Rama: Sa jetë policësh do të kushtojë tradhtia e pushtetit?

0
66

Shekulli, 24.02.2013

TIRANË – Kreu i Partisë Socilaiste, Edi Rama reagoi ndaj vrasjes së ish-shefit të Komisariatit numër 6 në Tiranë, Dritan Lamaj. Sipas Ramës, policia po e paguan me jetë tradhtinë e pushtetit ndaj policisë.

“Edhe një komisar i vrarë! Në mes të Tiranës. Sa jetë policësh do kushtojë ende tradhtia e pushtetit ndaj Policisë? RILINDJE!”, shkruan Rama në rrjetin social Twitter.

Mbrëmjen e sotme një oficer policie u vra në një atentat mafioz. Viktima Dritan Lamaj, ish-shef i komisariatit nr.6 sipas policisë dyshohet se u vra nga më shumë se një person me armë selinciator. Efektivët bëjnë të ditur se Lamaj ishte duke udhëtuar i vetëm me automjetin e tij tip Lancia me targë TR25 64 N në momentin që është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Lamaj u dërgua me gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak, ku ra fillimisht në vdekje klinike dhe me pas humbi jeten. Janë shoqëruar ndërkaq disa persona me të cilët z. Lamaj ka pasur konflikte të mëparshme. Policia vendosi sot ne mbrëmje shpërblimin prej 100 mijë dollarë për çdo informacion të vlefshme mbi vrasjen e ish-shefit të policisë së komisariatit nr.6 në kryeqytet.

/Shekulli Online/ Përgatiti: E.Sh/