Mitat Shuli
Në mediat tona iu mëshua faktit që Topi dhe Berisha këto ditë të dy në Amerikë, për takime të rëndësishme ndërkombëtare, evitojnë njëri tetrin. Pra nuk do ti shohim bashke as në samitin e NATO s as në seancat e OKB së. Pamje apo fotografi më të saktë për të na paraqitur realitetin politik shqiptar zor se gjen. Ky është spektakli miserabël që pushteti, konceptimi Berishist i tij dhe vënia në praktikë e tij prej së ashtuquajturës mazhorancë i ofrojnë botës mbarë në njëqindvjetorin tonë të pavarësisë.
Provoni të imagjinoni që ftesës në një darkë ,gosti apo dasëm familja Topi apo Berisha ti përgjigjej në të njëjtën mënyrë….. Me të marrë ftesën drejtuar çiftit… sejcili prej tyre do nisej rrëmbimthi për të mbërritur i pari sepse burri apo gruaja më pak e shpejtë nuk do vinte këmbë aty pa u larguar tjetri …. e mund të ndodhë që të kthehesh në shtëpi sepse nuk mund të shkosh kur dasma apo gostia ka mbaruar dhe duket se ky eshtë rasti i Topit në samitin e Nato s
Që raportet mes tyre janë thyer këtë e di çdokush e që me Berishën askush nuk mund të ketë marredhenie istituzionale dhe këtë e di çdokush e megjithatë….. Meriton ky vend, ky popull në këtë njëqindvjetor spektaklin e turpshëm ku presidenti dhe kryeministri nuk “flasin” me njeri tjetrin?
E dimë që edhe po ti shihnim bashkë asgjë nuk do të ndryshonte…., i kemi parë edhe bashkë apo jo?Por do ishte mirë që të paktën për protokoll, për sytë e botës dhe ato që dëgjojmë përditë nga politikanët tanë që po bëhen copë “për hir të integrimit Evropian” në “ kuadrin e njëqindvjetorit” dy përfaqësuesit më të lartë të shtetit ti shihnim bashkë nëpër istitucionet ndërkombëtare dukë u përpjekur opo bërë sikur përfaqësojnë aspiratat,përpjekjet dhe preokupimet e një vendi të vogël e me halle shumë në një kohë të vështirë.
Presidenti i ri
Në këto ditë kryefjala në politikën është zgjedhja e Presidentit të ri të republikësku.Ky debat ka përfshirë protagonistët politikë, mediat, ambasadorët e huaj në Tiranë, vëzhgues vendas dhe të huaj. Një debat i rëndësishëm ky pasi së pari do të thotë autoriteti numër një i shtetit shqiptar,
e dyta kalibri dhe besueshmeria e figurës së Presidentit bëhen gjithnjë e më të rëndësishëm në momentin aktual kur kriza ekonomike dhe kriza e besimit ndaj politikës janë duke u thelluar,
dhe e treta ngërçi, konflikti istitucional ku evitimi dhe shmangia e njëri tjetrit është vetëm një episod i raporteve midis institucioneve të tjera dhe Kryeministrit, me fjalë të tjera situata politike aktuale shqiptare e bën kulminante këtë zgjedhje, situatë që i rrit temperaturën një proçesi normal për çdo demokraci.
Frika e një pjese të madhe të opinionit publik, opozitës dhe mjaft personaliteteve është se Berisha( tashmë është në stilin e tij ) do mundohet të shtjerë në dorë institucionin e Presidentit e lidhur kjo ngushtë me të ardhmen e protagonistit numër një të politikës shqiptare për më se njëzet vjet.
Një qeveri dhe një psedo shumicë e papërgjegjshme mbajtën larg opinionin popullor duke i mbyllur derën atij. Do ish në interesin e kujtdo edhe të shumicës që Presidenti të jetë sa më konsensual, jo vetëm politik por edhe popullor.
Do ish mirë që ky debat të ishtë bërë duke përfshirë sa më shumë njerëz e duke bërë publike vlerat,cilësitë dhe personalitetet .Një garë për më të mirin President të vendit në njëqind vjetorin e pavarësisë.Personalitetet nuk na mungojnë.
