Qëndrimet e kryeministrave të Serbisë dhe Maqedonisë si në mesjetë kundër shqiptarëve!

0
33

Shkruan Asllan Dibrani

Vizita e kryeministri serb Ivica Daçiq me homologun e tij Nikolla Gruevski në Shkup ishte “Marketing politik i mesjetës” në raport me politiken antishqiptare që po e zhvillojnë dy shtetet, të mbeturinave sllave nën petkun e mbisundimit komunist me ide primitive dhe agresore ndaj gjenezës dhe kulturës shqiptare. Ata memorien nuk e futen në kujtesë duke e harruar se debati i djeshëm ishte duke u zhvilluar pikërisht në “Vilajetin e Shkupit” që historikisht ishte djep i kulturës dhe artit pa ju ndarë qëndresës heroike mbi virtytet shqiptare, që rezistoj nën sundimin otoman mbi 500 vjet!. Këta dy kryeministra shkelën protokollin zyrtar, se për çka ishte përcaktuar takimi të tyre!?… Kryeministrit serb në Shkup ju kushtua kishave të tyre dhe marrëdhënieve e tyre ! Gjithmonë këta dy popuj e kanë gjeneralizuar politikën shtetërore të tyre përmes fesë, gjë qe historikisht vepruan në dëmin e çështjes shqiptare.

Kryeministri serb Ivica Daçiq, mes tjerash, theksoi se vendi i tij është për “paqë” dhe stabilitet në gjithë rajonin, sepse konsideron se me dialog mund të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura në rajon!?.

Lind pyetja a tha ,ai harroj se pak ditë ma parë e përdori forcën ndaj simboleve dhe vlerave të shqiptarëve në Preshevë, me ç’rast u krijua dhunë ndërqytetorë, si pasojë e mbisundimit racist serbosllav, shekuj me radhë tek serbët nacionalist ekstrem, po edhe primitiv qe e treguan egoizmin dhe qëndrimin në brendësinë e tyre të frymës së re serbe “për paqë në rajon”!

Daçiq ma tutje gjatë vizitës në arsyetim për heqjen e lapidarit të UÇMPB-së u shpreh;

Nëse mendoni për lapidarin që është hequr, unë mund të them se “Serbia nuk është banane shtet”. Serbia ka ligjet e veta. Më thoni ju lutem a ekziston përmendore e Al Kaedës në Nju Jork, apo e grupeve terroriste në Spanjë dhe Londër.

Prapë ministri serb Daçiq bien ndesh me qëndrimet e veta karshi rrugës demokratike dhe paqësore, qe u shpreh ma lart kur dihet se në Njujork forcat e Alkaides, kanë shkuar nga shtetet islamike dhe bënë terror në Amerikë. Ata nuk ishin vendas të Nju-Jorkut , siç janë populli i Preshevës ,Medvegjës dhe Bujanovcit, qytetar autokton në trojet e veta! Serbët kanë harruar se stërgjyshit e Daçiqit ishin ardhur nga Karpatet sllave të Rusisë si rrogëtarë dhe cergash në trojet tona të Ilirisë. Luftëtaret e UÇMPB-së luftuan me mbrojt “Atdheun e okupuar nga Serbia”, prandaj me plot të drejtë shqiptarët e Luginës duhet të ngrehin zërin edhe në instancat ndërkombëtare me gjuhën e argumenteve dhe të dëshmive se janë për paqë, por edhe për të mbrojtur qenien e vet nga barbaria serbe e shekullit të ri.

Gruevski ka theksuar edhe mbështetjen e Qeverisë së Maqedonisë për hulumtim, analizë dhe përpunim të studimeve për projektin “Danub – Moravë – Vardar – Selanik”, edhe ky ka harron se ekziston një “Nyje e fort strategjike e vendbanimeve shqiptare nga Presheva Bujanovci, Kumanova, Shkupi duke përfshirë edhe Vendbanimet shqiptare në Çamëri nga Manastiri i alfabetit shqip që ndanë Maqedoninë me Çamërinë, i cili do ta pengoj projektin e trekëndëshit Serbi,Maqedoni dhe Greqi në dëmin e shqiptarëve përkundër një politike të plogësht nacionale që bëhet nga lidershipi i Shqipërisë, Kosovës, Shqiptarëve të Maqedonisë dhe atyre të Preshevës karshi interesave tona kombëtare!Liderë tanë janë duke shkelur në gjakun e dëshmoreve që kishin synim të jemi të lirë , të prosperojmë drejt shteteve demokratike perëndimore me qëllim që mos të mbeten shqiptarët të nëpërkëmbur nën politiken antishqiptare me apetitet të vjetra serbo-sllave, por edhe nën një politikë qyqare e liderëve shqiptarë pa vizion kombëtar!

Diskriminim i mediave shqiptare në takimin Gruevski-Daçiq por edhe në takimet presidenciale të Maqedonisë!?…

Gazetarët shqiptarë, si shpesh herë edhe kësaj radhe, janë diskriminuar në takimet e krerëve të shtetit “maqedonas” me mysafirët e shteteve tjera të cilët vijnë për vizita zyrtare në Maqedoni.
Kjo u pa gjatë takimit mes kryeministrit vendas Nikolla Gruevski dhe atij serb Ivica Daçiq?
Zëdhënësi i Qeverisë maqedonase, të drejtën e pyetjeve ua lejoi vetëm gazetarëve të mediave maqedonase, edhe pas interesimit të madh të mediave shqiptare për të parashtruar pyetje, ata nuk e morën këtë të drejtë duke i injoruar, por aty, kishte të bënte ma tepër shmangie nga realiteti shqiptar që kanë mbetur akoma nën administrimin dhe pushtetin e këtyre dy shteteve, duke ju frikësuar ballafaqimit me mediat shqiptare. Sipas ndjekjes së politikës verbale nga këto shtete sllave ne rrafshin politik ndërkombëtare, duhet të mbesin duhet të mbesin “shtete bananesh” ku qe të dyja duhet ta dinë se ne e fituam luftën në të dy shtetet, por faktorët ndërkombëtar e stagnuan dhe e penguan shkatërrimin e Maqedonisë.

Politika shterpe dhe provokuese e Maqedonisë artificiale qe e formoi po ashtu Jugosllavia artificiale e pas “Luftës së dytë botërore në demin e shqiptarëve duhet ti vijnë fundi kabinetit të Qeverisë së Gruevskit kur dihet se shqiptaret do të jenë faktorë vendimmarrës dhe faktor stabiliteti në rajon, për ndryshe Qeveritaret maqedonas, po i fyejnë zjarrit verbërisht në dëmin e vet , pa e ditur se një ditë do të digjen vet në atë zjarr!