28.01.2010
UPDATE – Kreu i PS-së, Edi Rama ka dalë në këto momente në një konference per shtyp dhe ka folur lidhur me rezoluten e KiE-se, duke kthyer pergjigje edhe per fjalorin e ashper te kryeministrit qe ka vijuar gjate oreve te fundit, pavaresisht domosdoshmerise se zbutjes se klimes politike. “Rezoluta e miratuar nga KiE pak minuta më parë tregoi se Shqipëria është në krizë poltike, e cila gjendet në kutitë e votimit. Jemi gati të dialogojmë por pa hequr dorë nga bojkoti”, u shpreh ai.
FJALA E PLOTE E RAMES NE KONFERENCE
I zhytur përditë e më shumë në batakun e një krize që e ka shkaktuar vetë, Sali Berisha ka nisur prej disa ditësh një nga sulmet e tij rrugaçërore ndaj Partisë Socialiste.
Pikërisht dje, kur duhet t’u kërkonte shqiptarëve ndjesë për marrëveshjen që u rrëzua unanimisht nga Gjykata Kushtetuese pa asnjë votë kundër, ky Esat Toptan i kohëve moderne, akuzonte si antishqiptare opozitën për ngritjen e zërit në Këshillin e Europës në mbrojtje të vlerave dhe parimeve europiane të demokracisë.
Ndërsa sot, Sali Berisha nxori gjuhën për të ndotur me baltën e akuzave të tij kriminale Sekretaren Ndërkombëtare të partisë për faktin se po dëshmon në Këshillin e Europës të vërtetën e hidhur të krizës së demokracisë në Shqipëri.
Padyshim që një tjetër padi e pret për akuzat e sotme ndaj Arta Dades në prokurori e në gjykatë.
Sali Toptani nuk njeh kufi në paturpësinë e tij, ditën që rrëzohet për të gjashtëmbëdhjetën herë në Gjykatën Kushtetuese për shkelje të Kushtetutës e të interesave që Kushtetuta mbron, i vërsulet opozitës si rrezik për vendin, duke nxjerrë gjuhën për të bërë pis opozitarët që nuk i emëron dot në delegacionet e parlamentit dhe as i dërgon dot korridoreve të Europës për të bërë avokatinë e pushtetit të tij të fundosur në llumin e padrejtësive.
Ndërkohë që merr shuplakën e gjashtëmbëdhjetë nga Gjykata Kushtetuese në katër vjet, Sali Berisha jo vetëm nuk i thotë popullit të vet gjysëm fjale për këtë fakt të rëndë që flet vetë për shkallën e demokracisë dhe të transparencës të qeverisjes në Shqipëri, po ka paturpësinë të dalë para popullit për t’i bërë gjyqin e shpifur të rradhës opozitës.
Protesta dhe vetëm protesta meriton pushteti i paskrupullt i këtij Esat Toptani të veshur me dopiopet që pushtetin e do vetëm për të sunduar, përfituar dhe përvetësuar duke e çuar korrupsionin deri në nivel katastrofash kombëtare si në Gërdec, Kalimash, Fierzë apo ndjellur fatkeqësi të pariparueshme për këtë komb siç do të ishte edhe hyrja në fuqi e asaj marrëveshjeje që u denoncua nga gazetarë kurajozë e u pengua momentin e fundit nga gjykatësit falë nismës së kësaj opozite. Të cilën Sali Berisha duhet ta ketë të qartë njëherë e mirë se as e nënshtron dot duke e sulmuar si i marrë, as e blen dot duke ofruar thasë parash të pista, as e shkurajon dot duke bashkëpunuar me njerëz të veçantë që flasin në emër të opozitës me gjuhën e Saliut.
Rezoluta e Këshillit të Europës e miratuar pak orë më parë është e qartë: Shqipëria është në krizë politike. Kriza për ne është brenda në kutitë e votimit. Ne jemi gati të dialogojmë qysh nesër për zgjidhjen e krizës. Por ne nuk do të heqim dorë as nga bojkoti dhe as nga protestat pa u zgjidhur kriza.
