Revistes Internacionale Temperanter

0
27

Te dashur miq,

Kemi kenaqesine t’ju paraqisim numrin e pare te Revistes Internacionale Temperanter, te botuar ne Itali me kryeredaktore shqiptare, Dr. Ingrid Stratti Ph.D. Bashkengjitur artikullin e dale nga gazetari i njohur Dr. Hyqmet Zane si edhe kopertinen e revistes.

Me rastin e Konferences Nderkombetare “Identitete, gjini dhe jo-barazi”, qe u zhvillua ne Trieste ne 5 janar 2010 me pjesemarrjen e Bashkimit Evropian per Vitin Europian 2010 kunder Varferise dhe pabarazive sociale, u paraqit numri i pare i Revistes Nderkombetare Trimujore “Temperanter” me kryeradaktore Dr. Ingrid Stratti, shqiptare, doktoreshe shkencash dhe specialiste ne tematikat e barazise gjinore dhe ne marredhenie nderkombetare. (“Temperanter”, n. 1, gennaio-marzo 2010, C.I.R..S.I.&I.S.I.-I.E.I. Editori, ISSN 2037-2965).

Revista Temperanter botohet nga dy qendra kerkimesh, nga “Centro Internazionale per le Ricerche e gli Studi Interculturali” (C.I.R.S.I.), qe ka baze ne Trieste dhe mbledh specialiste, kerkues dhe studente shqiptare dhe te huaj si edhe qendra francese “Intercultural Studies Initiative–Initiative Etudes Interculturelles” (I.S..I.-I.E.I.), qe ndodhet ne Lion. Revista “Temperanter” ka si objektive te thelloje tematika sociale dhe kulturore me interes kombetar nepermjet nje veshtrimi te pjekur qe kerkon pika te reja mbeshtetjeje, duke u munduar te heqe stereotipet, paragjykimet dhe imazhin negativ per te huajt dhe grate emigrante dhe shqiptare ne vecanti. Numri i pare i ideuar dhe realizuar nga Dr. Ingrid Stratti dhe drejtor Dr. Lorenzo Dugulin titullohet “Grate emigrante dhe barazine e shanseve: nje sfide per te gjithe” flet per nje problem shume aktual: integrimin e grave emigrante ne Itali. Artikujt e trajtojne kete problematike nga shume ane qe shkon nga letersia deri tek juridiku dhe sociologjia.

Ne arenen politike dhe ne mendimin e gabuar te disa njerezve, meshkujt emigrante konsiderohen te jene “klandestine”, “vu’ cumprà”, ndersa gruaja e merguar mendohet te punoje si “badante” “pastruese neper shtepi” ose “prostitute”. Ligjet italiane te hyrjes ne menyre te rregullt dhe integrimit te te huajve jane shpesh te pamjaftueshme dhe ka nevoje per ligje te nje integrimi real qe nuk do te ndihmonte vetem te huajt por edhe vendin ne te cilin ato punojne dhe kontribuojne.

Per informacione: www.cirsi.net, cirsi@cirsi.net tel.00393343994638