Edi Rama, 01.10.2010
Përfshirja e emrave me rëndësi të lartë qoftë të mafias pulieze e qoftë të qeverisë shqiptare në aktivitete të përbashkëta në territorin e Shqipërisë është një nga shprehjet më spektakolare të dështimit të shtetit në pastrimin e parave, u shpreh Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me gazetarët. Rama deklaroi se Ministrja e Integrimit nuk ka më moral për të qenë pjesë e qeverisjes e prandaj duhet të largohet dhe denoncoi po ashtu korrupsionin me aferën e kasave fiskale, duke premtuar se Partia Socialiste do ta çojë deri në fund transparencën e premtuar.
Besoj që e keni ndjekur nga shtypi daljen në dritë të një fakti që e konsiderojmë ndër më rrënqethësit e kësaj historie të rëndë krimi e korrupsioni, në kushtet e pushtetit të vjedhur. Shtypi ka denoncuar përfshirjen e një sërë emrash të rëndësisë më të lartë, qoftë të mafias pulieze, qoftë të qeverisë shqiptare në aktivitet të përbashkët në territorit e Republikës së Shqipërisë. Kjo është një nga shprehjet më spektakolare të dështimit të shtetit në parandalimin e pastrimit të parave dhe investimit të parasë së zezë të krimit dhe të mafias, në aktivitetet fitimprurëse siç është edhe aktiviteti i stërnjohur botërisht në historinë e krimit, i lojërave ë fatit, që shpesh herë bie në duar tërësisht të pista por që lëvizin përmes krahëve të pushtetit.
Është përfshirë përsëri Ministrja e Integrimit dhe unë nuk kuptoj se çfarë duhet të ndodh tjetër që zonja të largohet nga qeveria. Fakti që në këtë qeveri thuajse të gjithë janë të zhytur në batakun e veprimtarive të paligjshme, në konflikte interesi, në procese korrupsioni, nuk do të thotë që sido qoftë të mos ketë masa dhe kërkesa legjitime, për largime të domosdoshme. Ministrja e Integrimit aq më tepër në kushtet kur Shqipëria sot është në një moment delikat të këtij procesi, duhet të largohet. Është e mbingarkuar me skandale si rezultat i përfshirjes së të afërmve të saj, për shkak se janë të afërmit e saj e jo se kanë ndonjë talent të veçantë, në veprimtari në konflikt të pastër interesi dhe së fundi edhe në një veprimtari që sipas fakteve të sjella nga shtypi është mirëfilli kriminale. Sigurisht i takon organeve të drejtësisë të kryejnë hetime të plota, padyshim ju takon edhe të gjithëve ju të bëni verifikime të plota, por besoj se ne na takon jo thjeshtë si opozitë, po si forca dhe individë të përfshirë në jetën politike drejtpërdrejtë, të kërkojnë largimin e Ministres së Integrimit.
Ndërkohë keni ndjekur të gjithë procesin e transparencës për veprën e korrupsionit me kasat fiskale dhe keni parë sesi korrupsioni ka diktuar këtë proces për të grabitur të gjithë sipërmarrësit, nga më të vegjlit tek më të mëdhenjtë. Vetë hetimi i bërë nga zyrat e kryeministrit ishte ai që na çoi në gjurmët e këtij korrupsioni. Bazuar mbi dokumentacionin e këtij hetimi, rezultatet e të cilit as janë përfillur fare nga Sali Berisha, që duket tërësisht i përfshirë në këtë vepër korrupsioni dhe që po lë nam duke shpikur çdo ditë një gjë të re për të zgjidhur këtë problem që u hap falë ngritjes së zërit të tregtarëve dhe procesit tonë transparencës, në asnjë rast duke vënë gishtin në plagë por në çdo rast duke u munduar të sigurojë përfitimin e parashikuar.