I falënderoj në emër të PS dhe të gjithë popullit opozitar, të gjitha grupet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për mbështetjen që i dhanë vendit duke vënë gishtin në plagë përmes miratimit të rezolutës së sotme dhe rrëzimit të amendamenteve vulgare të Partisë Demokratike. Ato po, ishin një sjellje politike që e turpëron Shqipërinë në tempullin e demokracisë europiane.
Mirëpresim njëkohësisht përfshirjen e miqve dhe partnerëve ndërkombëtarëve në zgjidhjen e krizës siç thotë edhe Rezoluta.
Beteja jonë për demokracinë vazhdon sot edhe me më shumë bindje e forcë se dje.
KiE, rezoluta për Shqipërinë. Hetim për zgjedhjet, PS në Kuvend
ora 18:30
Parlamentaret e Asamblese se Keshillit te Europes kane miratuar sonte rezoluten per Shqiperine.
Rezoluta u hartua nga dy bashkëraportuesit Jako Lakso dhe David Uilshire dhe pritet të ndihmojë në zgjidhjen e krizës politke në vend.
Pavaresisht mbrojtjes qe perfaqesuesi i mazhorances qeverisese, Ilir Rusmali u beri amendamenteve, ai nuk ka arritur te binde te pranishmit qe t’i kalojne ato.
Gjate votimit te 10 amendamenteve te saj, u miratuan vetem 3 prej tyre, ndersa shtate u rrezuan me shumice votash. U rrezuan amendamenti i pare, i dyte, i trete, i katert, ndersa ai i peste per hetimin e zgjedhjeve ka kaluar.
Gjithashtu jane miratuar amendamenti i shtate dhe ai i tete, ndersa ai i gjashte per nderhyrjen e presidentit dhe ata pasardhes jane rrezuar.
Draft rezoluta
1. Asambleja Parlamentare disaprovon krizën politike dhe institucionale, e cila ka paralizuar politikën shqiptare, në vijim të zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2009, ku Partia Socialiste në opozitë bojkoton Parlamentin dhe konteston legjitimitetin e qeverisë së drejtuar nga Partia Demokratike. Në një Parlament ku mazhoranca qeverisëse nuk ka 3/5 (tre të pestat) e votave të duhura për të kaluar reformat kryesore kushtetuese, ky bojkot bën që reformat më shumë të nevojshme të jenë të pamundura. Kjo situatë dëmton popullin shqiptar dhe ambiciet e tyre të integrimit evropian.
2. Asamblesë i vjen keq që ky bojkot ka dëmtuar marrëdhëniet e Shqipërisë me Asamblenë. Pas zgjedhjeve të qershorit 2009, delegacioni i ri shqiptar pranë Asamblesë nuk është caktuar ende dhe anëtarët e delegacionit të vjetër, përfaqësues të opozitës, nuk marrën pjesë më në aktivitetet e Asamblesë.
3. Asambleja vëren se mungesa e dialogut parlamentar dhe rekursi tek bojkoti, në mënyrë të veçantë pas rezultateve të zgjedhjeve, përbën një problem të ripërsëritur në Shqipëri, që seriozisht pengon funksionimin e institucioneve demokratike të shtetit.
4. Asamblesë i vjen keq se në mungesë të një dialogu domethënës parlamentar, retorikat e zjarrta po përdoren nga të gjithë ata që janë përfshirë të to. Kjo situatë mund të destabilizojë vendin.
5. Asambleja kujton se Shqipëria ka aplikuar formalisht për anëtarësim në Bashkimin Europian më 28 prill 2009. më 16 nëntor 2009, Këshilli ftoi Komisionin Europian të paraqesë opinionin e tij mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim. Megjithatë, në situatën aktuale, progresi i vendit drejt integrimit evropian është bllokuar. Është domethënëse që Shqipëria, jo si tre vendet e saj fqinje, nuk është kualifikuar ende në liberalizimin e vizave nga Këshilli i Bashkimit Europian.
6. Asambleja shpreh gatishmërinë e saj për të ofruar një ndihmë për të arritur zgjidhjen në Shqipëri dhe të punojnë në bashkëpunim të ngushtë me organizata të tjera ndërkombëtare, në kërkim të një zgjidhjeje të krizës politike. Mbështet të gjitha përpjekjet, përfshirë ato të ndërmarra nga Presidenti shqiptar Bamir Topi, për të mbledhur së bashku partitë politike evropiane. Në këtë këndvështrim, konsideron se një tavolinë e rrumbullakët, ku të marrin pjesë të gjitha partitë politike për të vendosur bazat për të rivendosur dialogun parlamentar.
