Rama dhe profili i tij në Twitter

0
13

Nga Florenc Stafa, 10 janar 2012

Rupert Murdoch i bëri një dhuratë vetes një ditë parë ndërrimit të viteve – u anëtarësua në Twitter. Të gjithë nisën të ngrinin pikëpyetje se përse e bëri një gjë të tillë manjati i mediave. Krahas kësaj vëzhguan dhe nga afër profilin e tij për të kuptuar diçka më shumë.

Në Shqipëri personazhi më i famshëm që poston në Twitter është kryetari i opozitës, Edi Rama. Por çuditërisht deri tani askush nuk është marrë me atë që tregon profili i tij, por vetëm me postimet – të cilat për hir të vërtetës në shumicën e rasteve kanë qenë kundërpërgjigje ndaj deklaratave të Berishës.

Murdoch gaboi që në ditën e parë, pasi kishte bërë follow (ndjek) një profil të rremë të Larry Page. Po Rama? Ai deri tani (10 dhjetor) ndjek 29 profile. Mes tyre është presidenti i SHBA-së Barak Obama si dhe kandidatët e Partisë Republikane për garën presidenciale si Rick Parry, Mitt Romney dhe Newt Gingrich. Pra ka lënë jashtë dy kandidatët e tjerë Santorum dhe Paul.

Interesant janë edhe ndjekjet e tij sa i takon botës së futbollit. Ndjek ekipin e Realit të Madridit, Mancester Sitit dhe Mancester Junajtid. Për çudit asnjë ekip italian dhe dy ekipe angleze që vështirë të besohet se mund t’i ketë të dyja përzemër.

Sa i takon botës mediatike ndjek Pegyy Noonan, kolumniste e gazetës Wall Street Journal, CNNbrn për lajmin e fundit, Piers Morgan që është pasuesi i të madhit Lari King, editorialistin e mirënjohur Fareed Zakaria, Ariana Huffington-in që drejton grupin mediatik me të njëjtin emër, Christiane Amanpour zëvendësuesja e Oprah Winfery, po ashtu ndjek faqen e revistës The Ekonomist, gazetat italiane La Gazzeta dello Sport dhe La Repupblika.

E gjitha kjo ishte për të treguar se nga 29 profile që Rama ndjek në Twitter, vetëm njëri është shqiptar. Ai është Pandeli Majko. Rama madje nuk ndjek as profilin zyrtar të Partisë Socialiste, ndërsa kjo e fundit edhe pse është profil partie (pra nuk duhet të ndiqte asnjërin – pasi vetëm jep, nuk merr) ajo ndjek profilin e Edit.

Nga grupi parlamentar i PS-së ka me dhjetra që kanë një profil në Twitter, por asnjëri prej tyre nuk ndiqet nga Rama. Erjon Braçe, një prej deputetëve më aktivë në rrjetet sociale (kryesisht Facebook), duket se ia ka marrë hakun Ramës, se edhe ai nuk e ndjek këtë të fundit. Saimir Tahiri, Ramën jo e jo, për asnjë njeri fare. Ed Shalsi sigurisht që e bën një gjë të tillë; dhe për Erjon Veliajn besoj se nuk keni dyshim që e bën një gjë të tillë.

Një gjë tjetër – që Rama ndoshta e bën me kast – është se postimet e Twitterit nuk i ndërlidh që ato të shfaqen edhe tek faqja e tij në Facebook. Në Twitter ai ka vetëm pak më shumë se 13 mijë ndjekës, ndërsa në Facebook ka mbi 136 mijë persona.

Suksesi më i madh i Ramës në Twitter është se më në fund po shmang keqinterpretimet që ai pretendon se i bëhen në media, por ama televizionet i ka marrë malli për këtë njeri, sepse mbetën duke transmetuar statuset në Twitter dhe editorialet.