Kreu i PS-së sqaron arsyet e letrës dërguar kancelarit austriak për Lotarinë Kombëtare
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka sqaruar dje përmes një editoriali, arsyet e letrës dërguar kancelarit austriak, lidhur me procedurat e Lotarisë Kombëtare. “Ishte momenti për ta informuar kancelarin e vendit mik mbi pikëpamjen tonë lidhur me tenderin e Lotarisë Kombëtare. Qëllimi ynë i shpallur për ta zmbrapsur rezultatin fiktiv të atij tenderi të kopsitur enkas për kompaninë e njohur austriake, është publik.
E ky qëllim s’ka asnjë lidhje me vetë kompaninë. Ne nuk kemi asgjë as me atë kompani në këtë rast dhe as me asnjë kompani në çdo rast kur procedura të errëta kanë nxjerrë fitues të parafabrikuar”,- sqaron Rama. Sipas tij, letra në fjalë ka pasur si qëllim të heqë çdo dyshim nga pala austriake mbi arsyet e opozitës në kundërshtimin e Lotarisë së organizuar nga qeveria shqiptare.
Në vijim, mesazhi i Ramës është adresuar edhe për qytetarët shqiptarë, ndaj të cilëve ai ka nënvizuar përmasën e korrupsionit që përçon kjo qeveri. “S’ka asnjë ekzagjerim në shprehjen e bindjes se kusuret e kësaj qeverie në 7 vjet në raport me pasuritë e këtij vendi, nuk i kanë të gjitha qeveritë shqiptare të 100 viteve shtet të mbledhura së bashku”, shprehet Edi Rama. Në përmbyllje, ai ka pranuar çdo komentim të editorialit, por jo barazimin e opozitës me qeverinë në krijimin e klimës aktuale në Shqipëri.
Tanimë Sali Berisha synon përjetësimin e pushtetit të vet përmes marrjes së kontrollit të plotë mbi paranë e mbi çdo institucion të këtij vendi. “Korrupsioni shton pushtetin, korrupsioni absolut e bën absolut edhe pushtetin.







