Rama: Opozita mocion kundër Berishës në Kuvend

0
68

TIRANE – Kryetari i PS-së, Edi Rama deklaroi dje gjatë emisionit “5 pyetjet nga Babaramo” në “News 24” se opozita po mendon një mocion mosbesimi ndaj qeverisë “Berisha” “Mocioni është një mjet demokratik dhe nuk do të ishte keq që ai të paraqitej në Kuvend”, tha Rama.

“Mocionet e mosbesimit janë praktika që ndiqen normalisht në jetën parlamentare të vendeve me demokraci të zhvilluara, pavarësisht numrave. Një mocion mosbesimi në traditën e parlamenteve evropiane është një akt refuzimi i qeverisë në një moment të caktuar për një sërë arsyesh. Kështu që thënë kjo, mocioni i mosbesimit nuk është një kalkulim numrash, por është një gjest politik. Nuk përjashtohet që ne ta bëjmë këtë dhe nuk do të ishte keq që ky të bëhej pjesë e jetës parlamentare”, shprehet Rama.

I pyetur me pas se ne cfare rrethanash do e beje kete, Rama shton se “Unë thashë që nuk përjashtohet një gjë e tillë, por sot ne nuk kemi në plan të bëjmë një gjë të tillë”.

Meta paterice e Berishes
I pyetur ne emision nese do te kete nje afrim me Ilir Meten, Rama ben vleresimin e radhes per kete ceshtje. “LSI ka bërë zgjedhjen e saj të qartë si patericë e PD-së dhe Ilir Meta ka bërë zgjedhjen si pjesë e një koalicioni të dalë nga zgjedhje të grabitura”.
Edher nese Mweta do te prishte koalicionin me Berishen, rama pergjjget prere. “Nuk flasim me nëse, por me fakte dhe prova të një jete të përditshme të shqiptarëve, e cila po rëndohet”.

Rama: Pres te takoj Vangjel Tavon
Duke folur për vendimet e fundit të disa prej deputetëve për tu larguar nga partitë, nën siglën e të cilave u zgjodhën në 28 qershor, Rama tha se është në pritje të një takimi me deputetin Vangjel Tavo për ti dhënë zgjidhje problemit të ngritur nga ana e tij.

Jam gati ta takoj Vangjel Tavon, por këto nuk janë probleme që mund të shtrohen as mund të zgjidhen në mënyrë mediatike, por mes nesh. Ka pasur momente në parlamentin shqiptar të shitjes e blerjes së deputetëve. Deri në momentin që flasim, dy deputetë kanë braktisur radhët e shumicës duke deklaruar secili për arsye të tij një pakënaqësi ndaj qeverisë” – theksoi kryetari i PS.

Mandati i Beqjas, kërkesa shprehje e dëshpërimit të pushtetit
Kryetari i opozitës konsideroi të pavlefshëm votimin në parlament për dërgimin në Gjykatën Kushtetutese të cështjes së mandatit të deputetit socialist Ilir Beqja. Ndërsa nënvizoi se deputeti Beqja nuk ka shkelur në asnjë moment Kushtetutën e ligjin, Rama e konsideroi atë një shembull të shkëlqyer.

“Mandati i Beqjas nuk ka marrë shumicën e të pranishmëve nuk i shkon dot Gjykatës Kushtetuese dhe përtej kësaj ajo kërkesë ishte shprehje e dëshpërimit në të cilin po zhytet përdië pushtetit. Beqja nuk e ka ushtruar mandatin e tij në kohën kur është bërë një garë nga kompania e tij” tha Rama.

Tryeza për reformën Zgjedhore, Rama: S’ka kod të ri pa transparencë
I pyetur në lidhje me pjesëmarrjen e tij të papritur në tryezën e thirrur nga kreu i qeverisë për nisjen e punës për reformën zgjedhore, Rama u shpreh se prania e tij në tryezë ishte detyrimi për ti përsëritur qeverisë se opozita nuk do të marrë pjesë në përmirësimin e reformës zgjedhore pa u bërë transparenca e zgjedhjeve të kaluara.
Vajtja ime në tryezë ishte vijim i natyrshëm i përpjekjeve për transparencën. Oferta e re është e shkruar e zezë mbi të bardhë mbi rezolutën e PE dhe është një hap konkret për të zbatuar rezolutën e PE” – u shpreh Rama ndërsa theksoi se Shqipëria ka nevojë për transparencë në cdo detaj të vendimmarrjes.

Ndërkaq kreu socialist nënvizoi vendosmërinë e opozitës për të mos lejuar zgjedhje të reja në Shqipëri, nëse sic tha ai, nuk do të ketë garanci për zgjedhje të lira e të ndershme.
Protestat janë pjesë e përpjekjes sonë për kërkimin e trasnparencës. Ka vendosmëri për ta bërë trasparencën. Zgjedhjet nuk i grabiti kodi elektoral. Në 28 qershor vullneti i shqiptarëve nuk u deformua nga ligji, por nga shkelja e tij

Shembja e piramidës, marrëzi e pushtetit me vota të vjedhura
Kryetari i opozitës konsideroi një marrëzi vendimin e qeverisë për shembjen e piramidës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke theksuar se në këtë mënyrë po fshihen gjurmët e historisë së vendit.

“Të shembësh piramidën me mendësinë se do të shembet simboli i diktaturës, është një marrëzi, nuk ka lidhje me atë c’ka ka nevojë ky vend. Është njësoj në tryezën e së premtes ti thosha zotit Berisha, si s’të vjen turp që je ulur në karrigen ku ulej Enver Hoxha”

Martesa me Linden
I ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në televizionin News24, kreu i PS foli dhe për martesën e tij me Lindën, vetëm 2 ditë pas ceremonisë së bujshme të organizuar pasditen e së dielës. Duke ju përgjigjur interpretimeve në media, në lidhje me arsyet e vendimit të tij për të kurorëzuar lidhjen me Linda Bashën, Rama theksoi se gjithkush ka të drejtën e jetës private.

I mirëkuptoj të gjitha komentet dhe interpretimet e bera ne cirkun mediatik lidhur me një ngjarje njerëzore. Nga ana tjetër duhet ta rikujtoj që unë jam një njeri si gjithë të tjetrët dhe kam të drejtën dhe lirinë e një jete private e zgjedhjeve të mija” – u shpreh Rama.

Kryesocialisti komentoi çastet më të veçanta të ceremonisë me 800 të ftuar, duke veçuar urimin e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli.
Plotësuam dëshirën tonë për të trokitur një gotë me të gjithë ata që i donim. Në festën tonë nuk kishte asnjë të padëshiruar. Do të veçoja urimin e Dritëro Agollit, i cili më shkruajti një tekst të thjeshtë kuptimplotë

(e.n/d.b/BalkanWeb)