Nga Erion Braçe
“Hesht! Për 35 vjet”. Ky është mesazhi i qarte dhe zyrtar, me te cilin, Ministri I Ekonomisë ne Qeverinë e Kryeministrit Sali Berisha, Ilir Meta, kërkon te mbylle për një kohe shume te gjate-deri ne pleqërinë e tij te vone-dosjen e skandalit “STREM OIL”!
Behet fjale për katër marrëveshje hidrokarburesh, mes Qeverise se Kryeministrit Berisha dhe kompanisë “STREM OIL”. Marrëveshjet kalojnë nen administrimin e kompanisë, 4 nga 6 vendburimet kombëtare te naftës e gazit, ne Jug te Shqipërisë. Por, marrëveshje te arritura përmes një praktike korruptive, e cila, ka shmangur thuajse me dhune konkurrencën e tre kompanive te mëdha shumëkombëshe amerikane, kanadeze e greke.
Dokumentet qe materializojnë skandalin, dëshmojnë për veprime haptazi te paligjshme te një numri shume te madh zyrtaresh te Qeverise, duke përfshire tre ministrat e ekonomisë, Genc Ruli, Dritan Prifti dhe Ilir Meta. Te tre ne një përpjekje te qarte për te përfunduar me çdo çmim, praktiken me te madhe korruptive ne sektorin strategjik te naftës; te nisur ne 2006, ndihmuar gjate atij viti, miratuar ne faze tranzicioni ne 2007 dhe marre trajtën përfundimtare ne 2010!
Nuk ka rast tjetër te ngjashëm, ku vullneti politik te shkele me këmbe interesin publik, ne favor te ngritjes e zhvillimit te një biznesi kryekëput klientelist, me prapavije te forte qeveritare e përfitime te jashtëzakonshme personale! Gjithnjë, nga pasuria kombëtare nen administrim te Qeverise!
Ne linje te pare, deputetja qe I përket maxhorances se Kryeministrit Berisha, Albana Vokshi, babai I fëmijëve te saj Arian Tartari, si vendimmarrëse dhe përfitues! Me tej, ministri Genc Ruli si urdhëruesi dhe miratuesi I praktikes antiligjore! Pak me tutje ne kohe, si ne stafete zyrash, letrash, interesash, firmash e vulash, ministrat Prifti e Meta, kur kane lejuar miratimin “ne heshtje” te planeve te zhvillimit dhe marrëveshjeve afatgjata, te cilësuara nga oponenca shtetërore teknike e Universitetit te Tiranes si “Shkatërruese e te pa pranueshme”! Vula e fundit, por përmes një vendimi shpëtues kolegjial, si gjithnjë Sali Berisha!
Kjo është “arkiva” dokumentare, e cila pasi është hapur ligjërisht, kërkohet te mos jete e njohur për publikun. Domethënë: ne abuzojmë, ne përfitojmë, ne pasurohemi-gjithnjë nga pasuria publike, ju na kapni por ketë nuk duhet ta marrin vesh shqiptaret! Ndryshe……… Kompania jone, “e përbashkët” ju gjobit! Pra ju ndëshkon për gjithë jetën!
Historia
Në javën e pare te shtatorit te këtij viti, një prej inxhiniereve me të rëndësishëm të naftes ne vend vuri alarmin mbi atë qe po ndodhte ne sektorin e hidrokarbureve ne vend! “Qeveria po shkatërron industrinë e nxjerrjes e prodhimit te naftës ne vend, e përfshire ne një proces korruptiv te kalimit te vendburimeve kombëtare ne kompani pa kapacitete teknike e monetare, drejtues te te cilave janë politikane pranë Sali Berishës”-ky ishte konkluzioni serioz.Ne duar me ranë gati 1500 faqe dokumente, te mbledhura me mund ne çdo faze te praktikes korruptive ne konsumim e sipër, te cilat hidhnin drite mbi skandalin me te madh ne administrimin e pasurisë publike, kombëtare.
Për te ballafaquar dokumentet, por edhe për te pasur dokumente te marra ne rruge zyrtare, me vlerën e provës, I jam drejtuar ligjërisht, mbështetur ne Kushtetute e ne Statusin e Deputetit, Ministrit te asaj kohe Dritan Prifti, Drejtorit te Agjencisë kombëtare te Burimeve Natyrore, nen varësinë e tij.
Gara e çmendur për te përfituar me shume, me pare, ne LSI, solli tranzicionin ne Ministrinë e Ekonomisë dhe bllokoi për një fare kohe përmbushjen e kërkesës ligjore. Mesa duket kjo ishte dhe e koha e mjaftueshme qe ministri I ri Ilir Meta, te merrte informacionin e duhur për praktiken e sulmuar. Meta morri kohe! Dukej haptazi! Burimet tona ne zyrën e tij, konfirmonin interesimin për ç’duhet te dilte ne publik e ç’duhej te mbyllej ne skutat burokratike te ministrisë, përfundimisht.
I vene ne dijeni te këtij fakti, kam kërkuar me ngulm, me një letër te dyte ne adrese te ministrit Ilir Meta, dokumentacionin e kësaj praktike, dukshëm koncesionare. Letra ishte thellësisht politike, por e mbështetur ne ligj e Kushtetute. Kërkoja prej tij dokumente të praktikes “koncensionare” ose një refuzim me shkrim te kërkesës ligjore, për te nisur nga ajo një beteje gjyqësore për te marre dokumentacionin.
Dhjete dite me pas, përgjigja mbërriti nga Drejtori I porsa emëruar I Agjencisë Kombëtare te Burimeve Natyrore. Përgjigja përmbante 61 shkresa zyrtare! Nuk mungonte asnjë dhe dokumentet përputheshin me ato qe unë disponoja. Por, përgjigja paralajmëronte se dokumentacioni duhet vetëm te shuante kuriozitetin tim! Ne asnjë mënyre ai nuk duhej te behej I njohur për publikun qe edhe tani nuk di asgjë mbi mënyrën e administrimit, transferimit, përfitimit, te një prej pasurive me te mëdha kombëtare e me te kuotuara ndërkombëtare, naftës e gazit!
Dhjete dite te tjera me pas, një përgjigje e dyte mbërriti nga Ministri I ekonomisë Ilir Meta. Përgjigja e tij nuk kish për qellim transparencën. Ajo mbërriti tek unë, vetëm 24 ore pasi ne Kuvend, ne cilësinë e deputetit, paralajmërova publikimin e një sere dokumentesh te reja qe vërtetojnë përfundimisht skandalin “STREM OIL” dhe dallojnë qarte përfituesit politike nga “ari I zi”, nafta e shqiptareve. Siç I emëruari I tij, Ministri Ilir Meta kërkonte gjithashtu mos bërjen publike te asnjë dokumenti! Dukej qarte se Ministri Meta kish marre vesh me shume vonese se dokumentet kishin dale nga agjencia kompetente dhe po synonte te minimizonte demet politike qe mund te vinin nga publikimi I tyre.
Letra e pare; Drejtori i Agjencisë Kombëtarë e Burimeve Natyrore, z. Gjergji Thomai
Drejtuar; Erjon Brace, nr.2409/1 prot, date 4.10.2010
“……. AKBN ju Ben te ditur se disa nga materialet qe ju janë vene ne dispozicion, si Marrëveshjet Hidrokarbure dhe Licence Marrëveshjet, kërkojnë respektimin e klauzolës se konfidencialitetit, e cila parashikon qe gjate kohëzgjatjes se kësaj Marrëveshje dhe për 5 vjet me pas, nuk mund te publikohen termat e kësaj Licence dhe Marrëveshje, as edhe ndonjë e dhëne apo informacion I siguruar ne përputhje me ketë licence dhe Marrëveshje.
Gjithashtu ne këto dokumente parashikohet se ne rast te mos respektimit te klauzolës “Konfidencialiteti”, pala e dëmtuar mund te kërkoj zhdëmtim I cili do te përcaktohet nga arbitrazhi ndërkombëtar……”
Letra e dyte; ministri i Ekonomisë Ilir Meta
Drejtuar; Marlind Myftiu-Sekretar I Përgjithshëm I Kuvendit, për Erjon Brace nënkryetar I Grupit Parlamentar te PSSH
Nr.8579/3 prot, date 13.10.2010
“………..Nga ana e METE u kërkua qe te informohemi për trajtimin qe I ka bere kësaj kërkese. AKBN me anën e shkresës nr.2610/1, date 8.10.2010 informon se I ka kthyer përgjigje z. Erion Brace me shkresën 2409/1, date 4.10.2010, duke I dërguar ne te njëjtën kohe edhe një dosje voluminoze me dokumente ne përputhje te plote me kërkesën e këtij Grupi Parlamentar.
METE dëshiron te informoje se materialet qe janë vene ne dispozicion te Grupit Parlamentar te Partisë Socialiste kërkojnë respektimin e klauzolës se konfidencialitetit për periudhën e kohëzgjatjes se Marrëveshjeve hidrokarbure dhe për 5 vjet me pas……”
Siç shihet qarte, te dy letrat e titullarëve qe merren me administrimin e ekonomisë dhe pasurisë kombëtare, synojnë te mbrojnë vendim marrësit e skandalit nga transparenca e vendimeve te tyre qe ndërtuan një afere te madhe korruptive por përfituese! Shume përfituese! Qe zgjat afro 35 vite! Detajet e kësaj praktike korruptive janë te renda! Tre ministra dhe dy deputete janë te përfshire ne te! Si vendimmarrës! Te tjerë zyrtare te përgjegjshëm, dëshmojnë ne dokumente te gjithë detajet e skandalit. Kane paralajmëruar, madje shpesh me tone te ashpra, por nuk ka pyetur kush! Nga Këshilli Mbikëqyrës I ALBPETROL –organi I pare vendimmarrës, tek Ministri përgjegjës, Kryeministri-I fundit vendimmarrës ne ketë histori.
Te gjitha faktet janë te renda. Por klauzola e “konfidencialitetit” është kulmi. Ajo është shkruar ne marrëveshje për te mbrojtur skandalin nga bërja publike e dokumenteve qe e materializojnë atë. Shqiptaret nuk duhet te dine asgjë! Thuajse janë te huaj ne vendin e tyre! Nuk duhet te dine se si vidhen e rrënohen ekonomikisht çdo dite! Kur janë ts pasur! Pasuria e tyre publike po I varfsron por po pasuron njs grusht njerëzish në dorën e gjatë e të madhe te Kryeministri Sali Berisha. Si një familje!