Dr. Prof. Riza Sadiku
Këshilltar në Muzeun e Kosovës
Në kohën e fundit në mjetet elektronike dhe ato informimit si në Kosovë dhe jashtë saj, me të madhe flitet, shkruhet dhe organizohen emisione speciale televizive, me tendenca të degradimit të personalitetit të Dom Andon Kçirës, duke e përbaltur dhe e paraqitur atë, si antifetar dhe antikombëtar të shqiptarëve, bazuar në një video-inçizim të muajt maj të vitit 2007, duke mos përmendur asnjë kontribut të tij, për Kosovën dhe mbar kombin shqiptar.
Duke më ra në sy këto zbulime “epokale” dhe emisione me plotë pompozitet, vendosa të bëjë një reagim modest, jo që ka mbet Dom Andon Kçira ta mbroj unë, atë e mbron puna e vetë kombëtare, por unë ndjeva një obligim të veçantë moral, të reagoj ndaj gjithë këtij pluhuri që çohet kundër tij, pasi kamë pas rastin ta njoh personalisht, dhe kamë qenë dy herë i pranishëm në audiencën e tij, në Kishën e “Shën Palit” në Detroit, në vitin 2005 dhe në vitin 2009, si dhe posedojë një numër të konsiderueshëm të materialeve, në të cilat bëhet fjalë për veprimtarinë e tij kombëtare.
Takimet e mia me Z. Dom A. Kçirën kanë qenë zyrtare, pasi Muzeu i Kosovës ka pesë vite që punon në një projekt për realizimin e ekspozitës tematike “Amerika për Kosovën”, autor i të cilit është artikullshkruesi. Në vitet e lartcekura kamë qenë te Z. A. Këçira për marrjen e materialeve që kanë të bëjnë me kontributin kombëtar për Kosovën që ka dhënë Kisha Katolike në Detroit, si dhe ai vetë personalisht. Kombëtarizmën që kamë vërejt në hollin, sallat dhe rezidencën e Z. Dom Andon Kçirës në Kishën Katolike të “Shën Palit” në Detroit, nuk e kamë vërejt në asnjë institucion tjetër fetar, pasi në SHBA, kamë vizituar edhe shume institucione tjera fetare si Xhania, Teqe dhe Kisha katolike dhe ortodokse shqiptare.
Me lejen dhe iniciativën e Z. Dom Andon Kçirës, në Kishën e lartpërmendur në Detroit janë mbajtur mbledhje për organizimin e demonstratave, të cilat kanë rezultuar me mbajtjen e disa dhjetëra demonstratave në Detroit, pastaj me qindra malësorë dhe shqiptarë tjerë që jetojnë në këtë qytet, me aeroplanë special dhe vetura, enkas kanë udhëtuar për Uashington dhe Nju Jork për të marrë pjesë në demonstratat e organizuara nga mërgata shqiptare, kundër shtypjes të regjimit të Millosheviqit ndaj popullit shqiptarë të Kosovës. Këtyre demonstratave, si në Detroit ashtu edhe në qytetet e lartcekura, në shumicën e rasteve, së bashku me përfaqësuesit e konfesioneve tjera fetare të mërgatës shqiptare, ju ka prijë edhe Dom Andon Kçira, po ashtu, në shumë raste ka mbajtur edhe fjalime të zjarrta para demonstruesve dhe mjeteve të informimit amerikan, kundër shtypjeve dhe krimeve të regjimit serb në Kosovë, ndaj popullit shqiptarë.
Dom Andon Kçira, udhëheqës i Kishës katolike shqiptare “Shën Pali” në Detroit, duke folur para pjesëmarrësve të demonstratave, lidhur me krimet e regjimit serb, ndaj popullit shqiptarë të Kosovës, Uashington 1998
Në kohën e segregacionit të regjimit të Beogradit në Kosovë, në Kishën Katolike në Detroit, përgjegjës i së cilës ka qenë Dom Andon Kçira, janë marrë iniciativa dhe janë mbledhë mjete financiare për ndihma Kosovës, po ashtu nga ky vend janë mbledh ndihma financiare edhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, përmes fondit Vendlindja thërret, si dhe është bërë organizimi dhe mobilizimi i një numri të madh të vullnetarëve malësor, për të marrë pjesë në kuadër të Batalionit “Atlantiku” për çlirimin e Kosovës në vitin 1999.
Sipas materialeve dhe dëshmive të siguruara nga arkiva private e Dom Andon Kçirës, shihet se ai ka pasur një mori takimesh me personalitete të ndryshme të administratës amerikane, si me : Kryetar të shtetit Miçigan, të qytetit të Detroidit, Senator, Kongresmen, Sekretar të Shtetit dhe Presidentin Bill Klinton. Në të gjitha takimet e lartcekura objekt bisedash, Dom Andon Kçira ka pasur gjendjen dhe pozitën e vështirë të shqiptarëve në Kosovë dhe jashtë saj.
Dom Andon Kçira, veprimtar i dalluar i çështjes shqiptare në mërgim, gjatë një takimi me presidentin Klinton, me të cilin rast është biseduar për zgjedhjen e çështjes politike në Kosovë, 1999.
Duhet theksuar, se Kisha katolike Shën Pali në Detroit, e udhëhequr nga Dom Andon Këçira, ka qenë dhe ka mbet vend takimi kryesor thuajse i gjithë delegacioneve shqiptare, (Kosovës dhe Shqipërisë) prej te Dr. Ibrahim Rrugova e deri te këto të sodit, jo vetëm me mërgatën shqiptare, por e dhe me disa përfaqësues të administratës amerikane, gjatë të cilave takime gjithmonë janë trajtuar çështjen shqiptare në përgjithësi, Kosovës në veçanti, si para luftës, ashtu edhe pas luftës.