7. Asambleja i kërkon qeverisë shqiptare dhe opozitës t’i japin fund krizës aktuale politike në vend dhe të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre, në mënyrë që të procedojnë me reformat jetike dhe shumë të nevojshme dhe të shënojnë progres në drejtim të integrimit evropian, një qëllim i përbashkët për të gjithë. Në mënyrë të veçantë, kërkon që qeveria të ngre,pas vonesë, një komision hetimor parlamentar për zgjedhjet e qershorit 2009, si dhe në të njëjtën kohë i kërkon opozitës të kthehet në Parlament dhe të marrë pjesë tërësisht në punimet parlamentare.
8. Asambleja i kërkon autoriteteve shqiptare të implementojnë rekomandimet e Komitetit ad hoc të Byrosë, që ka vëzhguar zgjedhjet e qershorit 2009, për të përmirësuar, në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin e Venecias, kuadrin legjislativ zgjedhor dhe të përmirësojnë kapacitetet e administratës zgjedhore, në mënyrë të veçantë në sa vijon:
8.1 Regjistri i gjendjes civile dhe regjistri zgjedhor dhe në këtë kontekst, nevoja për t’i gjetur zgjidhje problemit të së drejtës e votës së qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë;
8.2 Rregullimi i mbulimit nga mediet dhe përdorimi i fondeve publike në fushatat zgjedhore, të cilat disavantazhojnë parti politike jo të përfaqësuara në Parlament;
8.3 Rregullat e transparencës ndaj pronësisë së medieve dhe zbatimit me efektivitet;
8.4 Mënyra e zëvendësimit të anëtarëve të komisioneve të niveleve të ulta, çka është e papajtueshme me një administratë zgjedhore të paanshme dhe profesionale;
8.5 Kushti i paqartë për të përfshirë gratë në listat e kandidatëve, që duhet riparo, në mënyrë për të garantuar që kandidatet gra të jenë në një pozicion të zgjedhshim;
8.6 Nevoja për të shfuqizuar garantimin e të drejtave të veçanta në zgjedhje për partitë politike që janë në Parlament.
9. Asambleja fton zyrtarët e partive politike dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Shqipëri të ngrenë një grup të përbashkët për të ekzaminuar të gjitha rastet e presionit mbi njerëzit gjatë fushatave elektorale dhe të vendosin përgjegjësi për secilin nga kundravajtësit apo shkelësi të ligjit elektoral.
10. Në mënyrë që të mbështetet procesi i zgjidhjes së situatës aktuale politike dhe të asistojnë Presidentin Topi në rolin e tij të mediatorit dhe përpjekjeve për të rivendosur dialogun politik dhe t’i jepet fund bojkotit bazuar në pranimin e rezultateve të zgjedhjeve të fundit dhe rivendosjen e demokracisë parlamentare, Asambleja vendosi t’i kërkojë:
10.1 Presidentit Topi, në qoftë se ekziston ndonjë rrugë për të ndihmuar përpjekjet e tij në arritjen e pajtimit;
10.2 Kominitetit ndërkombëtar dhe përfaqësuesve diplomatikë në Tiranë, nise mund t’i sugjerojnë Asamblesë veprime të tjera;
10.3 Grupeve të saj (Asamblesë) politike të ushtrojnë influencën e tyre tek përfaqësuesit e partive politike shqiptare;
10.4 Komitetit Presidencial së bashku me bashkëreporterët e Komitetit Monitorues të vizitojnë Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur pas sesionit së Janarit 2010 të Asamblesë.
*************
OSBE: PD e PS do ulen këtë javë. Rama: Nuk shoh frymë dialogu
INTERVISTE – ‘Mendoj se Projekt-Rezoluta e Këshillit të Evropës, e cila shpresojmë se do të pranohet këtë javë në Strasburg, do të krijojë një situatë, ku partitë mund të mblidhen së bashku’ – thote ne kete interviste kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Robert Bosch.
