(Shkruar nga Kostandin Boshnjaku në gazetën “Liria Kombëtare”, me 1 mars 1928)
Kur ky artikull do dalë në Lirin Kombëtare do jene mbushur tre vjet q’eshte vrare Luigj Gurakuqi. Dhe une kam deshiruar te shkruaj disa vija per Gurakuqin, po me qene se nuk e kam bere kete ngjer sot, po e bej tani.
Përveç gjyqit te Musolinit, te gjith e dime se Gurakuqin e vrau regjimi feodal i Shqiperise, dhe Baltion Stambolla, ne kete ngjarie, nuk lojti perveç nje rol miserable te dores se dyte dhe nuk meriton te behet me fjale as per te, as per shoket e tij ndihmes, qe ka patur, siç nuk behet pergjithesisht fjale mbi xhelatin, qe ve ne zbatim urdherin qe merr.
Sa behet fjale per jevgun qe vari Don Gazulin fjala bie, aq meriton te behet fjale dhe per Stambollen. Gurakuqin pra e vrau ay regjim, qe kryesohet sot prej Ahmed Zogut, si vrau dhe shume te tjere burra qe dilnin prej popullit dhe qe kane mbrojtur te drejtat e popullit, domethene te vegjelise.
Po Gurakuqi u-vra n’Itali, ne nje vend “te qyteteruar”, ne nje vend ku ka gjyqe dhe gjykates te mire etj… dhe ne nje vend te cilin Gurakuqi e ka dashur me teper se kushdo tjater prej Shqiptareve. Dhe, per kete shkakun e fundit, shume e quanin Gurakuqin italofil. Po ne kete ka patur nje mosmarreveshie: Gurakuqi donte Italin e artit dhe te vjetersise, popullin italian siç thosh dhe vete, po jo qeverin e reakcionit me te madh qe mbreteron sot n’Itali, qeverin e mercenerve te kapitalisteve.
E dinte se sa te rezikshim jane keta te fundit per jeten e popullit shqiptar, i cili me zi po fillonte te ecente ne jeten e tij ekonomike, dal nga dale si fillon t’ecij cilimiu; prandaj sa ish gjalle, Gurakuqi as u-beri as u-perpoq te bente kapitalisteve italiane sherbimin me te vogel ne roberimin e Shqiperise. Perkundrazi, gjithemone i ka luftuar nderhyrjet ekonomike te huaja qe nuk pajtoheshin me interesat politike dhe ekonomike te vendit.
Po qeverise imperialiste te Musolinit nuk i duhej nje “italofil” i tille, si nuk i duhej as i duhet nje qeveri nacionaliste shqiptare. Pasi qeveria e Mussolinit, bashke me qeverit e tjera reakcionare, i ndoqi nacionalistet shqiptare nga Shqiperia, u-mundua dhe po mundohet ngjer sot qe, me anen e tyre, duke i spekulluar, te fitoje ato qe duante te fitonte prej kohe ne Shqiperi: dhe ne kete filloi nga Gurakuqi i vdekur. Vrasia e Gurakuqit i erdhi per hesab Mussolinit. Filloi t’a shtrengoje Ahmedin se gjyqi do t’a nxirte ne shesh fajtor, po te mos pranonte sa me shpejt konvencionet e fameshme te bankes dhe te huas.
Dhe, nuk eshte me sot sekret per njeri qe, ne pjesen e madhe te tyre, keto konvencione i detyrohen ketij spekullimi. Qe te mos dale ne shesh rrenja e katillekut, te dy tiranet, mbeten d’akord te rrjepen popullin shqiptar. Dhe, keshtu sot, ky paguan per vit 350’000 napolona per hua, qe s’ka marre dhe ka dhe nje banke “kombetare”, e cila punon qe t’a lere pa breke. Gjyqi i Mussolinit, pas ketyre kombinacioneve, e nxorri vrasesin patriot dhe Gurakuqin tradhetor, qe te kupetoje çdo budalla qe gjyqi i “pa-aneshme” eshte nje mjet ne duar te kapitalisteve, siç jane dhe topat e mitralozat… Paturpesin e gjyqit dhe chantage-in e Mussolinit e kupetuane ahere, dhe po e kupetojne dhe sot, te gjithe Shqiptaret brenda e jashte Shqiperise.
* * *
Banka dhe huaja, qe pjesen me te madhe te themeleve te tyre e ka vene mbi gjakun e Gurakuqit, kane qene hallkat e para dhe me te fortat e atij zinxhirit q’eshte shtuar dhe dita me dite po e shtrengon me teper popullin shqiptar. Pakti i Tiranes No.1, pakti i Tiranes No.2 nuk jane pervec se hallka, qe jane lidhur me ato hallkat e para dhe copa t’ atij zinxhiri, qe po lidh popullin nga kemb’e nga duar. Kejo esht’e verteta dhe çdo interpretim tjater, ne rastin me te mire nuk eshte perveç sofisme.
* * *
Me vjen ner mend se ç’pershtypie te keqe u beri vendimi i gjyqit te Tranit shokeve te mergimit dhe sidomos disave, qe kane qene shoke me te ngushte te Gurakuqit. U erdhi i papritur. Nuk lane fjale pa thene, dhe me te drejt, kundra tiranit te Romes, i cili na e beri Stambollen patriot dhe Gurakuqin tradhetor. Po sa shpejt ndryshuakan kohet! Po prej atyre me te rrepteve, ahere kundra Mussolinit, sot po ketij tiranit me te madh te popullit shqiptar i behen eloge!! Ku te jeshe, mor Gurakuq, dhe te shifnje… Ne tre vjet se sa ndryshime! Dhe nuk ka ndryshuar as Musolini as miku i tij Ahmed Zogu.
Po ti flij i qete! Ka shume, shume njeres te tjere, qe e dine mire se sa spekullime jane bere me gjakun t’end dhe do punojne per t’i thyer ata zinxhire q’i kane vene popullit shqiptar tiranet, me ate force qe do punoje dhe ti ne kete rast, sikur te jeshe i gjalle. Jane te forte zinxhiret, po dhe populli shqiptar i ka pa fund burimet e luftetareve dhe do t’i thyeje. Flij i qete, Gurakuq!