Rama, përballë M. Nanos: Statusin nuk e morëm se esktremistët në Europë na konsiderojnë vend mysliman!

0
56

ResPublica.al | 29 dhjetor 2013

Në një intervistë në Jamais Vu, përballë gazetarit M. Nano, Rama fajësoi për mosmarrjen e statusit në mënyrë të veçantë edhe forcat ekstremiste që po rriten në Europë dhe që në mënyrë të hapur theksojnë se Bashkimi Europian është pjesë vetëm e vendeve kristiane. Sipas tij, pavarësisht se ky problem nuk u përket forcave kryesore dhe të stabilizuara europiane, përsëri pesha e këtyre partive të vogla ekstremiste kishte ardhur duke u zgjeruar. “Ka një problematik për myslimanizmin, por lavdi Zotit kjo s’ka të bëjë me forcat e konsoliduara europiane, qoftë të majta apo të djathta, por ka të bëjë me këto forca të reja që janë në ekspansion të brendshëm brenda disa vendeve dhe që haptazi e thonë dhe e nënvizojnë se BE-ja nuk mund të ketë asnjë lidhje me fe tjetër, përveç kristianizmit”, theksoi Rama.

k.c.

E plotë: http://www.youtube.com/watch?v=1XNrruSRF_I