Por lideri i opozites Edi Rama edhe pse parimisht është shprehur pro dialogut, thotë se nuk arrin ta gjejë këtë frymë tek kampi tjetër politik ndaj javën e ardhshme parajmeron se do të nisin protestat popullore. Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, ai garantoi se mandatet e deputetëve të PS-së nuk digjen, por nuk pranoi të komentojë hapat që do ndërmarrë PS-ja në këtë drejtim.
Me poshte dy intervistat:
Z.Bosch cili është mendimi juaj për situatën politike në Shqipëri?
Mendoj se Projekt-Rezoluta e Këshillit të Evropës, e cila shpresojmë se do të pranohet këtë javë në Strasburg, do të krijojë një situatë, ku partitë mund të mblidhen së bashku. Jam i gëzuar me reagimet pozitive të deritanishme ndaj sugjerimit nga të dyja palët, që është gjë e mirë. Tani thjesht duhet te merren hapa të tjera nga të dyja palët.
Nëse kemi dy grupe apo palë që kanë opinione të ndryshme, duhet arritur një lloj kompromisi, se nuk është një lojë futbolli që mund të ketë një fitues, madje, këtu, për hir të interesave të vendit, nuk duhet të ketë në fakt as dy fitues, por fitues duhen të jenë të gjithë 3.5 milionë njerëzit që jetojnë në këtë vend. Është në të mirë të vendit që të kërkohet një kompromis, në përputhje me sugjerimin e bërë nga Këshilli i Evropës.
Pyetje: Në këndvështrimin tuaj, cili është faktori politik që duhet të hedhë hapin e parë, opozita apo qeveria?
Edhe në këtë çështje, hapat duhet të merren nga të gjithë njëherësh, prandaj edhe sugjerimi i Këshillit të Evropës për t’i dhënë një rol Presidentit ishte një sugjerim shumë i mirë. Kështu, të gjithë mund të ndërmarrin në të njëjtën kohë hapin e parë. Nuk ka nevojë që njëra apo tjetra palë ta ndërmarrë e para këtë hap.
Pyetje: Deri tani janë konsumuar disa hapa politikë dhe duket sikur nuk kapërcehet dot, ose si duhet ta kuptojmë kapërcimin e një ngërçi që lidhet me Kushtetutën. Pra, ju besoni se do te arrihet një kompromis, qe do ta kapërcejë Kushtetutën?
Mendoj se kjo është politikë e një niveli të lartë dhe politika e nivelit te lartë nuk është e hapur për të gjithë. Sigurisht, politika është mirë të jetë e hapur për të gjithë, por ndonjëherë gjëra të caktuara është mirë të bëhen, deri në njëfarë mase, me dyer të mbyllura, për arritjen e një kompromisi.
Pyetje: A do të luajë OSBE-ja rolin e saj, z. Bosch?
Ne sigurisht që do të mbetemi gjithmonë të gatshëm të ndihmojmë, nëse na kërkohet, por vazhdoj të besoj se, duke pasur parasysh përparimin e madh që ka bërë vendi në rrugën e integrimit evropian, ju përket juve në radhë të parë, pra politikës shqiptare. OSBE-ja, Këshilli i Evropës apo edhe ndërkombëtarë të tjerë janë të gatshëm të ndihmojnë. Siç e patë edhe në sugjerimin e Këshillit të Evropës, dy raporterët janë gati të vijnë në Shqipëri dhe ata janë sigurisht të mirëpritur, por edhe një herë, mendoj se ju përket juve.
Pyetje: A duhet të jetë negociator Presidenti i Republikës?
Nëse roli i tij do të ishte pozitiv dhe ai mund të luajë rol pozitiv, do të ishte gjë e mirë. Mbi të gjitha, ai është presidenti, presidenti duhet të jetë mbi palët, kështu që ai duhet të jetë në gjendje të bëjë rolin e një mediatori më të pavarur.
Pyetje: Por presidenti është garantuesi i Kushtetutës ndërkohë dhe kemi parasysh çështjen nëse ai do të ishte dakord që të shkelej Kushtetuta.
Sigurisht që jo. Po pse thoni se konsensusi i arritur do të shkelte Kushtetutën? Nuk ka arsye… Një zgjidhje e mundshme konsensuale nuk duhet kurrë të shkelë Kushtetutën. Kjo nuk do të mbështetej as nga Këshilli i Evropës, as nga OSBE-ja, sepse ne jemi këtu për të mbrojtur shtetin e së drejtës. Duhet të jetë një kompromis i pranuar nga të gjithë, por, patjetër, pa shkelur kushtetutën.
