QEVERITARË TË MBYTUR NË SKANDALE

0
46


Shekulli Online, 13.02.2011

Sali Berisha
Emri i tij dhe i djalit, është përmendur në përgjimet e Gërdecit, publikimi i të cilave u pasua nga vdekja e dyshimtë e dëshmitarit kryesor, denoncuesit Kosta Trebicka. Bilanci i shpërthimit ishte 26 jetë të humbura, 300 të plagosur dhe rreth 28 milionë euro dëme. Në 21 janar 2011 ishte në zyrë ndërkohë që forca të Gardës qëlluan në turmën e protestuesve anti-qeveritarë me pasojë 4 të vdekur dhe së paku 6 të plagosur. Begraundi i tij politik është traghik. Në vitin 1997 shteti i tij ra dhe nga kaosi Shqipëri pësoi dëme të pariparueshme, 4000 njerëz u vranë dhe ekonomia falimentoi. Në 14 shtator 1998 organizoi grusht shteti. Parlamenti i hoqi imunitetin në 18 shtator, por nuk u arrestua pas marrëveshjeve politike me kundërshtarët e tij.

Ilir Meta
Në nëntor 2010 ishte përgjegjësi kryesor për përmbytjen e pestë të Shkodrës dhe fshatrave përreth. Një video e marsit 2010 e implikon ndërkohë në një favorizim korrupsioni prej 700 mijë eurosh. Në 28 qershor “trafikoi” 80 mijë vota të majta për të prishur barazimin që doli nga kutitë e votimit dhe për të mbajtur në pushtet Sali Berishën.
Si kryeministër në vitet 1999-2001 është përgjegjës për privatizimet, ku asete dhe ndërmarrje të ekonomisë shtetërore u shitën fare lirë. Në dimrat 2000-2001 futi vendin në kolaps nga mosmenaxhimi i krizës energjetike,

Dritan Prifti
Në vitin 2002 ishte akuzuar nga ish-kryeministri Nano se ishte përfshirë në një aferë korruptive me importimin e energjisë elektrike, dosje që u mbyll nga prokuroria.
Si ministër i Energjetikës në dhjetor 2009 – janar 2010 ishte përgjegjësi kryesor për përmbytjen e parë në zonën e Nënshkodrës. Pas Zgjedhjeve të 2009-s, ishte i pari që deklaroi publikisht se mandati i tij i përkiste Sali Berishës, deklaratë e cila u pasua nga nënshkrimi i aleancës Berisha-Meta për një qeveri, që rezultoi më pas e goditur nga skandale të njëpasnjëshme korrupsioni.

Lulzim Basha
I akuzuar prej vitit 2007 për zhdukjen masive të fondeve të buxhetit të shtetit me ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Rruga nga rreth 400 milionë dollarë mendohet të kushtojë tani katër herë më shumë, fonde që janë marrë nga buxheti i shtetit dhe në formë kredish bankare me interesa të lartë tregtarë. I shpëtoi gjykimit në saj të një loje me afatet dhe procedurat, ndërkohë që vjedhja ishte faktuar nga KLSH dhe Prokuroria.
Pas 21 janarit 2010 akuzohet se në postin e Ministrit të Brendëshëm ka qenë pjesë e urdhër-dhënësve të ushtarëve dhe oficerëve të Gardës së Republikës për të qëlluar mbi turmën e demonstruesve, duke vrarë katër dhe duke plagosur dhjetra të tjerë.

Majlinda Bregu
E përfshirë në histori korruptive, duke shfrytëzuar postin shtetëror për të favorizuar familjarët për biznese me fondet publike dhe lidhje të të të afërmve të saj me një drejtues të lartë të Sacra Corona Unita (Itali), arrestuar në Vlorë pak muaj më parë. Sipas të dhënave Bregu kishte ndërhyrë për të përfituar për bashkëshortin dhe kunatin liccensa koncesionare për HEC-e vendore. Kunati i saj ishte bashkortak me Albino Prudentinon, mafiozin e ekstraduar tashmë në Itali, që akuzohet për trafik dhe kontrabandë. E përfshirë edhe në incidente ordinere, bashkë me të shoqin në ambjente private kundër deputetëve rivalë.

Arben Imami
Në mars 1997 ishte drejtues i komitetit të Shpëtimit në Sarandë, duke kërkuar rrëzimin e qeverisjes së Sali Berishës. Në tetor 2009 ishte në krye të grupit negociator për nënshkrimin e paktit Shqipëri-Greqi, që i falte vendit fqinj një hapësirë të madhe detare.
Mbrëmjen e 21 janarit 2011 bashkë me Sokol Olldashin, mjekun Sami Koceku dhe kreun e Ekzekutivit, Sali Berisha dha dëshmi të rreme në media, kur deklaroi se protestuesit ishin vrarë me armë të lehta, nga afër dhe pas veshit, ndërsa ekspertiza nxorri se ishin vrarë me armë automatike nga ato që përdor garda.

Genc Ruli
Ish-ministër i METE-s, aktualisht ministër i Bujqësisë, është përgjegjës për dhjetra leje koncesionare të dështuara në industri dhe energjetikë, apo në leje privatizimesh si ai i ish-Ekspozitës “Shqipëria Sot”. Sipas dokumenteve të prokurorisë në korrik 2009 favorizoi një kompani që operonte në Bulqizë, duke i falur borxhet, me anë të një vendimi që suprimonte Kuvendin dhe Ministrinë e Financave.

Fatmir Mediu
Ish-ministër i Mbrojtjes, përgjegjësi kryesor bashkë me kryeministrin Berisha për hartimin e legjislacionit mbi demontimin e municioneve, që i hapi rrugë ndërtimit dhe operimit të Gërdecit. Dha dorëheqjen katër ditë pas tragjedisë së 15 marsit 2008, por iu shmang drejtësisë, duke përdorur imunitetin parlamentar. Si ministër i Ambjentit, ka përgjegjësinë ekzekutive për përgatitjen e ligjit të ri për plehrat, duke përgatitur legjislacionin dhe kushtet për importimin e tyre.