Rama prezanton qeverinë, Niko Peleshi zëvendëskryeministër, LSI merr pesë ministri (JA LISTA)

0
50

TemA, 31 Korrik 2013

Kryeministri i ri, Edi Rama, ka prezantuar kabinetin e tij të ri, me zëvendëskryeministër Niko Peleshin dhe Ministër të Financave Shkëlqim Canin.

Lëvizja Socialiste për Integrim merr pesë ministri, të Drejtësisë me në krye Nasip Naçon, atë të Transportit me Edmond Haxhinaston, Ministrinë e Bujqësisë me Edmond Panaritin, Ministrinë e Mjedisit me Lefter Kokën dhe Ministrinë e Integrimit me Klajda Gjoshën.

Ministër i Brendshëm është emëruar Sajmir Tahiri, kurse Mimi Kodheli do jetë ministre e Mbrojtjes.

Ilir Beqja do të marrë Ministrinë e Shëndetësisë, kurse Arsimi shkon për Lindita Nikollin. Një tjetër ministre femër do jetë Mirela Kumbaro, që merr Ministrinë e Kulturës.

Në total janë gjashtë femra që marrin poste ministrore në kabinetin e Ramës.

Eglantina Gjermeni do jetë ministre e Zhvillimit Urban.

Milena Harito do jetë ministre për Inovacionin dhe Administratën Publike.

Ilirjan Celibashi do jetë ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, kurse Bledi Çuçi do jetë ministër për Çështjet Vendore./ep

Zëvendëskryeministër, Niko Peleshi
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri
Ministre e Mbrojtjes, Mimi Kodheli
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri
Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka
Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj
Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni

Ministrat e shtetit

Ministre për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito
Ministër për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi
Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi