Qosja: ASHSH nuk më ftoi, frikohej se do ta shaja pushtetin

1
22

Koha Ditore, 17.11.2012

Prishtinë, 17 nëntor – Rexhep Qosja, në një intervistë për emisionin “Fiks Fare”, komentoi çështjen e rishkrimit të historisë. Fillimisht Qosja tha se historia e Shqipërisë gjatë këtyre 100 viteve është një histori me shumë mundime. Ai tha se së pari këto mundime shqiptarët ia kanë shkaktuar vetes, transmeton Telegrafi .

Akademiku tha se shqiptarët kanë dëshirë për të qenë të robëruar. Ai shtoi se qëndrimi i gjatë i Berishës në pushtet nuk tregon forcën e tij, por dobësinë e popullit.

“Historia e Shqipërisë gjatë këtyre 100 viteve është një histori e dhimbshme. Me shumë mundime që Shqipërisë ia kanë krijuar të huajt Shqipërisë, por dhe shqiptarët ia kanë shkaktuar vetvetes. Por, historia e Shqipërisë gjatë këtyre 100 vjetëve njëkohësisht është dhe plot përpjekje që këto mundime të parandalohen dhe të mënjanohen prej jetës së saj”, ka thënë ai.

Ndërkaq, për faktin se Akademia e Shkencave e Shqipërisë nuk i ka bërë ftesë që të marrë pjesë në një konferencë shkencore që bëhet me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Qosja thotë: “Nuk më kanë ftuar, sepse Akademia e Shkencave të Shqipërisë – mendoj një numër i dukshëm i anëtarëve të saj – ende nuk kanë krijuar parësinë politike, shkencore, intelektuale që duhet ta ketë Akademia me të gjithë anëtarët e saj. Dhe, sigurisht, nuk më kanë ftuar për shkak se mund të kenë si shqetësim se çfarë mund të them unë aty që s’do të dëgjohet mirë prej qeverisë së Shqipërisë dhe do të shqetësonte organizuesin d.m.th. Akademinë e Shkencave.

1 COMMENT

  1. “Fiks Fare” shquhet për humorin e zhurmshëm dhe shumë patetik , madje “Fiksi” ne opinionin e gjerë shqiptar konsiderohet si embleme rozë, direkt e partisë socialiste. Është vet regjisori i saj, një mengene e përshtatshme e gjithë kohës duke u filtruar herë pas here në idiomën anti qeveritare, e sidomos ndaj krahut tjetër politik. Pra, edhe Intervista e Akademikut R. Qosja, në këtë emision nuk ka ndonjë rëndësi shtesë në idiomën ndaj qeverisë Berisha. Qosja e ka mbështetur Enver Hoxha, parimisht dhe ka kritikuar totalisht Berishën. Kjo nuk është diç e re për opinionet e topitura të Qosjes, sepse shikuar realisht opinioni në Kosovë në masë të konsiderueshme e mbështet qeverinë e Berishës. Pra, Qosja i broçkollit vetëm një mase të zvogëluar në vazhdimësi të socialistëve dhe nga ky reflektim nuk ka se çfarë morali të shes, sepse nuk e ftoi ASHSH-ja, e cila përfundimisht ka marrë në jo në konsiderim një ftes të një “akademiku” që pajustifikueshëm po i përcakton vetë interesat e tij karshi shoqërisë. Qosja fajtoret i do tek te tjerët dhe jo tek vetja e tij qe po devalvohet vazhdimisht.

Comments are closed.