Me përfundimin e luftës në Kosovë, Dom Andon Kçira nuk e ka ndal veprimtarinë kombëtare, por ai për mes Kishës Katolike ka lobuar si për zgjedhjen e statusit për Pavarësinë e Kosovës, ashtu edhe për njohjen e saj ndërkombëtarisht.
Veprimtaria kombëtare e Dom Andon Kçirës nuk përfundon me këto rreshta, me siguri është edhe shumë ma e madhe, por unë morra disa shembuj për të cilat kamë dëshmi dhe shkruajta aq sa di, me qëllim që me e njoftuar opinion mbarë kombëtar, se Dom Andon Këçira është një personalitet me pedigre, që gjithë jetën ia ka kushtuar çështjes kombëtare sipas kërkesave të kohës, e në veçanti asaj të Kosovës, andaj nuk është mirë me e kap për një fjale dhe me ia njollos tërë kontributin kombëtar. Njeriu që punon edhe gabon, nuk ka person të përkryer.
Shpesh ndodh në jetë, kur në momente të caktuara, njeri shan vetveten, ose si rast analog e marrim kur Gjergj Fishta i madh, në një rast nga dëshpërimi momental ka thënë (e parafrazoj): “Le ta dijë gjithë bota e mbar, se ma Gjergj Fishta nuk është shqiptar”, ose kemi shumë raste, po qese e shikojmë veprimtarinë kombëtare të kritikut të madh Faik Konica, ai e kritikon ashpër dhe në disa raste e fyen tërë popullin shqiptar, por populli shqiptarë kontributet e tyre kombëtare i çmon dhe vlerëson lartë, andaj edhe Dom Andon Kçira, për një moment ka gabuar me gojë, por me shpirt dhe zemër nuk ka menduar ashtu, se për këtë ma së miri flet veprimtaria e tij kombëtare, ai nuk ka propaganduar shuarjen e popullit shqiptar përmes regjimit të Millosheviqit, por të kundërtën, në arenën ndërkombëtare dhe administratën amerikane ka propaganduar krimet, mizorit dhe gjenocidin e regjimit të tij, ndaj popullit shqiptarë të Kosovës.
Përmes këtij shkrimi nuk kame tendenca ta justifikoj thënien e tij në atë moment, por të kundërtën, edhe unë e gjykoj, si kurse ai vet që e gjykon me shkrim për mes mjeteve të informimit, duke kërkuar falje publike, gjeste të tilla bëjnë vetëm personalitetet e mëdha të kombit, ashtu sikurse është Dom Andon Kçira, (Koha Ditore 15 mars 2010).
Për mua armik i kombit nuk është Dom Andon Kçira për një fjalë goje të folur në një rast afektual, në një moment të caktuar, kur ka qenë fjala për gjykimin e planit për vrasjen e ushtarëve amerikan në Nju Xhersi, nga disa shqiptarë të pa ndërgjegjshëm, kur dihet se ushtarët amerikan me administratën e tyre në krye, na çliruan dhe na e mbrojnë lirinë dhe shqiptarët në Ballkan i bënë faktor. Është rast i rrallë kur shteti ma i fuqishëm botë, si që është Amerika, ta marri në mbrojtje dhe nën sqetull një popull ma të varfër dhe numerikisht një ndër ma të voglin në Evropë, është e tmerrshme me mendu, e jo nga mesi jonë me u gjet persona tillë për me planifikuar vrasjen ushtarëve amerikan të cilit të mbrojnë kombin, andaj kush do qoftë që mendon ndryshe se Amerikanët nuk janë shpëtimtar të kombit shqiptar e ka gabim gjithmonë. Për rastin konkret, për mua armik të kombit janë ato persona të cilët merren me propagandimin e fjalëve të tilla në baza fetare, të cilat janë shume të rrezikshme dhe me pasoja të paparashikuara mbarë kombëtare.
Propaganda të tilla, në baza fetare, gjatë historisë të popullit shqiptarë në situata shumë ma të vështira, gjithmonë janë përpjekur ti bëjnë regjimet shoviniste serbe dhe të shteteve tjera fqinje në kuadër të cilave jeton populli shqiptar etnik, por, kur mbi këto baza nuk ia kanë arrit qëllimit, sidomos në ato periudha kur një pjesë e popullit shqiptar nuk ka qenë në gjendja të dalloj fenë prej kombit, kurse sot këto qëllime të errta në baza të tilla fetare nuk kanë asnjë shans ta përçajnë popullin shqiptarë, sepse sot vetëdija kombëtare ka arrit në piedestalin ma të lartë gjatë historisë së vet, e cila kultivohet në mbarë territoret shqiptare përmes disa qindra shkollave të mesme dhe disa dhjeta universitete, andaj në kohën e sodit, gabon rëndë secila politikë shoviniste dhe persona anti kombëtar, që mendojnë të krijojnë përçarje të tilla mbi baza fetare. Propagandues të tillë gjithmonë do të dështojnë, dhe do ti dënojë historia kurse të gjithë veprimtarët e kombit, sikurse është Dom Andon Kçira , do të zënë vendim meritor në historinë e popullit shqiptarë.
Prishtinë, 17 mars 2010
Reagimin e përgatiti: Dr. Prof. Riza Sadiku, d.v.