********************
Rama: Nuk shoh frymë dialogu
Zëri i Amerikës – Zoti Rama, le të ndalemi tek qëndrimi i Partisë Socialiste që pas zgjedhjeve. Po bëhen gati 5 muaj që socialistët po bojkotojnë parlamentin. Cili është vlerësimi juaj, a mendoni se bojkoti i ka realizuar apo po i realizon synimet e tij?
Edi Rama – Bojkoti i parlamentit nga ana jonë nuk është asgjë tjetër veçse shprehja e një krize të thellë të demokracisë.
Ne kemi zgjedhur që t’a bojkotojmë parlamentin, jo si shprehje e një dëshire apo një vizioni për të bërë politikë, por si të vetmen rrugë për të mbajtur fokusin tek çështja e transparencës së zgjedhjeve, pa të cilën askush në Shqipëri nuk ka garanci se zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë një kopie akoma më e shëmtuar madje e zgjedhjeve të shkuara të cilat në këndvështrimin tonë ishin jashtë standarteve që meriton populli shqiptar për të zgjedhur lirisht përfaqësuesit e tij dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të përsëriten
Zëri i Amerikës – Z. Rama, ju jeni shprehur se Partia Socialiste e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve por nga ana tjetër ajo konteston legjitimitetin e tyre. Kjo thënie tingëllon si kontradiktore…
Edi Rama – Aspak…
Zëri i Amerikës – A mund të na e sqaroni këtë…?
Edi Rama – Aspak ! Kjo është thjesht shprehje e një të vërtetete që ka të bëjë nga një anë me faktin se pavarësisht se ne kemi qenë dhe jemi të bindur për padrejtësinë e vendimit të gjykatës, vendimi i gjykatës është një vendim i cili nuk mund të rrëzohet përveçse përmes gjykatës, dhe në kushtet kur proçesi në rrugë gjyqësore është ezauruar, rezultati i zgjedhjeve është legal.
Pra ne e pranojmë si të tillë, sepse kemi pranuar sistemin demokratik si të vetmin sistem ku ne mund të jetojmë por nga ana tjetër ne jemi absolutisht të bindur se është i domosdoshëm një hetim i gjithë proçesit zgjedhor jo për të ndryshuar rezultatin, as për të rrëzuar vendimin e gjykatës i cili po e përsëris merret si i mirqënë, por për t’i prerë rrugën përsëritjes së farsës së zgjedhjve të 28 qershorit, në proçesin e ardhshëm zgjedhor, kurdo që të jetë ai.
Transparenca e plotë e proçesit zgjedhor, duke filluar nga hapja e kutive të votimit, për të nxjerë në dritën e diellit gjithçka kanë ato kuti, si dhe vërtetësinë e këtij proçesi, është një parakusht për të garantuar fundin e një tradite të shëmtuar zgjedhjesh të deformuara dhe të kontestuara…
Zëri i Amerikës – Sa pritet të vazhdojë bojkoti…?
Edi Rama – Deri kur të realizohen qëllimet që na kanë shtyrë të refuzojmë të marrim pjesë në një parlamenti i cili sipas nesh duhet të rifitojë legjitimitetin duke u rikthyer në arenën e ballafaqimit politik përpara syve të gjykatësit popull i cili me votë vendos se kush fiton, kush duhet të qeverisë, kush humbë dhe kush duhet të qëndrojë në opozitë. Në rast se vota e popullit humbet vlerën, vetë parlamenti nuk ka asnjë vlerë.
Zëri i Amerikës – Ju keni thënë se mandatet e deputetëve socialistë nuk do të digjen. A ekziston mundësia e hyrjes së Partisë Socialiste në parlament për të bërë betimin..?
Teorikisht a ekziston kjo mundësi..? E përjashtoni ju nga skema juaj e mosdjegies së mandateve…?
Edi Rama – Unë kam thënë se mandatet nuk do të digjen, dhe se si kjo do të ndodhë ka pak rëndësi, rëndësi ka që bojkoti i parlamentit nuk do të ndërpritet deri në realizimin e qëllimeve tona dhe në arritjen e objektivit madhor, që Shqipëria të mos ketë më zgjedhje maskaradë si ato të 28 Qershorit.