Ndërsa duhet të presim të kthehet “gangësteri” Kryeministër nga Çikago për të filluar spektakli i radhës në kuvendin e drejtuar prej Zhelesinës. Nuk meriton ky popull të përfillet, ti merret mendim të marrë frymë qetë e të merret me problemet e mëdha punësimi në rënie, ekonomia e rrënuar, shëndetësia e shkallmuar, arsimi i azgjësuar (universiteti me famë botërore Kristal është prova më e fundit) etj?
The main problem.
Duke shkruar këto radhë bësoj që kushdo ka të qartë pozicionin tim,llogoren time .Do ishte mirë të mos flitej me këtë gjuhë në dymijëedymbëdhjetën por nuk ndihem me faj,dhe nuk jam i vetmi.Besoj që ndoshta jo të gjitha fajet janë të Berishës por si minimum shumica e fajeve janë të Tijat.
Jemi një vënd ku një e treta e popullsisë është në emigracion dhe sot jeton midis dilemës së papunësisë në Greqi apo Itali dhe kthimit në një vend që nuk i do dhe nuk ka asgjë tu ofrojë.
Papunësia është sinonimi i këtij vëndi ku shteti ska bërë asgjë dhe gjithçka është rezultat i mundit dhe sakrificës individuale të shqiptarëve në këto vite.Vendi ku një pjesë e popullsisë jeton duke gërmuar …për skrap.Hekuri i monizmit është buka e ditës për një pjesë të popullsisë .Ashtu si pasuritë kombëtare po zgjatin agoninë e qeverisë. Po nesër?
Pak kohë më parë një 13vjeçar vdiq pasi ra megjithë një copë hekur që po mundohej ti merrte kamionit me skrap në ecje mu perpara doganës në Elbasan. Pamja e të papunëve tek Kalaja apo dogana në Elbasan,e njëjtë me ato të Tiranës, Durrësit dhe çdo qyteti tjetër flet më mirë se gjithçka për “shqipërinë turistike”e atë “dixhitale” të Berishës .Përralla,flluska sapuni njësoj si ajo me “superfuqinë bërthamore” tashmë harruar bashkë me “mikun me mikun më të madh të shqiptarëve” Silvio Berluskonin nga Kryeministri.
Pra nëse nuk është problemi i vetëm, Berisha sot është pikërisht problemi më i madh për shqiptarët.Në një vend tjetër të gjitha forcat politike do binin dakort të bënin front të përbashkët si hap i parë për normalizimin dhe demokratizimin e politikës sa më parë. Rreziku është i madh dhe koha vrapon e problemet vetëm shtohen.
Italia dhe Greqia duhet të na shërbejnë si mësim jo vetëm në aspektin ekonomik ku hyn rëndësia e rregullave dhe zbatimi i ligjit, lufta ndaj korrupsionit dhe trasparenza si elementë themelorë të menaxhimit të burimeve dhe mbarëvajtjes ekonomike ,por edhe në aspektin politik.Greqia po shkon përsëri në zgjedhje me partitë kryesore që humbasin për herë të parë pozicionin dominues në politikë.
Në një krizë pa kthim është tashmë e djathta Berluskoniane (PDL) dhe aleatja e saj Lega Nord në Italinë fqinje.Në zgjedhjet vendore të këtyre ditëve PDL e Lega dolën të gjymtuara,nganjëherë me rezultate turpëruese prej 4 deri në 13% në mjaft comuna.E gjitha kjo e lidhur jo vetëm me reagimin ndaj Berluskonizmit por edhe me krizën e politikës në përgjithësi dhe mungesën e besimit tek partitë tradizionale parë tashmë nga publiku si pjesë e të njëjtit sistem.
Kështu shpjegohet lindja dhe suksesi i partive të reja shpesh të quajtura apo vetëemëruara si antisistem dhe kundërpolitikë.
Ne nuk jemi të imunizuar dhe arsyet e mosbesimit ndaj politikës shqiptare janë të mëdha. Do ishte në të mirën e klasës politike të kuptonte momentin e vështirë dhe sfidat e mëdha .Të bënte një zgjedhje të mirë e të painteresuar në zgjedhjen e Presidentit do ja lehtësonte disi barrën e fajeve në sy të popullit të vet.Një zgjedhje jo me logjikën e vetkonservimit dhe vegjetimit por një zgjedhje ku të fitojnë qytetarët,të fitojë Shqipëria.