Ndryshe nuk shpjegohet që pavarësisht paaftësisë për të menaxhuar qoftë dhe një çështje të vetme dhe të vogël në tërësinë e punëve të shtetit, që kryeministri të shpikë çdo ditë nga një formulë që në çdo rast rëndon drejtpërdrejtë mbi qytetarët. Qoftë në rastin kur thotë se do ti marrë këto para nga taksat vendore, pra nga shërbimet që bëjnë bashkitë, për ti futur në xhepin e atyre që janë paracaktuar me qëllimin e qartë për të ndarë fitimet me ata që e kanë organizuar gjithë këtë proces. Qoftë edhe në rastin kur thotë se do i marri nga buxheti i shtetit, të cilin fatkeqësisht Sali Berisha e konsideron si një arkë ku ai mund të fusë duart sa herë të dojë dhe të bëjë çfarë të dojë, duke ndërruar si në këtë rast edhe çdo ditë, strategjinë e qeverisë për zgjidhjen e një problemi. Besoj se ekspozimi sot i deklaratave doganore i vë vulën kësaj historie si një histori shumë e rëndë korrupsioni. Dua të bëj një shpjegim shumë të thjeshtë, që këto kapituj transparence që ne po i publikojmë, një grup ekspertësh ligjor është i ngarkuar ti kthejë në dosje të mirëfillta dhe të gatshme për prokurorinë që shpresoj të vihet më në fund në lëvizje dhe të kryejë detyrën karshi publikut për të zbardhur të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveçse të vërtetës.
Dua ta përshëndes Paulin Sterkaj për deklaratën e djeshme, kurajon qytetare për të denoncuar një situatë të padurueshme, rrenash e hajnie, siç e quan në oborrin e një pushteti ku fatmirësisht ka edhe njerëz që duke qenë se janë zgjedhur drejtpërdrejtë nga qytetarët janë pjesë e kësaj maxhorance, por duke qenë se nuk janë të preferuarit e oborrit janë lenë jashtë apo kanë qëndruar jashtë gjithë kësaj zallamahie dhe të paktën e kuptojnë sesi qëndrojnë punët në këtë oborr. Shpresoj që të ketë edhe të tjerë që ta gjejnë të njëjtën kurajo dhe që të respektojnë qytetarët përpara sesa të mbajnë në këmbë pushtetarët. Këto ishin tre çështjet që unë doja të theksoja përpara se sa t’jua kaloj juve fjalën.
Pyetjet:
– Z.Rama, juve sapo përshëndetët zotin Sterkaj për gjestin e tij, por do të doja t’jua kujtoja një gjest të tij kur ishte momenti i zgjedhjes së presidentit Bamir Topi, një gjest i pamoralshëm për një deputetet të një force serioze politike. Nuk e di nëse z. Sterkaj do jetë pjesë e grupit tuaj parlamentar apo jo, por a do të ishte e moralshme për një forcë serioze politike të pranonte sërish në gjirin e saj dikë që e ka përjashtuar?
Z.Sterkaj është i mirëpritur në rast se do të trokasë në derën e grupit tonë parlamentar dhe në ndërkohë më lejoni t’ju them se nuk ka përjashtime të përjetshme dhe nuk ka gabime, siç të paktën unë e kam konsideruar dhe vazhdoj ta konsideroj veprimin e atëhershëm të tij, të pashlyeshme në kohë përmes vetë akteve që njeriu bën dhe që falë Zotit i jepet mundësia të bëjë në rrugën e jetës.
– Cili është komenti juaj për nismën e fundit të demokratëve të cilët i kanë mbledhur tashmë firmat për t’i kërkuat Gjykatës Kushtetuese pavlefshmërinë e mandatit të deputetit Ilir Beqja për shkak të aksioneve që ai ka me një kompani e cila ka fituar një tender në bashkinë e Durrësit. Pyetja e dytë. Juve përmendët çështjen e kasave të cilët e cilësuat një aferë korrupsioni, vepër e korrupsionit me kasat fiskale. Ndërkohë Ministri i Financave dje në parlament bëri të ditur që njëra prej kompanive që ka kasat fiskale është pronë e njërit prej deputetëve të Partisë Socialiste. Ka gënjyer ministri, si qëndron e vërteta, apo në rast se nuk ka gënjyer, cili është roli i deputetit të PS, që sipas ministrit ishte daja i deputetit Blendi Klosi?
Ka një përpjekje të madhe, do ta quaja të përbindshme, për të na mbuluar me baltë shpifjesh dhe fyerjesh. Për të treguar se jemi të gjithë njësoj, se jemi të gjithë të zhytur në këtë llum krimi e korrupsioni ku pluskon përditë qeveria dhe oborri i pushtetit, por unë jam i vendosur më shumë se kurrë ti shkojë deri në fund kësaj rruge të transparencës dhe të së vërtetës, me çdo çmim. Pavarësisht tonaletave të baltës që kanë hedhur, po hedhin dhe sigurisht do të hedhin edhe më shumë mbi mua, mbi bashkëpunëtorët e mi apo si gjithmonë edhe mbi familjen time. Do i shkojmë deri në fund dhe jo vetëm do bëjmë çmos që të nxjerrim nga strofkulla lepurin e lepujt, por do nxjerrim nga pylli i kësaj politike në dritën e transparencës çakejtë, hienat, urithët, dhelprat dhe vetë arushën e madhe që mban peng Shqipërinë. Thënë këto nga njëra anë më lejoni t’ju informoj se do ketë një komunikim të vetë deputetit Beqaj për të sqaruar opinionin.
