mund të arrihet, para se të krijohet uniteti paraprakisht i parimeve dhe synimeve tona historike.

Pra të ulemi të gjithë në “Një sofër mbarëkombëtare të lidhet (besa -besën) që kishin disa burra të kombit dhe falë tyre e shpëtuam atë që e kemi”. Kjo alternativë e vetme na sugjeron pavarësisht nga ambiciet politike karrieriste dhe përplasjen pas kultit të interesit individual,që është një nga mikrobet më të rrezikshme tek shqiptarët, që dëmtuan kauzën kombëtare gjatë historisë.

Beograd-Moske dhe Athinë, nga frika se shqiptarët do të jenë rrezik potencial për popujt sllav të ardhur në tokat tona po edhe për Greqinë që e kemi Çamërinë si peng aktual i politikës greke po i mohojnë te drejtat tona edhe se historia i mbanë mend se kur i aneksuan trojet tona. Me propagandën e tyre, tregojnë shantazhojnë dhe mohojnë të drejtat e shqiptarëve edhe në instancat ndërkombëtare siç veproj Beogradi këto ditë. A thua nuk ishte ngritja e flamurit të Serbisë provokim që u ngrit në Tiranë nga kleriku i kishës serbe. Për ngritjen e flamurit tonë mbi stadiumin e Beogradit serbët u treguan shumë agresiv edhe se kishim të drejtë nga konventat ndërkombëtare. Mos te harron Beogradi se tapitë e shqiptarëve janë të konservuara në arkivat e ndryshëm si në Stamboll, Athinë dhe në Romë, që do ti afrohen edhe Beogradit.