Ra ky mort e u pamë…!

0
53

Bardhyl Ukcamaj, 17 nëntor 2013

Tani qe kjo pune u krye. Ata qe po festojne fitoren le te vazhdojne festen. Pas festes e vjeshtes vjen Dimri. Ne Kosove u festua mrekullisht “Darka e Lames”. Te korrat tona nuk jane dhe aq te mbara…

Thene thjesht, historia ka dy ane. Pasi kjo pune u krye, une po shkruaj sot per ata shqiptare, qe ishin pro angazhimit te Shqiperise ne nje aksion nderkombetar te shkaterrimit te armeve kimike, pale me SHBA-ne. Po shkruaj per ata analiste e intelektuale, qe mbeten vetem ne nje fushate paniku te panjohur me pare ne Shqiperi. Personzhe “negative” ne nje film me histori horrori, djajte ne nje bote te paqte engjujsh! Nuk mungoi asnje element, asnje skene. Perpak do te nisnin gjygjet popullore. Ata qe guxuan te thoshin PO u konsideruan, servile te shitur tek amerikanet!

Ata u lane vetem, pa mbeshtetje politike. Kryeministri u nis per ne Cetine e opozita u ul kemkryq ne shesh, pasi rrugetoi ne mediat e gjimnazet e Tiranes. Opozita i tha JO projektit, pasi i kishte thene PO qeverise amerikane. Jo nje here, por dy here sa per saktesim. Me kete informacion, ta do mendje te mos kishte bisedime paraprake opozite-pozite. Ne parim te gjithe thane PO. U respektua norma diplomatike e u telefonua ne zyrat e PD-se ne breg te Lanes. U mor nje PO, nga opozita por jo aty ku duhej. Edi Rama nuk komunikoi. Ndoshta besoi dhe ai se ky deal ishte i kryer! Opozita kaperceu “Vijen e kuqe”. E kaperceu pa nevoje dhe me hile. Mendoi se Edi Rama nuk do te terhiqej e me keto protesta do rrezonin qeverine.

Driteroi i vuri emrin e munguar kujes se ambientalisteve te Sazanit, politikaneve e “analisteve” te opozites duke i dhene shpirt panikut ne oborret e pushtetit: “Do te digjemi te gjithe si karkalecat”. Te gjitha te tjerat u thane, i dime, 78 % -shi, fitoi. Festoni! Shqiperia do te kete zero rrezik nga armet kimike ruso-siriane! Turistet e shumte te Lindjes e Perendimit do te dynden ne plazhet tona te mrekulleshme ne vere. Kosovaret po e po, pasi disa kercenuan se do t’i braktisin. Shoqeria civile korri nje fitore historike e qeveria tregoi se ishte “e popullit e per popullin”. U kerkua, qe ambasadori amerikan te shpallej “non grata”, ndersa opozita palamentare “i uroi” ne zhargonin e ulet te rruges : ‘Ma gezofsh pensionin shoku Kole”.

Tani keto u thane e i dime, por do te perseriten prape e prape.

Sipas nesh, e pathena sa duhet, ishte: Ne historine kombetare kjo ishte nje mundesi per nje kontribut global, real te shqiptarve te krahasueshem me popujt e rendesishem. Shqiperia do te ishte e trajtohej si aleate nga superfuqia e vetme ekonomike, politike e ushtarake te planetit. Shqiptaret do te kishin nje perfitim ekonomik dhe politik, jetik sot per stabilitetin dhe sigurine kombetare. Po, marrveshja duhej te ishte e sakte dhe dinjitoze. Ne kete pike duhej kembengulur shume dhe transparnca te ishte e plote.

A kishte rrezik? Teorikisht PO. Ne gjithe jeten njerezore rreziku eshte i perhershem, i perjetshem dhe ushqen frike. Por frika nuk sundon ne jeten e njerezeve e as te kombeve. Kombet ku frika ka sunduar e kthyer ne panik, jane shuar.

U tha me te forte, pse Shqiperia?

Per dy arsye shume te thjeshta. Se pari MUNDESIA !

Afersia gjeografike, rruget detare dhe ekzistenca e nje baze e vjeter ushtarake ne brigjet e Adriatikut (Bisht Palle) . Nje vend me nje popullsi pro amerikane, qe do ta mbeshteste qeverine vendase ne nje ndermarrje sensitive te diplomacise boterore. Nje opozite qe kishte bashkepunuar dje ne disa projekte simbolike. Kaq !

Asgje tjeter nuk duhej e as kerkohej. As specialiste shqiptare e as teknologji vendase. Kete e dinin dhe e dine edhe me naivet. Mund te angazhoheshin disa ushtare shqiptare per te ruajtur bazen nga jashte.

Arsyeja e dyte NEVOJA !

