Rama, siç thotë populli, ua “ka lënë në derë” krerëve të LDK-së, bën homazhe pranë varrit të ish-presidentit Rugova

0
41

ResPublica.al | 13 shtator 2013

Duket se drejtuesit e LDK-së u treguan të shpejtuar dhe të emocionuar me deklaratat e mëngjesit të sotëm, madje ata “ngatërruan” edhe politikën shqiptare (deklaratat e Berishës dhe Topallit në Facebook), se Rama nuk ka përmendur Ibrahim Rugovën në fjalimin e tij. Pa u emocionuar Rama nuk komentoi në lidhje me ato që ka reaguar LDK-ja. “Nuk do injoroj të bëjë komente të tilla”, tha ai.

Ndërsa pas homazheve mbi memorialin e Ibrahim Rugovës, Rama ka thënë:

“Në këtë vend ku prehet njeri pa të cilin Kosova që kemi sot nuk do të ishte bërë realitet, siç nuk do të ishte bërë pa të gjithë protagonistët tjerë, ata që dhanë jetën për të dhe ata që vazhdojnë të punojnë pa u lodhur për ndërtimin e saj shtete i ri, sovran, demokratik. Lavdi përjetë kujtimit të Ibrahim Rugovës dhe të të gjithë atyre që vunë gjithçka kishin në themelet e Kosovës së re”!

Zh.