Nga ana tjetër duke e neveritur atë çka ka thënë Ministri Financave për deputetin Blendi Klosi dua të theksoj se në rast se do të ishte e vërtetë që daja i një deputeti tonë është edhe ai i përfshirë në këtë proces ky do të ishte fakti që provon se ne jemi tërësisht ndryshe dhe nuk duam të dimë as për daja, as për halla, as për xhaja, as për mbesa, as për nipa dhe për askënd tjetër pasi këtu jemi shprehje e një alternative që kërkon të vendosë shtetin përpara interesave të pushtetit dhe ligjin përpara interesave të pushtetarit. Në rast se ka një arsye për të cilën ja vlen edhe mbulimi i dhunshëm me baltën e shpifjeve dhe të fyerjeve është kjo, krijimi i mundësive për të pasur më në fund një shtet shqiptar në shërbim të shqiptarëve dhe jo një palo shtet në shërbim të pushtetarëve.
Pasi e kape veshin e majte me doren e djathte, por jo normalisht, por nga prapa, tani qe po te kruhet nuk di se çfare te beshe.
Na trego programin tend!
Na trego rrugen per te ndertuar nje shtet te shqiptareve qe punon per shqiptaret. Na trego eliten e re me te cilen do te punosh.
Na trego vlerat e reja ne te cilat do te mbeshtetesh.
Na trego rrugen qe do te ndjekesh qe ky popull i vuajtur te kthehet nga popull ne Komb.
Cfare rruge do te ndjekesh qe ky popull te rifitojë Sovranitetin e vjedhur nga klasa politike – Neni 2 i Kushtetutes?
Kush jane ndjekesit e tu? Ata qe shkruajne artikuj per Etatizmin statal social duke u qare hallin qeverive te vendeve kryesore te Europes.
Cfare eshte duke ndodhur me te majten shqiptare kur ben deklarata te tilla si ajo kunder festes se I Majit, festes se punes ne gjithe boten.
Cila eshte filozofia e politikes suaj?
Cili eshte sistemi juaj social i mireqenies sociale, sot ne krize ne gjithe boten?
Kush eshte modeli i shtetit qe ju do te ndertoni? Modeli Liberal, Modeli korporatist, modeli social-demokrat?
Si mendoni se do te riorganizohet sherbimi shendetsor, qe aktualisht eshte sherbimi anti-shendetsor i mafias me bluza te bardha. Do t’ia jepni ta drejtoje Partia e minoritetit grek apo arumun?
Si mendoni qe do te riorganizohet edukimi dhe arsimi, qe deri dje ishin aq te organizuar dhe pa korrupsion?
Si mendoni se do rikthehet punesimi, kjo plage qe po e grin si mola vendin tone? (papunesia)
Cfare mendoni se duhet bere per sigurine sociale te te paafteve dhe te semureve. (pjese perberese e shoqerise tone kolektive).
Qeveria si detyre kryesore ka :
– Arritjen e sigurise me te madhe.
– Sigurimin e mireqenies me te mundeshme.
Kush do te jene principet e Juaja te qeverisjes?
Cila eshte teoria Juaj e drejtesise?
Cili eshte qendrimi Juaj karshi Garantit te qeverisjes se drejtë? Nje president kukull, rezultat i kompromiseve politike, apo nje president i zgjedhur nga populli?
Cfare mendimi keni ju per denimin me vdekje? Ne nje vend si i yni ku i keqi nuk ka respekt per jeten e tij dhe jo me per jeten e tjetrit?
Thuaja popullit te gjitha dhe ka per te qene ai qe do te japi zgjidhjen dhe zgjedhjen e drejte.
Drejtoju popullit te zonave elektorale qe kane votuar per LSI, a jane dakord me kompromisin qe ka bere LSI me PDdhe athere ka per te arritur ajo qe kerkojne te gjithe: Paqja ne kete vend qe nuk ka respekt per asnjeri dhe as per veten e tij. Atëhere mund te flasim per dinjitetin, solidaritetin dhe krenarine kombetare!
Comments are closed.