Regjistrimi etno-fetar, produkt i Athinës, Beogradit, Bukureshtit dhe Renegatve shqiptar !

0
24

Jurist, Genc Llakaj

Regjistrimi etno-fetar, duke qenë nje proces adminstrativo-civil, do të duhej të zhvillohej mbi këtë platformë organizimi pa qenë e nevojshme të shndërrohej tinëzisht në proces politik parlamentare e aq më pak në operacion, mirfilli, antikombëtar i hapur që kënaq orekset e disa rrymave ekstremiste antishqiptarve brenda apo përtej kufijve administrative të Republikës së Shqipërisë. Ky regjistrim, që në pamje të parë duket si hicmosgjë, është projekt i detajuar e mirëmenduar i një plani të tërë e afatgjat të urdhëruar nga linja Athinë-Beograd-Bukuresht.

Çuditërisht të trija këto qendra të antishqiptarizmës plotësojnë interesat e veta nga ky regjistrim etno-fetar, në vendin tonë, me qëllim bllokimin, sipas tyre, të Shqipërisë Etnike e si rrjedhojë krijimin fantashkencoro-mediatik të një kombi sajesë nga pakica të krishtera rumune, serbo boshnjake e greke. Në këtë rast fushata antishqiptare, që do të udhëhiqet nga këto shtete, pas këtij regjistrimi, në nivel rajonal, në strukturat më të larta të BE apo dhe më gjerë do të jetë e bazuar në shifra, numra, pse jo, dhe në fakte të shkruara e zeza mbi të bardhë që do të prodhojë ky regjistrim i cili do ta shndërrojë Shqipërinë Administrative në një shtet multietnik, nga njëra anë, me shumicë të krishterë me origjinë etnike greke, serbe dhe rumune e nga tjetra me pakicë shqiptaro-musylmane.

Në këto kushte, në arënën e opinionit mbarë evropian do të pozicionohen, si pa pritur, dy kundërshtar: nga njëri kah armata e ortodoksisë serbo-greko-rumun e sajuar virtualisht nga qytetarë etnikisht shqiptar si i njëjti trung etno-fetar (me krishtërimin) dhe i pranueshëm nga ekuacioni i Evropës së krishterë dhe nga tjetri një popull pakicë musylman i importuar në Ballkan nga Turqia e madhe dhe që, për këtë treshe shtetesh, përbën kinse rrezikun e ”Shqipërisë së Madhe”.

Dhe, nëse nuk bindeni, në cka më sipër, merrni guximin t’më kundërshtoni se Turqia musylmane nuk meritoka as para Greqisë e as para Rumanisë të hyjë në Bashkimin Evropian. Gjepura! Turqia, ju them unë, nuk është futur në BE, madje Evropa është tallur me të sepse ky vend ka një të “met” të madhe, ai është vend musylman, gjë që prodhonë reaksion me Krishtërimin e Bashkuar Evropian. Logjikisht, sipas ideatorëve dhe projektuesve të kësaj Evrope, reaksioni që do të krijonte hyrja e Turqisë në BE do të kishte pasoja jo të vogla, sipas atyre, për planin afatgjat të krijimit të një Evrope të krishterë si kundërpeshë a karshillëk interesash përballë alencave globale të muslymanizmit në rritje e sipër.

Kështu që, nëse do të rikthehemi te problemi ynë si komb, ajo cka bie ndesh me logjikën juridiko-historike, të drejtën Ndërkombëtare dhe atë të aspiratës së një populli autokton drejtë një bashkimi të pashmangshëm të tij në një shtet të vetëm, është cështje interesash madhore dhe afatgjata, aleancash të ndotura e tendecioze me synim deri në asimilim të kombit tonë, krijim artificial të një shteti multietnik shqiptar si dhe kristalizim të një opinioni të rrem mbarëevropian se shqiptarët janë turq e musylman si pasojë rrezik permanent për BE, nesër.

Madje, kur këta donkishot të arrijnë përfundimisht në kët pikë, me ndihmën edhe të Renegatve shqiptar që tregëtojnë e detyrojnë këtë regjistrim, nuk do ketë shans zgjidhja e problemit tragjik të Çamërisë, por as që do merret në konsideratë, ashtu sic nuk merret as ana tjetër e medaljes, ekzistenca dejuro e një Greqie komunitare me shumicë etnike shqiptarësh, presioni psiko-fizik i Beogradit mbi Luginën e Preshevës shqiptare dhe krahinën e Vojvodinës (e përbërë nga Hungarez) e aq më pak problemet e pakicave kombëtare moldave në Rumani dhe tendencat ekstremisto-fashiste të qarqeve rumune për realizimin e ëndrrës së “Rumanisë së Madhe” deri në shpikjen e formulave absurde se ky “komb” paska territor edhe në Shqipëri.

Pra, kur Greqia injoron problemin cam si dhe ekzistencën e mbi 2 milion e ca shqiptarve autokton në territorin e saj madje synonë “Greqinë e Madhe” me fantazmën e “Vorio-Epirit”, Serbia nuk njeh Kosovën shtet të pavarur e aq më tëpër pretendonë “Serbinë e Madhe”, Rumania kërkonë të shumëshifrojë pakicat rumune në Shqipëri e të aneksoi Moldavinë me kinse consensus si projekt të “Rumanisë së Madhe”, cfarë mund të pretendojnë shqiptarët se e drejta e tyre për Bashkim Kombëtar do të pritet me lule nga këto shtete si dhe, për të qenë më koherent, regjistrimi i sajuar etno-fetar sa mund te jete në favor të shqiptarve ku sipas census-it pollo do të na dalin më shumë serbo-greko-rumunë të krishterë sesa shqiptar shqiptarë pavarsisht besimit të tyre fetar?