Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër shpreh indinjatë të thellë ndaj gjuhës vulgare, të ndytë dhe fyese që po e përdor ish- kryetari idegës së LDK-së – mjerani Haki Latifi, i cili, me çdo kusht, po tenton ta rrënojë një proces të mirë zgjedhor dhe po përpiqet që një proces tashmë të mbyllur t’a rikthej në fillimin e tij.
Poashtu, gjuhë vulgare, e ndytë, analfabete dhe pa asnjë kriter, po përdoret nga ish kryetari i degës – gjysmëanalfabeti smirëzi Haki Latifi në përpjekje për të zhvlerësuar dhe mohuar të gjithë krijimtarinë letrare e publicistike të Shefqet Dibranit. E tëra kjo po bëhet pa reshtur dhe pa zgjedhur mjete.
Deklreatat e Haki Latifit, i cili është bërë gazi i botës, e kanë shndërruar e shpërfaqur këtë smirëzi e hileqar, veq tjerash, në objekt tallje e pështirosje, sepse deklarimet e tij publike të kohëve të fundit nuk kanë të bëjnë asgjë me të vërtetën.
Kuvendi VIII-të i Degës së LDK-së është përgatitur, menagjuar dhe është udhëhequr nga Haki Latifi, madje edhe pas zgjedhjes së kryetarit të ri, Haki Latifi për asnjë minutë nuk është larguar nga kryesia e punës dhe për asnjë çast ai nuk është injoruar nga kryetari i ri, ka marrë fjalën sa herë ka dashur, ka shprehur fjalë miradije dhe afirmuese për ecurinë dhe rezultatet e Kuvendit, dhe se asnjë vendim i kryesisë së punës dhe kryetarit të sapozgjedhur – Zotëri Shefqet Dibrani, nuk është marrë pa u konsultuar me të.
Në atë Kuvend kanë marrë pjesë delegatët e nëndegëve bashkë me shumë përfaqëses të nëndegëve të tyre të cilët e dijnë se deklaratat e Haki Latifit nuk përkojnë me të vertetën pasi ai e ka udhëhequr atë Kuvendi. Ndërsa komisionet e verifikimit kanë qenë kryesisht nga nedega e LDK-së në Burgdorf ku e ka bazën deleguese vet Haki Latifi. Tani shtrohet pyetja: si ka pasur mundësi të manipulohet ai Kuvend i cili tërësisht është udhëhequr e përgatitur vetëm nga Haki Latifi dhe Arif Baftiu?!…
Edhe vëzhgimi i procesit zgjedhor nëpër nëndegë është bërë kryesisht nga Haki Latifi dhe Arif Baftiu. Aty këtu kanë marrë pjesë edhe ndonjë anëtarë tjetër i kryesisë, por në asnjë rast, procesi zgjedhor nëpër nëndegë nuk është përcjellur nga Shefqet Dibrani. As Shefqet Dibrani dhe as ndonjë anëtar tjetër i kryesisë së Degës, në asnjë rast nuk i kanë kundërshtuar raportimet e Haki Latifit, Arif Baftiut, etj. të cilët ishin të autorizuar të organizonin dhe të validonin proceset zgjedhore në shumicën e nëndegëve – tashmë të kontestuara nga këta të dy dhe klani mohues e rrënues i tyre.
Përkundrazi, fryma e diskutimeve të tij (Sh.D.) ka qenë mobilizuese dhe vetëm motivuese dhe inkurajuese. Këtë gjë e themi me përgjegjësi morale dhe politike dhe ndjehemi të zhgënjyer se si mundet tani Haki Latifi të deklaroj e të përhapë të pavërteta, pa pasur asnjë argument të vetëm?!
Ne e sigurojmë dhe garantojmë anëtarësinë LDK-së se Haki Latifi nuk ka mundësi të postojë asnjë fotografi, asnjë dokument valid, apo dëshmi e cila hedh dyshim për implikimin e Shefqet Dibrani apo të ndonjë tjetri nga anëtarët e kryesisë aktuale në ndonjë manipulim apo pakorrektësi. Manipulimet e papërgjegjëshme dhe të pandershme në të gjitha aspektet dhe dimensionet tashmë janë bërë herezi, stil dhe vokacion i Haki Latifit dhe tufëzës që po e përkrahë qorraz në këtë drejtim.
