Rexhep Qosja: Pse shqiptarët nderojnë gjysmanalfabetët dhe mashtruesit

0
49

Akademiku Rexhep Qosja thotë se robëria e gjatë shumëshekullore, nën Perandorinë Otomane e, mandej nën regjimet absolutiste dhe tiranike të përbëra prej satrapësh që mendojnë se “politika është kurvë, pushteti është pasuri, atdheu është pronë”, e kanë vrarë pavarësinë e mendimit dhe pavarësinë e nismës në shpirtin tonë!

“Për këtë arsye ne e pranojmë ose në eufori, ose në heshtje edhe sjelljen më shpërfillëse të njerëzve të politikës; për këtë arsye ne vihemi në mënyrë të përkorë edhe në anën e regjimeve shtypëse, edhe në anën e regjimeve mashtruese; për këtë arsye ne nderojmë edhe gjysmanalfabetin, edhe mashtruesin politik; për këtë arsye për të nesërmen politike ne më shumë punojmë duke e ëndërruar atë se duke e ndryshuar të tashmen.

Mund të jetë se pasojë e të gjitha këtyre shprehive në jetën tonë, është edhe ëndrra e sotme: ëndrra se pavarësinë e Kosovës do të na e sjellë ndonjë kalorës i huaj ose ndonjë profet i ynë! Harrojmë se ata që duan t’i sendërtojnë ëndrrat më parë duhet të zgjohen”, ka shkruar Qosja në profilin e tij në Facebook. (INA)