Rama: Lëvizja e dhjetorit, unikale

0
67

23 vjet më parë, një grup studentësh e pedagogësh të universiteteve të Tiranës u bënë nismëtarë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.

Me këtë rast, Grupimi “Dhjetor ’90” ka zhvilluar një takim jubilar ku ka qënë i ftuar edhe kryeministri Edi Rama, si një nga protagonistët e kësaj lëvizjeje.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama  është shprehur se s`ka asnjë dyshim që lëvizja e dhjetorit qëndron si një dinamikë unikale për shoqërinë shqiptare.

Sado e madhe apo e vogël është bërë ajo në ëndrrën e duam Shqipërinë si gjithë Evropa, lëvizje e dhjetorit qëndron si dinamikë unikale për shoqërinë shqiptare, si ajo lëvizje që fali një forcë si mjet ndryshimi e transformimi, se mundesh pikërisht kur mendon se të mundën. Lëvizja e Dhjetorit është forca e atyre ëndërrave që e sjellin Shqipërinë gjithmonë e më pranë Europës, shumë më ndryshe nga ato ditë që të gjithë ne që ishin këtu e jetonim ëndërrën si një realitet. Sot dhe për çdo dhjetor t`i kthehemi pas atij dhjetori që të shohim se ku jemi se kush më shumë e kush më pak kemi qenë protagonistë dhe të japim llogari. Ne mund t`i kërkojmë llogari vetes për sa u bëmë bashkë për të përmbushuar atë ëndërr” tha Rama.

Rama shtoi më tej se nuk duhet anhazhim për ta bërë vetëm Shqipërinë si Evropa, por edhe për një model të qëndrushëm në vend.

Lëvizja e dhjetorit e jetoi të tashmen me forcën që përkuli të gjithë kufinjtë, tejkaloi kufijntë e të shkuarës. Një ëndërr që mori forcë nga bashkimi dhe i bashkoi të gjithë. Kjo është një ëndërr që edhe sot na jep fuqi për të ecur para. Edhe në këtë dhjetor kemi ende ëndërrën e Shqipërisë europiane. Por jo vetëm për ta bërë Shqipërinë si e gjithë Europa, por për tu bërë europianë, për të ndërtuar një model të suksesshëm, për ta bërë Shqipërinë pjesë të lëvizjeve të ndryshme. Falë asaj lëvizjeje, sot shqiptarët e kanë Europën pjesë të përditshmes së tyre. Mbetet ende legjitime krenaria për atë dhjetor. Përpjekjet dhe kërkesat e asaj lëvizjeje janë dhe mbeten gjithmonë burim i një jehone të fuqishme për të vënë në lëvizje transformime të shoqërisë tonë” shtoi Rama.

Gjithashtu kryeministri Rama ka bërë edhe batuta me deputeten demokrate Mesila Doda e cila ishte e pranishme në takim si protagoniste e lëvizjes së dhjetorit të vitit 90.

Ju faleminderit që krijuat një mundësi shumë të veçantë për të pasur në podium dy protagonistë që janë nisur nga e njëjta korsi dhe sot janë në të njëjtën rrugë edhe pse janë në dy korsi të ndryshme unë majtas ndërsa Mesila djathtas. Por ju na dhatë mundësinë të dëshmojë se, kur dy korsitë janë pjesë e një rrugë dhe gara bëhet kusht ecën më shpejt në korsinë e vet e jo kush i bllokon korsinë tjetrit gjithmonë ka më shumë se një arsye për të shpresuar, jetuar dhe bindjen se në të gjitha rastet, pikërisht ekzistenca e një korsie tjetër bënë që gjërat të shkojnë më mirë në rrugën tonë të përbashkët” ka shtuar Rama.