Haki Latifi i verbuar nga smira e sëmurë dhe shija e humbësit shumëdimensional, pos tjerash, shpifë edhe kur thotë se Shefqet Dibrani ishte pasiv për 12 vite! Smirëziu Haki këtë gjë nuk mund ta dëshmojë me asgjë! Këto janë shpifje nga kuzhinat e nëntokës dhe nga ata që duan ta shkatërrojnë Degën e LDK-së në Zvicër, sepse ne kemi dëshmi dhe argumente për t’a thënë të kundërtën, duke argumentuar me fakte se Zotëri Shefqet Dibrani asnjëherë nuk ka rreshtur të jetë shumë aktiv që nga themelimi i LDK-së. Megjithatë, kryesia e Degës së LDK-së dhe kryetari Shefqet Dibrani janë të gatshëm t’i nënshtrohen një procesi të verifikimit, prandaj e ftojmë publikisht Haki Latifin që ta formoj një komision prej 3 – 5 vetash dhe shkojmë në arkivin e Nëndegës së LDK-së në St. Gallen. Janë këto arsye pse kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër e konsideron këtë tendencë të Hakiut si një shpifje të radhës që ka qëllim vënjen në dyshim të personalitetit publik të shkrimtarit e publicistit, të veprimtarit e të kryetarit të Degës së LDK-së në Zvicër – Shefqet Dibrani.
Vërtetë këto shpifje kaq të ulëta dhe ky fjalor kaq i pa kriter ndaj kryetarit Dibrani, nuk i kanë hije askujtë pa lëre më Haki Latifit, i cili, në cilësinë e ish-kryetarit të Degës, ka marrë pjesë disa herë në promovimet e librave të shkrimtarit e publicistit Shefqet Dibrani. Madje, punën dhe veprën e tij, ai e ka cilësuar si vlerë me të cilën duhet të krenohet LDK-ja. Tani ai i ka ndryshuar qëndrimet, por shkrimet e botuara dhe fotografitë janë dëshmi dhe kujtim i kohës dhe ngjarjeve, të cilat tashmë flasin qartë dhe hedhin dritë të mjaftueshme edhe për qëndrimin kontravers të Haki Latifit ndaj procesit zgjedhor por edhe ndaj shkrimtarit e publicit Shefqet Dibrani – kryetar i degës së LDK-së në Zvicër i zgjedhur me votën e lirë e demokratike të delegatëve të Kuvendit VIII-të.
Hakiu po vetëtallet apo po vetknaqet – këtë gjë le t’a kuptojë vet, por se është bërë gazi i botës – këtë gjë po e shohin të gjithë. Haki, të bëjmë thirrje ne ish miqt e shokët tuaj, nuk të duhet t’a karikaturosh veten deri në pafundësi!!! Prandaj janë këto arsye pse Dega e LDK-së në Zvicër nuk i merr aq seriozisht deklaratat e shpifura por i bënë apel Haki Latifit dhe atyre që e mbështesin që t’i sjellin faktet dhe dokumentet që mund t’i kenë falsifikuar vet ata, kurse ne jemi të gatshëm kurdoherë të ulemi dhe ta rishikojmë tërë procesin zgjedhor. Dhe, nëse vërtetë konstatohet se dikush nga kryesia e dalë nga Kuvendi VIII-të paska manipuluar, atëherë jemi të gatshëm të pranojmë rishikimin e procesit zgjedhor. Në të kundërtën, ia bëjmë me dije Haki Latfit dhe grupit përqarës, rrënues e manipulotor se Kuvendi IX- të Zgjedhor në Degën e LDK-së në Zvicër do të mbahet pas katër vitesh. Dhe, gjithësesi, edhe ky do të jetë një Kuvend i rregullt!!!
Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër
Saim Tahiraj – Nënkryetar