Sot kemi nje Shqiperi te frikshme, plot borxhe me interesa gjithnje e me te larta. Interesat e borxheve rriten e mundesia e marrjes se borxheve te reja per te shlyer te vjetrat veshtiresohet. Thuajse pa eksporte, pa prodhim te brendshem te rendesishem, me te ardhura gjithnje e me te vogla nga emigracioni. Me pakgje mbetur per tu shitur nga pasuria kombetare.

Nje atdhe me miniera te braktisura, qe marrin jete njerezish. Me ndonje punishte industriale te mbetur nga kohet e diktatures (si ai i Elbasanit), qe me se shumti funksionon per te shkrire mbetjet e varrezave te tjera industriale ne vend dhe vret jeten e banoreve dite per dite e nate per nate. Me nje qeveri qe nuk ka buxhet as per parate e punonjeseve te vet deri ne fund te vitit. Me nje dimer ne prag, qe mund te jete pa drita. Rruget me nje cilesi skandaloze do te grryhen lehte nga shirat e moti, duke nxjerre ne pah edhe me shume gropat e korrupsionit. Ish-sipermarrjet e ”medha” jane me kohe te mbytura ne borxhe. Flora dhe fauna te shkaterruera. Helmet kimike kudo buze lumejve, uzinave e depove ushtarake te bragtisura. Me nje treg te droges e lojrave te “fatit” qe duhen shkaterruar.

Shqiperia ka nje popullesi realitivisht te re ,e cila, ne kushtet e nje krize te re ekonomike, do te dyndet serish ne Europe, por kesaj here pa shprese sepse edhe realitetet ekonomike e politike te Europes kane ndryshuar. Ne kete rast do te kishim edhe rivendosjen e sistemit te vizave. Atdheu yne mund te zhytet ne nje izolim te ri tragjik. Pra siguria jone kombetare vihet ne pikpyetje! Prandaj lypset nje qeverisje shume e kujdesshme dhe nje mbeshtetje e plote politike per reforma e aksione edhe jo te zakonshme.

Shqiperia ka 23 vjet ne asistence, e te mos harrojme se dy here jane instaluar forcat ushtarake te Prendimit per te ruajtuar sigurine tone kombetare. Dy here! Ne vitin 1991 dhe ne vitin 1997, apo jo..?

Ne verilindje nje baze ushtarake e NATO-s siguron ekzistencen e shtetit te dyte te shqiptareve ne Ballkan, vete ekzistenca e tij ka nevoje per ushqimim te perhershem te fuqise amerikane.

Kryetari i Partise Demokratike te Shqiperise, pavaresisht si e ulen e si mbahet ne ate karrige, ka pergjegjesi te medha para qytetareve te Republikes. Hilete e vogla me deme te medha nuk ia kane borxh shqiptaret. Partia Demokratike lindi si parti e idealeve te medha kombetare, si parti e lirise dhe vokacionit prendimor. Mos e harroni kete!

Nje revolte te re popullore si shkak i krizes ekonomike e politike (kete dimer apo tjetrin) , duhet t’i shqetesoje opozitaret e sotshem, “administratoret arrogante”, te fajsuar nga vete PD-ja, per humbjen e zgjedhjeve. S’do mund te therrisni si boset e djeshem te piramidave : “Parate ishin, por i mori qeveria”. Prova me popullin ne shesh rezultoi e pa suksesshme. Stabiliteti politik i vendit eshte jetik edhe per ju.

E theksova me siper, ne dy dekada dy here jane instaluar forca ushtarake nderkombetare ne Shqiperi e politikanet jane nderruar pa te keq ne oborret e pushtetit. Nese do te kete te trete, do te shetisin ne rastin me te mire ne oborret e burgjeve. Se paku, disa prej tyre nga te gjitha palet!

Dashuria e te rinjeve ne rruget e Tiranes per SHBA-ne dhe qytetaria (pavaresisht se si u nxorren aty) e ka nderuar Tiranen. Kjo mbetet te analizohet me shume kujdes nga politika, e cila duhet te bashkepunoje jo vetem ne interest e shqiptareve, por edhe ne interesin e vete asaj. Rina shqiptare i tha fuqishem Jo helmit te propogandes anti-amerikane e anti-prendimore.

Dhe sa per saktesim: PO-ja jone nuk ishte e nuk eshte thjesht PO dashurie per Ameriken. Ajo ishte e mbeti pike se pari PO dashurie per Shqiperine. PO mijera njerez qe kane vdekur e vdesin rrugeve te Sirise e botes, kudo ku politika e dobishme ka vdekur. Nuk duhet te vdese edhe ne atdheun tone. Ra ky mort e u pame e do te shihemi serish.

Por, sipas nesh, JO supet e Shqiperise ishin te dobeta per te marre persiper nje aksion te tille, por supet e politikaneve tane foshnjore per te marre pergjegjesi e per te forcuar atdheun…!!!
—-

Per korrektesi po postoj edhe nje shkrim qe u botua ne Tirane ato dite, lexoni: http://www.gazetatema.net/web/2013/11/11/jo-ushqimit-te-paarsyeshem-te-panikut-bashkepunoni/