Ramsfeld + Berishë + Mehdi = Gërdec i Zi

0
45

Nga Myslim Pasha, 20 qershor 2013

Berisha ky sundimtar me bisht, Mehdiu një kriminel që do të jetë sërish në Parlament, dhe një “mik” nga ana e anës: Ramsfeld përbëjnë një trinom të ri, farë e hedhur vite më parë por që rimbiu para disa ditëve, me një dekoratë të varur, ajo e shqitura nga qafa e të vrarëve dhe përzhiturve.

Barazimi shkon me një Gërdec tragjik si fytyrë e Shqipërisë së mbetur ulok.

Tri kufiza njerëzore të lidhura njëra me tjetrën, në shtrat të pseudodemokracisë së sotme që sollën një truall të përndezur.

Nuk i rrihet dhe nuk i rrihet dot Shqipërisë, pa krijesa të së Keqes që i mbërthehen asaj, në këtë vijim krize që përgatit “Koncert në fund të Sundimit” me fytyra të krimit këtu në Zululand.

Përse bjenë këto daulle ? Daulle të zgjedhjeve, që sjellin në vallen e #mëndur sëfundi Ramsfeldin që kapërxeu Atlantikun për të marrë dhe për të dhenë shpërblimin tragjik. Për kë është kjo dekoratë ?

Nuk mund të ketë raste të tilla në botën Demokratike ku të sajohen prej dramave të madha komedi të trishta si këto duke importuar figura groteske të dështuar ( edhe pse prej një vendi të madh ) që nëpërmjet dekoratës së tij të ofrojë preparatin frymëdhënës të një Regjimi e Sundimi që e ka ndërtuar këtë ngrehinë mbi shtypjen dhe korrupsionin kriminal.

Vetëm kaq do të mjaftonte për simbolikën e turpshme të këtij rasti në prag të ca zgjedhjeve, për të gjykuar se sa e papranueshme është ky protokoll shtetëror ogurzi. Regjisorët që mund të jenë sërish bashkëkombës të Ramsfeldit dhe këndej nga kampi i demonëve të katrahurës shqiptare, projektohen glorifikime ” një aset si Berisha” që prodhon sundim dhe një Mehdi “djalë i ri “ i korrupsionit që inspiron një të nesërme po kaq korruptive dhe asnjëherë të ndëshkuar, në pemën shtetërore hibride.

Tejdukshmëri cinike e një Regjimi që s’i fsheh veprat e tij sepse duart i ka të përgjakura, në këtë ekuacion kriminal me shenjimin jo vetëm të një dekorate, jo vetëm të një libri, as të ndonjë shifre, por të një shtese që i bëhet trazimit të memories së tronditur të këtij populli që nuk i shëron dot plagët e tij.

Në këtë kohë, gjasme, moderne, erdhi një lëndë, shumë herë më tronditëse sesa tragjeditë e Shekspirit. Ngjarje që kanë lidhje me vdekjen, krimin, plane zhdukjesh, personazhe misteriozë si të dërguar apo pseudodërguar nga forca madhore, llogari për fitime të majme, takime të fshehta, në dikaster, në errësirë të natës, diku në mes apo anë të metropolit, telefonata dhe regjistrime të tyre në teknologji moderne, porosi për blerje apo ofrim parash apo femrash, zëra që vijnë nga mijëra milje larg, nga kontinenti në kontinent, nga Tora Bora deri në Poliçan, gazetarë të NYT( Neë York Times) që vijnë vërdallë dhe nuk i lënë të futen në punishtet e vdekjes, Dëshpërim kolonelësh dhe gjeneralësh, që kanë inspektuar vendin e ardhshëm të shpërthimit, të pasigurtë.

Ky realitet korruptiv shtetëror me Projekt dhe duar të përgjakura të Sundimtarit me një nokturn të shkrepjes së zjarrit pas buzëqeshjes së Minisitrit të Mbrojtes dhe Mjedisit të Republikanëve pa Republikë, kanë guximin sot të përtërijnë po atë buzëqeshje gatuar me vdekje me praninë e personazhit nga Përtejoqeani.

Këtë dekoratë nuk e ka marrë Ramsfeldi por Berisha dhe Mehdiu, njërën anë të medaljes i pari dhe anën e kundërt, i dyti. Përmidis mbetet një Ramsfeld i huaj pa të cilin, kjo dyshe, në këtë rast, nuk do të ngjitej dot.

Drejtësia duarkryq në shtetin e kapur, politika orkestruese festash oligarkike me flamuj pafund të tmerrit, me skandale që ndjekin njëritjetyrin, me zëra që ngjirren përpara shtrigave dhe magjistricave të cilat parathonë fatin e Sundimtarit për nesër… “ se nesër ai e ka një synim që të “bëhet mbret! “dhe për këtë ka nevojë për një Ramsfeld ; këtë “ Sekretar Shteti më të Keq në historinë e SHBA-ve”

Pse na duhej Ramsfeldi kësaj dite !? Thjesht për zgjedhje ? Apo, pse jo edhe për për një Kërcënim, duke na kujtuar “ se Sundimin Berishian e përkrah NATO dhe një vend të madh mik si SHBA ? “

Si nuk u gjend asnjë impuls për tregimin dhe mposhtjen e së Keqes (kupto, së keqes njerëzore) nga këta kolonelë dhe gjeneralë që ishin mbledhur në sallën e dekorimit ? Askush nuk e përplasi dorën në tavolinëe. Askush nuk e dha një kumt kur ishin në krye të detyrës.
Ju pjesëmarrës në ceremony që shikonit në dritë të syve Sundimtarin, jeni dëshmitarë se si dolën armët dhe baruti nga sqetullat e Shqipërisë dhe i vunë flakën tokës dhe qiellit. Dhe sot në sy të kësaj dite jepen dekorata për pjesën tjetër të ekuacionit, e në fakt kërkohet të ndriçohen: Berisha e Mehdiu.

“Kërkoni të fshehtën e vdekjes?” thotë tek “Profeti” Kahlil Gibran: “Po si do ta gjeni nëse nuk e kërkoni atë, në zemër të jetës? Nëse dëshironi të shikoni shpirtin e vdekjes, hapjani zemrën tuaj trupit të jetës”.

Zezona, klith në auditorin e kolonelëve dhe gjeneralëve që ishin mbledhur me rastin e ardhjes së Ramfeldit. &farë meditonin këta njerëz që dje ishin komanduar nga Mehdiu Politik dhe Berisha i sotëm diktator ?

Nuk ka asnjë Alkimi që të mund të gjejë barin shëronjës për të pastruar duart e krimit dhe të vdekjes. Populli do të ndëshkojë, dhe nuk pyet për dekoratat tuaja.