Zëri i Amerikës – Z. Rama, në rast të ngërçeve apo bllokimeve politike, ka gjithmonë një palë e cila hedh hapin e parë drejt konsensusit dhe përgjithësisht kjo palë fiton në planin moral. A jeni ju i pregatitur të hidhn hapin e parë…?
Edi Rama – Në ç’kuptim …?
Zëri i Amerikës – Për të arritur konsensusin, pra që Partia Socialiste të kthehet në parlament….
Edi Rama – Ne në planin moral kemi qenë dhe mbetemi të fituar, sepse gjithmonë kemi vënë interesat e vendit dhe cilësinë e demokracisë në Shqipëri, mbi interesat e pjesshme të forcës politike apo llogaritë personale të ditës.
Në këtë aspekt dëshiroj t’a rithkesoj që megjithëse jemi të pazgjedhur edhe pse i kemi fitura zgjedhjet, për shkak të manipulimit elektoral, megjithëse e konsiderojmë mos hapjen e kutive të votimit një shkelje flagrante të një ligji të votuar konsensualisht pasi është shkruar konsensualisht, megjithëse e konsiderojmë vendimin e gjykatës së padrejtë, ne kemi pranuar se rezultati i zgjedhjeve është ai që ka dhënë gjykata, dhe e kemi hedhur hapin tonë duke thënë : ” …dakort zotërinj, edhe pse populli nuk iu ka dhënë votën për të qeverisur, qeverisni, sepse proçesi ligjor në fund iu dha mandatet për të qeverisur, plus mashtrimi i madh publik i Ilir Metës e plotësoi këtë farsë, por nga ana tjetër ne refuzojmë t’i nënshtrohemi logjikës që ju kërkoni të impononi sipas së cilës në Shqipëri do të fitojë ai që numëron, dhe jo ai që voton, pra vullneti i popullit”….
Zëri i Amerikës – Dua t’iu pyes në lidhje me hapjen e kutive të votimit, si e parashikoni ju, në çfarë hapash do të kalojë ky proçes. Në fund të fundit, kush do t’i hapë këto kuti, cilat kuti do të hapen, a do të përcaktoni ju se cilat duhet të hapen….?
Edi Rama – Nuk ka asnjë rëndësi! Rëndësi ka parimi i garantimit të transparencës në funksion të një hetimi i cili si çdo hetim parlamentar duhet të na japë dy konkluzione: a ka pasur apo jo deformim të proçesit dhe shkelje të ligjit, dhe në rast se po i kalohet organeve kopetente për shqyrtim kjo shkelje, dhe nga ana tjetër çfarë masash duhen marrë për t’a përmirësuar proçesin legjislativ.
Këto janë dy gjërat që ne duam të arrijmë. Pra një autopsi e zgjedhjeve të vdekura, për mos të lejuar që zgjedhjet e ardhshme të vdesin nga e njëjta sëmundje.
Zëri i Amerikës – A mund t’i arrini këtë synime dhe këto kërkesa, përmes negociatave?
Edi Rama – Ne e kemi thënë dhe e përsërisim që për ne dialogu është instrumenti i politikës së mirëkuptimit. Por për sa kohë nuk ka vullnet për dialog dhe mirkuptim atëherë me patjetër ka edhe të tjerë instrumenta që demokracia i njeh, ndër të cilët është dhe instrumenti i protestës popullore që në javët e ardhme do të njohi përshkallëzime të reja për faktin se një popull i tërë nuk mund t’i nënshtrohet arbitraritetit, shkeljes së ligjit dhe deformimit të vullnetit të tij për një periudhë madje të pacaktuar siç është periudha që kemi përpara ku na presin të tjera zgjedhje dhe ku nuk kemi më asnjë garanci se ajo që shkruhet në ligj zbatohet në realitet.
Zëri i Amerikës – Në qoftë se më lejoni t’iu sjell në vëmendje një shembull nga Shtetet e Bashkuara, në një rast po kaq të kontestuar elektoral që ndodhi këtu në vitin 2000. Gjykata e Lartë amerikane mori vedimin e saj sipas së cilit, kandidati i atëhershëm Al Gore u tërhoq