Politike Nga ARDI STEFA, 30 Qershor 2013
Nga Kroacia: Darkë me thjeshtësi mbresëlënëse për BE-në VIDEO/ Rama për “Le Courrier des Balkans” “Në 2009, ndërkombëtarët na tradhtuan”
ATHINE – Gazeta greke “Kathimerini” ka intervistuar kryeministrin e ardhshëm shqiptar, Edi Rama, i cili iu është përgjigjur disa pyetjeve mjaft të mprehta; mbi marrëdhëniet shqiptaro-greke në tërësi, por edhe në lidhje me një çështje të diskutueshme, që solli “ngricë” në marrëdhëniet dypalëshe, siç janë kufijtë detarë mes dy vendeve.
RAMA PËR UJËRAT: NË RESPEKT TË PLOTË TË PIKËPAMJEVE TË NJËRI-TJETRIT
Pyetjes nëse është prioritet tema e kufijve detarë për qeverinë e re, Edi Rama i është përgjigjur: “Duhet të bisedojmë, që të gjejmë zgjidhjen e duhur për shkrirjen e marrëveshjes në respekt të plotë të pikëpamjeve të njëri-tjetrit. Jetojmë në kohë të ndryshme nga disa vjet më parë dhe popujt tanë nuk mund të përfitojnë, nëse nuk ndryshojmë duke ecur me kohën, e cila gjithashtu ecën shumë shpejt”.
NGA DIMRI SIBERIAN, VERA DO TË VIJË SHUMË SHPEJT MES SHQIPËRISË DHE GREQISË
Kreu i PS është pozicionuar edhe mbi deklaratat “nacionaliste” për të cilat u akuzua Sali Berisha – kryeministri në ikje – nga qeveria greke. I pyetur nga gazetari grek, Stavros Tzimas, në lidhje me përmirësimin e klimës së ngurtë, sidomos pas “deklaratave nacionaliste të kryeministrit Berisha, të cilat i çuan marrëdhëniet mes dy vendeve në një temperaturë siberiane”, Rama u përgjigj: “Acari në marrëdhëniet tona, mori fund dhe se “vera” do vijë përsëri shumë shpejt në marrëdhëniet shqiptaro-greke”.
Edi Rama ka shtuar se, “kthimi i popullit në pushtet pas kaq vitesh nën pushtetin e një njeriu të vetëm, është përgjigjja për klimën e krijuar në arenën ndërkombëtare, se me fitoren e tij, Shqipëria kthen faqe dhe ndryshon”.GREQIA KA ROL PËR TË LUAJTUR NË EUROPË PËR NE”Çfarë shpreson nga pala greke në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?” Edi Rama është shprehur se “koha që jetojmë na nxit të gjithëve në rajon të rinovojmë mënyrën sesi në shohim Evropën dhe atë sesi Evropa na sheh ne. Në këtë kontekst Greqia ka një rol për të luajtur”.
FITORJA, KËRKESË E POPULLIT PËR NJË FRYMË TË RE
Lidhur me frikën e kundërshtarëve politikë, se ata apo edhe vetë Berisha mund të përndiqen politikisht e ligjërisht, kreu i PS thekson se “fitorja ishte triumf, që na ngarkoi me përgjegjësi të vlerësojmë mbi të gjitha, që populli shqiptar do një ndryshim shumë më të madh, sesa thjesht një ndryshim politik dhe ngjyrash”. “Fitorja është kërkesë për një frymë të re dhe një mënyrë të re të të bërit politikë gjatë qeverisjes së vendit.
Epoka dramatike e qeverisjes, që ishte perceptuar si qeverisja “one man show” me një kryeministër që ishte njëherësh president, kreu i drejtësisë, prokuror i përgjithshëm, kreu i shërbimit të fshehtë, madje edhe drejtori i RTVSH-së etj., u mbyll njëherë e mirë të dielën e shkuar nga populli shqiptar. Qytetarët kanë hapur një epokë të re me votën e tyre të qartë dhe nuk ka kthim pas”, përfundon intervistën kryetari i PS, Edi Rama.
Redaksia Online (mag/e.s/shqiptarja.com)